LAJMI I FUNDIT:

Rasti i gjykimit në mungesë të Radoiçiqit, në pritje të vendimit nga Themelorja

Rasti i gjykimit në mungesë të Radoiçiqit, në pritje të vendimit nga Themelorja

Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti special është ende duke analizuar e vlerësuar lëndën ndaj Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij që nuk kanë arritur të arrestohet.

Gjykimi ndaj Milan Radoiçiqit e grupit të tij që organizuan sulmin terrorist në Banjskë, 24 shtatorin e 2023, ka mbetur pezull meqë ende nuk është sqaruar nëse të njëjtit mund të gjykohen në mungesë.

Pas kthimit të përgjigjes nga Supremja, se kjo e fundit nuk jep mendime juridike për raste të papërfunduara, Gjykata Themelore ende është duke vlerësuar e analizuar këtë lëndë.


“Pas përgjigjes së Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me rastin e gjykimit në mungesë, Kryetari i Trupit Gjykues në këtë çështje penale është në fazën e analizimit dhe vlerësimit lidhur me gjykimin në mungesë, rrjedhimisht ende nuk është marr vendim nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Mirëpo, për përgjigjen e Gjykatës Supreme dhe për veprimet tutje, avokati mbrojtës i njërit prej policëve të lënduar gjatë sulmit në Banjskë, tha se nuk është njoftuar nga gjyqtari.

“Ne kemi dëgjuar publikisht nga mediat se Gjykata Supreme ka kthyer se nuk jep mendim tani në këtë çështje, por ne edhe më parë kemi thënë dhe kemi menduar se themelorja nuk është dashur fare të kërkoj mendim nga Supremja, sepse vet dispozita ligjore dhe në aktakuzën e prokurorisë, e gjen bazën ligjore për të gjykuar të akuzuarit në mungese”, ka thënë Naim Rudari – avokat i palës së dëmtuar.

Derisa Rudari thotë se Gjykata Themelore duhet t’i japë drejtim këtij rasti, dhe nëse është e nevojshme të konsultohet edhe më Këshillin Gjyqësor, ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani thotë se është vetëm një zgjidhje për këtë.

“E vetmja formë që të dilet nga kjo situatë që të krijohet bazë ligjore për gjykimin në mungesë, është amandamentimi shumë i thjeshtë dhe i shpejtë i Kodit të procedurës penale, përndryshe çdo gjykim pa praninë e këtyre në rrethanat e tanishme që është korniza ligjore, është i kompromitum dhe ndikon në zvarritjen e procedurës penale”, ka thënë Fejzullah Hasani – ish kryetar i Gjykatës Supreme.

Pas ngritjes së aktakuzës, nga Prokuroria Speciale për këtë rast, kryetari i trupit gjykues Arben Hoti, në seancën fillestare, ndau procedurën ndaj 3 të akuzuarve që janë në paraburgim, ndërkohë që për 42 të tjerët kërkoi mendim juridik nga Supremja, për t’i treguar nëse lejohet gjykimi në mungesë por kjo e fundit vlerësoi se vendimi i takon po Gjykatës Themelore.

3 të akuzuarit për këtë sulm në të cilin vdiq një zyrtar policor i Kosovës, janë deklaruar të pafajshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori