Prokurorja speciale, Drita Hajdari ka thënë se rasti “Pronto” nxori në dritë faktin se të gjithë ata që duan të punësohen, duhet pasur ndonjë politikan të fuqishëm.
Në këtë rast po akuzohen ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, dhe tetë të akuzuar të tjerët, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në fjalën e saj përfundimtare, në seancën e së hënës, prokurorja Hajdari ka thënë se shqyrtimi gjyqësor në fjalë është kryer për kohë të shkurtër, por se është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale me çka ngarkohen.
“Prokurori i Shtetit konsideron se në këtë shqyrtim gjyqësor është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale. Në tërësi u vërtetua se të akuzuarit, duke shfrytëzuar influencën e partisë politike në pushtet, kanë bashkëpunuar mes vete për punësimin e individëve të ndryshëm, sipas njohjeve dhe raporteve personale, përkundër dijes, aftësisë, kualifikimeve dhe meritave të personave, të cilët sipas Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë”, ka thënë Hajdari.
Sipas prokurores, është vërtetuar se të akuzuarit kanë shkelur edhe normat morale të shoqërisë dhe se ky rast nxori në dritë se të gjithë ata që duan të punësohen, duhet të kenë ndonjë politikanë të fuqishëm.
Tutje, prokurorja speciale ka thënë se dëgjimi i incizimeve që vërtetojnë veprimet e të akuzuarve është refuzuar nga ana e trupit gjykues.
“Ndaj Grabovcit në rastin MTI, prokuroria mësoj se në rastin MTI gjenden përgjimet që nuk janë përdorur në asnjë rast penal, madje prokurori kërkoj nga policia e Kosovës që ato incizime të transkriptohen. Bisedat janë analizuar veç e veç dhe u provua se në veprimet e të akuzuarve ekzistojnë veprat penale si në aktakuzë. Për shkak të përmbajtjes së këtyre bisedave për vërtetimin e plotë të gjendjes faktike prokuroria ka kërkuar që të dëgjohet në shqyrtim gjyqësor, por për fat të keq kjo është refuzuar nga ana e trupit gjykues”, deklaroi prokurorja.
Sipas saj, nëse këto incizime do të dëgjoheshin, do të kuptohej se akteri kryesor i komunikimeve për ndarjen e posteve është i akuzuari Adem Grabovci.
“Nëse këto incizime do të dëgjoheshin, do të dëgjonim raportet e të akuzuarve, mënyrën e komunikimet dhe bashkëpunimit për ndarjen e posteve. Akteri kryesor i komunikimeve është i akuzuari Grabovci në kohën kur ai ishte deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të PDK-së, pra person nga struktura politike dhe padyshim person me autoritet që influencon punësimin e individëve të caktuar, që rezulton mes bisedave të zhvilluara mes tij edhe të akuzuare tjerë. Ai ka koordinuar mes bisedave telefonike me persona tjerë si jarani, shefi, dost i madh, për punësimin e personave të ndryshme ne ndërmarrje publike, ku disa të akuzuarve i drejtohen Grabovcit me ‘shef’ apo ‘shef i shefave’”, tha Hajdari.
Tutje, sipas prokurores, përgjimet zbuluan edhe se Grabovci me të akuzuarën Pajaziti ndikonte në përzgjedhjen e komisionit, i cili do të siguronte pozitën e saj të krye shefit ekzekutiv të produkteve medicinale.
“Grabovci bashkëpunonte me të akuzuarit tjerë për përzgjedhjen e tyre në borde sipas përkatësisë politike. Gjatë bisedave të akuzuarit nuk udhëheqësin me kriterin e dijes dhe aftësisë, por kriteri i vetëm i tyre ishte, siç thonë ata, i joni apo nuk është i joni. Kështu i akuzuari Grabovci përmes bisedës telefonike i prezanton listat e gjata të drejtorëve të bordeve dhe lidhë marrëveshje me të akuzuarit e tjerë sipas kandidatëve”, ka thënë prokurorja.
Madje, sipas Hajdarit, në një rast e përzgjedhin kriterin se njëri prej tyre është burrë i mirë, ndërsa në një rast tjetër se e ka kryer fakultetiN.
“Në kohën derisa ishte në fuqi konkursi për bordin e ndërmarrjeve publike dhe kryeshef në PTK, Grabovi dhe Beqaj bisedojnë për anulimin e konkursit dhe shpalljen e tyre. Bisedat telefonike të realizuara në mes të akuzuarve prokurori i shtetit i ka verifikuar përmes provave materiale në atë mënyrë që nga Qeveria e Kosovës dhe institucione të tjera ka siguruar prova dhe informacione relevante për hapjen e konkurseve përbërjen e komisioneve, listën e kandidatëve që kanë konkurruar dhe përzgjedhjen e tyre”, ka shtuar ajo.
Prokuroja speciale tha se nga shqyrtimi gjyqësor është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale nga aktakuza.
“Vërtetohet se disa të akuzuar ishin në listën e kandidatëve në konkurset publike, vërtetohet përbërja e komisionit si dhe vërtetohet prezenca në lista dhe konkurse e kandidatëve për të cilët bisedojnë të akuzuarit në mesin e tyre janë edhe disa të akuzuar të cilët e propozojnë vetveten për drejtor bordi. Të gjithë të akuzuarit në kohën e kryerjes së veprës penale ishin persona zyrtarë, andaj nga pozita që ushtronin kanë pasur njohuri”, ka deklaruar Hajdari në fjalën përfundimtare.
Fjala përfundimtare për këtë rast është duke vazhduar edhe me të akuzuarit tjerë.
Ndryshe, në maj të këtij viti, Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës, duke e lënë kështu në fuqi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK).Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, në aktvendimin e kundërshtuar, gjykata e shkallës së parë, ka dhënë në mënyrë të mjaftueshme për këtë fazë të procedurës penale, arsye lidhur me dyshimin e bazuar mirë, rreth provave të kundërshtuara, dhe se drejt ka vërtetuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme të pranueshme në aspektin ligjor-procedural, për të vazhduar më tutje.
Sipas Apelit, se a do të vërtetohet fajësia e tyre, mbetet të shqyrtohet gjatë fazave të ardhshme të procedurës penale dhe shqyrtimit kryesor të çështjes, e që në këtë fazë të procedurës penale fajësia nuk mund të supozohet as nga gjykata, e as nga palët.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 3 prill 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën ndaj Adem Grabovcit, Besim Beqajt, Zenun Pajazitit dhe të tjerëve në rastin e njohur “Pronto”, pasi që kishte refuzuar kërkesën e mbrojtjes për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.
Ndryshe, në seancën që ishte mbajtur më 4 shkurt 2019, mbrojtja e të akuzuarve Adem Grabovci, Besim Beqaj, Zenun Pajaziti dhe të tjerëve në rastin e njohur “Pronto”, e kishte kundërshtuar aktakuzën.
Kurse, në seancën fillestare të mbajtur më 15 nëntor 2018, të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.
Në mesin e 11 të akuzuarve janë, ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, deputeti aktual i PDK-së, Zenun Pajaziti, ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Nijazi Kryeziu, ish-shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti, ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashi, ish-zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltari politik në MPB, Sedat Gashi, Ismet Neziraj, Xhavit Dakaj dhe Rexhë Abazi.
Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”. /Betimipërdrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-7-780x439.jpg)
Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë