LAJMI I FUNDIT:

Reagon Këshilli i Prindërve të Prishtinës: Mësimi të nis më 27 shtator, shtyrja e mëtejme e papranueshme

Reagon Këshilli i Prindërve të Prishtinës: Mësimi të nis më 27 shtator, shtyrja e mëtejme e papranueshme

Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës kanë reaguar pas deklaratave të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia i cili tha se IKSHPK-ja ka rekomanduar që të vazhdohet me masat për institucionet arsimore.

Këshilli i Prindërve të Prishtinës ka thënë se ky rekomandim është në kundërshtim të plotë me Udhëzuesin e Ministrisë së Arsimit për vitin 2021-2022.

“Nëse vazhdohet me këso vendimesh joserioze të shtyhet fillimi i procesit mësimor, si dhe të kushtëzohet fillimi i tij me skenarë të shpikur pa nevojë, ne si Këshill i Prindërve në Prishtinë do të shqyrtojmë seriozisht opsionin që të pezullojmë angazhimin e prindërve nëpër shkollat e Prishtinës, si në Këshilla Drejtues ashtu edhe në Task Forcat e shkollave. Nuk përjashtohet edhe thirrja për bojkotim të mbledhjeve të prindërve nëpër klasa”, thuhet në reagimin e Këshillit të Prindërve.


SBASHK kundërshton çdo shtyrje të procesit mësimor
Lexo po ashtu SBASHK kundërshton çdo shtyrje të procesit mësimor

Reagimi i plotë:

Këshilli i Prindërve i Komunës së Prishtinës vlerëson se deklarimi i Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, se fillimi i procesit mësimor mund të shtyhet përsëri (meqë IKSHPK paska vlerësuar ashtu) dhe se pas fillimit mësimi nuk do të ndërpritet është edhe i befasishëm edhe në kundërshtim të plotë me Udhëzuesin e Ministrisë së Arsimit për vitin 2021-2022. Ai Udhëzues parashikon katër skenarë të procesit mësimor e jo vetëm një, sikurse ka pretenduar z. Vitia.

Për më tepër, lehtësia me të cilën po deklarohet shtyrja e mundshme e procesit mësimor po na tingëllon edhe e paarsyeshme edhe e papërgjegjshme – sidomos kur nga e hëna u pritka hapja e restoranteve edhe në hapësirat e brendshme (!).

Njëkohësisht këto veprime (parandaluese) janë krejt ndryshe me çfarë është thënë e bërë për më shumë se një muaj nga Ministria e Arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit, se përgatitjet janë bërë për të filluar procesi mësimor, por edhe me të gjitha masat e mëhershme të zhvillimit të procesit mësimor në kohë pandemie.

Nëse vazhdohet me këso vendimesh joserziore të shtyhet fillimi i procesit mësimor, si dhe të kushtëzohet fillimi i tij me skenarë të shpikur pa nevojë, ne si Këshill i Prindërve në Prishtinë do të shqyrtojmë seriozisht opsionin që të pezullojmë angazhimin e prindërve nëpër shkollat e Prishtinës, si në Këshilla Drejtues ashtu edhe në Task Forcat e shkollave. Nuk përjashtohet edhe thirrja për bojkotim të mbledhjeve të prindërve nëpër klasa.

Ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve vendimmarrëse, që të jenë serioz e të përgjegjshëm për deklarimet e vendimet që marrin për procesin mësimor dhe që më datë 27 shtator të fillohet procesi mësimor – me një skenar të pranueshëm e të përshtatshëm. Shtyrja e mëtejme do të jetë absolutisht e papranueshme për ne. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori