LAJMI I FUNDIT:

Raporti për viktimat e dhunës gjatë luftës, Avokati i Popullit rekomandon ndryshime në legjislacion

Raporti për viktimat e dhunës gjatë luftës, Avokati i Popullit rekomandon ndryshime në legjislacion

Avokati i Popullit publikoi raportin ex-officio lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut gjatë zhvillimit të procesit të njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe pengesat për realizimin e beneficioneve të përcaktuara me ligj.

Avokati i Popullit ka identifikuar disa zbrazëtira ligjore, dhe ka rekomanduar ndryshime dhe plotësime në legjislacion, me qëllim të fuqizimit të mbrojtjes së të drejtave të viktimave në procesin e aplikimit dhe të njohjes së statusit si dhe mundësimin e gëzimit të beneficioneve të garantuara me ligj.

Në mënyrë të veçantë, mes shumë çështjeve të trajtuara dhe të adresuara në këtë raport, Avokati i Popullit thekson rëndësinë e sigurimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore në institucione publike të nivelit primar, sekondar dhe terciar pa pagesë për viktimat.


Raporti thekson edhe garantimin me rregullativ ligjore të ofrimit të shërbimeve psiko-sociale për viktimat, pajisjen me dokumente të nevojshme me qëllim të mundësimit të realizimit të beneficioneve, e po ashtu edhe mos kufizimin në afat kohor të dorëzimit të kërkesave për njohje dhe verifikim të statusit.

Raporti synon të nxjerrë në pah sfidat dhe problemet që përballen të mbijetuarit, duke kërkuar veprime konkrete nga institucionet përgjegjëse për përmirësimin e situatës dhe garantimin e mbrojtjes së të drejtave të tyre.

Pjesë e rëndësishme e këtij procesi është angazhimi për të adresuar zbrazëtirat ligjore dhe për të siguruar marrjen e shërbimeve të nevojshme, duke kontribuar në një mbështetje më të efektshme për viktimat, si dhe duke krijuar një ambient ku të drejtat e tyre respektohen plotësisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori