LAJMI I FUNDIT:

Rasti tragjik në Lipjan, fqinji thotë se familjet e përfshira në konflikt ishin shumë të afërta mes vete

Rasti tragjik në Lipjan, fqinji thotë se familjet e përfshira në konflikt ishin shumë të afërta mes vete

Një person ka ndërruar jetë, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur sot rreth orës 07:00 në fshatin Hallaq i Madh, në Komunën e Lipjanit.

Komandanti i stacionit policor në Magure, Naser Karbuzi ka thënë se motivi i vrasjes dyshohet se ka qenë familjar.

“Motivet janë familjare për shkak të një problemi”, ka shtuar Karpuzi para mediave.


Bahri Terpeza, një fqinj i dy familjeve të përfshira në konflikt thotë se këto familje kanë kaluar mirë me njëra tjetrën dhe se nuk ka qenë në njohuri të ndonjë problemi mes tyre.

“Këto familje nuk kanë pasur asgjë të keqe. Të dy palët kanë qenë familje të mira dhe asnjëherë asgjë të keqe nuk kanë pasur. Nuk ma merr mendja që kanë pasur ndonjë problem mes vete. Kanë qenë gjithmonë së bashku. Kanë jetuar afër me njëra-tjetrën. Familjet Jakupi dhe Hoxha kanë qenë të afërta sikur të ishin një familje”, ka deklaruar Bahri Tërpeza për RTV Dukagjinin.

Mjeku nga Emergjenca e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla ka thënë për Telegrafin se tre të lënduarit të cilët janë në gjendje shumë të rëndë, pas kryerjes së operacioneve janë duke qëndruar në intensivë.

Sulm me armë në Hallaq të Lipjanit, vdes një person dhe pesë të tjerë plagosen
Lexo po ashtu Sulm me armë në Hallaq të Lipjanit, vdes një person dhe pesë të tjerë plagosen

“Tre persona janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pas intervenimit në sallë të operacionit ata po trajtohen në intensiv. Ndërkaq dy të tjerët janë duke u trajtuar, dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa një tjetër pas trajtimit të marr, i cili ishte shumë lehtë i lënduar është liruar për në shtëpi”, ka thënë Syla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

​20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

Lajme
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Kalo në kategori