Vendet e Bashkimit Evropian, duke shprehur shqetësim rreth një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi ngrohjen globale, ranë dakord për të kërkuar një ulje prej 35 për qind në emetimet e makinave deri në vitin 2030.
Takimi i ministrave të mjedisit të BE-së në Luksemburg zgjati për më shumë se 13 orë, deri në mesnatë, për të arritur një kompromis mbi çështjen e emetimit të gazrave, e cila përplaste idenë e zvogëlimit të ndotjes me atë të ruajtjes së konkurrencës së industrisë.
Rregullat përfundimtare tani do të hidhen në bisedime, që do fillojnë të mërkurën me dy organet e tjera ligjvënëse të BE-së: Parlamenti Evropian, i cili po kërkon një objektiv më ambicioz klimatik dhe Komisioni Evropian, i cili propozoi një ulje më të lehtë. Në një deklaratë të përbashkët më herët, ministrat e BE shprehën shqetësim të thellë lidhur me një raport të OKB-së, që bënte thirrje për veprim të shpejtë dhe të pashembullt për të ndalur ngrohjen globale, transmeton tch. Disa vende kishin kërkuar një reduktim më të lartë prej 40 për qind në emetimet e makinave, në përputhje me objektivat e mbështetura nga ligjvënësit e BE-së javën e kaluar, ndërsa Irlanda dhe Holanda shprehën zhgënjim me marrëveshjen e arritur.
Gjermania, me sektorin e saj të automobilave, kishte mbështetur një propozim ekzekutiv të BE-së për një ulje prej 30 për qind për flotën e makinave dhe furgonave të rinj deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e 2021. Edhe më herët Gjermania kishte paralajmëruar se objektivat tepër sfiduese rrezikonin dëmtimin e industrisë dhe vendeve të punës. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës