Arnida Çapi, e njohur gjerësisht si ‘avokatja seksi’, qëkur punoi për zyrën ligjore të Spartak Ngjelës dhe më pas edhe u kandidua prej tij në një sfidë zgjedhore, ka reaguar ndaj medaive shqiptare që e shfaqin vetëm si një femër seksi dhe nuk i kushtojnë rëndësi anës profesionale.
Ajo ka bërë një postim të gjatë në Facebook duke i kritikuar mediat për qasjen ndaj saj, ndërkohë sqaron se në ditët e sotme të gjithë mundohen të duken bukur dhe të jenë të paraqitshëm dhe për këtë angazhohen në palestër apo frekuentojnë sallonet bukurisë.
![Ajo kërkon të vlerësohet për atë që bën, jo për atë që duket](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/11/arnida1.jpg)
“Gjithçka kthehet në seks, shitet me seks, sulmohet me seks, pra, ‘sexy’ si një nga instinktet bazike përbën akoma lajm ekskluziv. Prodhon vëmendje, klikime? Vëmendja krijohet, orientohet, ndryshohet. Të dashur njerëz, të jesh ‘sexy’ nuk është turp. Të gjithë bëjnë seks. Falë saj jemi lindur, sikurse të gjithë plotësojnë nevojat e tjera bazike që mundësojnë mbijetesën e species. Disa edhe mund të mos bëjnë për arsye të ndryshme, por kjo s’ka të bëjë me moralin. Seksi s’ka të bëjë me moralin. Karakteri ka të bëjë me moralin. Të jesh i vërtetë me veten dhe t’i qëndrosh besnikërisë së marrëveshjeve ka të bëjë me moralin”.
“Filloni të formoni opinione, të ngrini diskutime. Trajtojeni individin si subjekt, pra me të drejta për shkak të intelektit, jo si objekt. Vlerësojeni për atë që bën jo për atë që ka lindur apo që duket”, thotë ajo mes tjerash.
![Kujdesem për veten, sepse jam detajiste](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/11/ar1-1.jpg)
Më poshtë jua sjellim postimin e saj të plotë:
Unë, “Avokatja Sexy”.
Të jesh tërheqës seksualisht. Cdo specie evoluon në drejtim të së bukurës dhe njeriu në drejtim të aftësimit intelektual. Dhe të gjithë përpiqen për tu dukur sa më mirë. Vishen bukur, punojnë për të qënë të paraqitshëm, hanë shendetshem, bejne sport, palester, frekuentojne sallone bukurie, blejnë dhe përdorin makijazh. Të gjithë përpiqen të duken bukur dhe të jenë të pëlqyeshëm, përpiqen cdo ditë por ama për të tjerët të njëjtën përpjekje e quajnë të turpshme. Dhelprën me rrushtë na i shpjegon psikoanaliza, se sa e rrezikshme është xhelozia femërore dhe akoma më e rrezikshme se ajo, është inferioriteti mashkullor përball femres qe nuk e arrin dot. Ndërsa Frojdi na ka shpjeguar se si ndrydhjet seksuale në moshë të hershme apo eksperiencat e këqija jetesore seksuale prodhojnë devijanca në sjelljet e mëvonshme, dhe vet në karakter.
Çfarë po ndodh me një pjesë të mediave që prodhojnë lajme “me sexy”. Kjo sexy, ajo sexy, avokatja sexy, ministrja sexy, deputetja sexy, aktorja sexy, femra sexy, etj.. tregon se ka një babëzitje për seks, pra deficiencë seksuale. Gjithçka kthehet në seks, shitet me seks, sulmohet me seks, pra, sexy si një nga instinktet bazike përbën akoma lajm ekskluziv. Prodhon vëmendje, klikime? Vëmendja krijohet, orientohet, ndryshohet.
