Reagimi emocional i Kloppit në momentin që talenti 18-vjeçar i Liverpoolit shënoi golin e bukur
Jurgen Klopp ka bërë një veprim emocional në golin e Curtis Jones ndaj Evrrtonit në FA Cup.
18-vjeçari shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 71-të, për t’i siguruar kështu Liverpoolit kalimin në fazën tjetër të garës së dytë më të rëndësishme në Angli.
Trajneri gjerman ishte i befasuar me golin e shënuar nga Jones, pasi nuk pritej që talenti do të gjuante nga ajo pozitë.
Goditja e tij jashtë zonës së rreptësisë së Evertonit e la të befasuar edhe Jordan Pickfordin që nuk arriti as ta prekte topin.
Klopp më pas ishte i emocionuar nga ajo çfarë pa dhe filloi të bënte me dorë nga tifozët e Liverpoolit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























