Një video qesharake nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova është bërë virale në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe një tjetër moment flirtues mes Bias dhe Toney-t, të cilët kohët e fundit janë komentuar shpesh për afërsinë e tyre.

Pas skenave të njëpasnjëshme ku dyshja ka flirtuar hapur, madje edhe kur Toney shihej duke e ndjekur me sy Bian teksa lahej në vaskë, në një video të re ai i drejtohet asaj me një përkëdheli të papritur duke i thënë: “Amore”.


Reagimi i Bias ishte menjëherë epik dhe tipik për të. Ajo, e habitur dhe e mbushur me humor, hap këmbët dhe vendos duart mes tyre, duke bërë një gjest që ka shkaktuar të qeshura, por edhe shumë reagime në rrjet.

BBVK/Facebook

Komentuesit nuk kanë humbur kohë për të ironizuar situatën, duke u habitur me mënyrën spontane dhe paksa provokuese të reagimit të Bias.

Ndjekësit kanë nisur të komentojnë me dhjetëra versione të interpretimit të asaj që ndodhi, duke e kthyer videon në një nga momentet më të diskutuara të ditës nga BBVK.

Ndërkohë, dinamika mes Bias dhe Toney-t vazhdon të mbetet një nga temat më të përfolura brenda dhe jashtë shtëpisë, duke lënë të gjithë në pritje se çfarë do të ndodhë më tej mes tyre. /Telegrafi/