Ndonëse është kuptuar kohëve të fundit, por çifti i njohur shqiptar gjatë ditës së sotme (e diel) Rina Balaj dhe Sin Boy festojnë dy-vjetorin e lidhjes.

Lidhja e tyre ka filluar pas bashkëpunimit të parë, përmes këngës “Gigi”, e cila vazhdon ende të dëgjohet.


Ndërkaq, përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, artistja nga Istogu ka ndarë imazhe të ndryshme me të dashurin.

Të gjitha prej tyre kishin qenë imazhe të realizuara më parë, të cilat kanë qenë të qasshme nga fansat e tyre.

Po ashtu, nuk ka munguar as edhe dhurata nga Sin Boy, i cili ka bërë të ditur se i ka dedikuar këngë asaj.

isyourgirlrina 117589117 1135074080197715 677350925216655599 n (Foto: Instastory)

“SagapoTëDua” mban titullin kjo këngë që tashmë është e disponueshme në platformën Spotify. /Telegrafi/

isyourgirlrina 117754145 730568267504361 2518893698896042150 n (Foto: Instastory)