LAJMI I FUNDIT:

Reagojnë shikuesit, Mariah Carey flet e shtrirë për viktimat në Las Vegas (Foto)

Reagojnë shikuesit, Mariah Carey flet e shtrirë për viktimat në Las Vegas (Foto)

Shikuesit e emisionit Good Morning Britain janë shprehur të pakënaqur me sjelljen e Mariah Careyt, kur mësoi për sulmet në Las Vegas, ku thuhet se numri i të vdekurve është 50. 

Këngëtarja e muzikës pop ishte mysafire e Piers Morgan dhe Susanna Reid për të folur rreth koncerteve të fundvitit në Londër dhe Paris, mirëpo gjatë emisionit u dha lajmi për sulmet në ‘Route 91 Harvest Music Festival’ në Las Vegas.


47-vjeçarja ishte shfaqur në emision drejtpërdrejt nga shtëpia e saj në Beverly Hills, ndërsa edhe pse nuk kishte informacion për sulmet ajo shprehu shqetësimin e saj dhe ngushëllimet për familjarët e viktimave.

Rritet numri i viktimave në sulmin e Las Vegasit: 20 të vdekur, mbi 100 të plagosur (Foto/Video)
Lexo po ashtu Rritet numri i viktimave në sulmin e Las Vegasit: 20 të vdekur, mbi 100 të plagosur (Foto/Video)

“Kjo është diçka e tmerrshme. Po lutem për viktimat dhe shpresoj që këto gjëra të ndalen sa më shpejt të jetë e mundur. E dini se kam kaluar shumë kohë në Vegas dhe këto gjëra që po ndodhin në gjithë botën, janë një tragjedi e madhe”.

“Po vazhdoj të lutem për viktimat. Shpresoj që këto gjëra të marrin fund sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Mariah.

Mirëpo, përkundër ngushëllimeve të sinqerta, shikuesve të ITV nuk u ka pëlqyer mënyra se si ka folur këngëtarja.

Në momentin kur e kishte dëgjuar lajmin për tragjedinë, Carey ka vazhduar të qëndrojë shtrirë sikur të bënte një set fotografik duke i irrituar shikuesit.

Ata i kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur shqetësimin e tyre, ndërsa disa nga komentet jua sjellim më poshtë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Magazina
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Kalo në kategori