Të dashur njerëz, të jesh seksi nuk është turp. Të gjithë bëjnë seks. Falë saj jemi lindur, sikurse të gjithë plotësojnë nevojat e tjera bazike që mundësojnë mbijetesën e species. Disa edhe mund të mos bëjnë për arsye të ndryshme, por kjo ska të bëjë me moralin. Seksi ska të bëjë me moralin. Karakteri ka të bëjë me moralin. Të jesh i vërtetë me veten dhe t’i qëndrosh besnikërisë së marrëveshjeve ka të bëjë me moralin.
Prandaj, hiqeni nga mëndja se po i thatë dikujt seksi e keni fyer, apo keni fyer këdo që bashkëpunon me të.
Po pse jemi specie superiore, ne, dhe falë kësaj edhe ju? Për shkak se kemi lëvizur nga vrepimet bazike te mëndja, të intelekti.
Atëherë, flisni për njeriun. Boll bëtë lajme për gjëra bazike. Jetoni në Tiranë dhe bëni media fshatareske. Filloni të formoni opinione, të ngrini diskutime. Trajtojeni individin si subjekt, pra me të drejta për shkak të intelektit, jo si objekt. Vlerësojeni për atë që bën jo për atë që ka lindur apo që duket.
!["Jam një individ që jam dhunuar nga injoranca dhe dashakeqsia juaj"](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/11/ar2-1.jpg)
Te jesh tërheqës seksualisht apo të jesh e bukur e thoni sikur më keni fyer. Më keni fyer moralin apo intelektin? Më keni fyer që jam femër? Pse nuk shkruani për meshkujt që janë sexy?
Dhe unë duhet të intimidohem prej jush sepse më thoni sexy? Cfarë keni thënë me “avokate sexy”? Keni thënë se dukem tërheqëse seksualisht. Dhe keni thënë një gjë që ska lidhje me punën që bëj. Clidhje ka ngjyra ime e syve me punën time? Cfarë dini ju për mua? Sdini asgjë dhe shkruani pa ditur asgjë. Nëse doni të dini më pyesni dhe do ju tregoj për atë që jam jo për atë që ju doni të shihni. Ja ku po ju flas pak për veten, Kam investuar në intelekt dhe karrierë, jam diplmuar ekselente, kam marrë nga përvoja e njerëzve të sukseshëm dhe kam krijuar një punë të sukseshme. Më pëlqen cdo gjë e bukur, më pëlqen të kërkoj dhe ta gjej të bukurën kudo, brënda njeriut, në natyrë dhe në cdo gjë që një mëndje e palimituar mund të krijojë. Kujdesem për veten, sepse jam detajiste dhe kam kërkesa të larta ndaj vetes për cfarë bëj. Po, sipas disave jam sexy. Besoj se është vlerë e shtuar për mua si individ, por që nuk ka lidhje me jetën time profesionale.
Ju mund të vazhdoni të korrni grurin e fshatit tuaj për ata që ju ndjekin, por kurrë sdo jeni në gjëndje të drejtoni intelektin. Pushteti, të dashur gazetarë të medias, është përgjegjësi. Dhe pushteti juaj i medias është përgjegjësi për të vërtetën dhe për të kontribuar për shoqërinë tuaj me opinione të vërteta dhe modele positive.
Kush jam unë që ju them këto? Jam një individ që jam dhunuar nga injoranca dhe dashakeqsia juaj, jam ajo që ju nuk njihni. Por, nëse truri juaj proceson me gjykime pa njohur kjo është sëmundje e arsyes, nuk është as paragjykim.
Në dimensionin e katrorit, kubi është i rrafshët, e derisa nuk më njihni, un mund edhe t’ju injoroj. Por e vlerësova të nevojshëm ktë gjykim, jo thjesht si përgjigje për rastin, që tashmë është bërë sjellje e vazhdueshme nga ana juaj, por si qëndrim ndaj një kauze, për të drejtat e individit e të femrës shqiptare.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/selena-380x233.png)
Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës
![Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naomi-380x233.png)
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës
![Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-5-380x233.png)
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë
![Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-5-780x439.png)
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë
![Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-9-780x439.jpg)
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett
![Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naomi-780x439.png)
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës
![Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-6-780x439.png)
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën
![Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-59-780x439.jpg)
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht