Rasti “Lagja e Trimave”, i akuzuari Osmani thotë se nuk bëhet fjalë për terrorizëm

Ka vazhduar edhe sot seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës, ku fjalën përfundimtare e ka dhënë i akuzuari Sulejman Osmani, gjykimi i të cilit po zhvillohet ndarasi nga pjesëtarët e tjerë të grupit. Osmani gjatë seancës ka mohuar aktakuzën për terrorizëm dhe ka theksuar se ai dhe bashkëluftëtarët e tij nuk qëndruan në Kumanovë për të mbrojtur as Ali Ahmetin e as Nikolla Gruesvkin, por për të avancuar të drejtat e shqiptarëve.
“Në Maqedoni nuk kemi ardhur as për Gruevskin dhe as për Ali Ahmetin ashtu siç flitet, por ne jemi këtu për shqiptarët, që të mos ketë më raste të montuara ashtu siç edhe ka pasur më parë. Unë ju flas në emër të UÇK-së dhe ju them se nëse duan të kenë bashkëjetesë me shqiptarët do të duhet të plotësohen të drejtat e tyre dhe të mos ketë raste të montuara politike. Të arrestuarit e logjistikës janë të pafajshëm, ata nuk i njoh, ata janë të varfër dhe i keni arrestuar pa pikë faji”, tha i akuzuari Sulejman Osmani.
Prokuroria në fjalën përfundimtare tha se deri më tani është vërtetuar se i akuzuari Sulejman Osmani ka marrë pjesë në sulmin e Gushincës dhe në Lagjen e Trimave dhe për këtë arsye kërkojmë që i njëjti të gjykohet në bazë të veprave që janë ngritur ndaj tij, për terrorizëm dhe organizatë terroriste.
Ndërkohë avokati Naser Raufi tha se mos pranimi dëshmitarëve të palës mbrojtëse me arsyetim se nuk janë relevant dëshmon se gjykatë nuk dëshiron të zbardh rastin.
“Nuk ka asnjë arsye që të mos pranohen provat tona dhe arsyetimi që dha gjykata te grupi me 37 të arsyetuar nuk mban. Ai arsyetim tregon se trupi gjykues nuk do të zbardhet ky rast. Në këto prova ishin të propozuar struktura e sigurimit, ishin të propozuar politikan që janë të njoftuar dhe kanë njohuri për këtë lëndë”, deklaroi avokati Naser Raufi.
Raufi gjithashtu theksoi se Osmani gjatë seancës ka theksuar se Mirsad Ndrecaj është vrarë më pas pasi i njëjti edhe pa mos e parë obduksioni e dinte se ku ka qenë i plagosur .
Sulejman Osmani ishte personi i parë që u dorëzua ne lagjen e trimave me 9 maj dhe më pas duke i treguar aratimin policisë të marr nga stacioni policor në Gushincë u arratis. Ai pas disa muajsh u arrestua në Kosovë dhe më pas u ekstradua në Maqedoni. Vendimin për Sulejman Osmanin gjykata do të jep me 19 tetor./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi