Në natën e sotme (e hënë) ka pasur zhvillime të shumta në Big Brother VIP Kosova 2.

Pas shumë dramave e ngjarjeve që u diskutuan, një surprizë iu bë Blerandos.


Atij iu kumtua lajmi se është bërë dajë, teksa me të marrë lajmin filloi të qante.

Screenshot 29 6 Foto: Screenshot/YouTube

Banori mori po ashtu një mesazh nga motra e tij, duke i thënë ta vazhdojë lojën pasi po i afrohen fundit.

Blerando u shpreh i lumtur për lajmin e po ashtu edhe për mesazhin që i dërgoi motra.

Screenshot 30 5 Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti është pjesë e BBVK që nga fillimi dhe pëlqehet mjaft shumë për lojën dhe strategjitë që ka zhvilluar brenda.

Ata garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/