Raporti i shtatë vjetor i lumturisë botërore ka nxjerrë një listë, të bazuar në hulumtimin e kryer ndërmjet 2016 dhe 2018, është botuar në Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë.
Kështu, po sipas kësaj liste, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Finlanda, Danimarka dhe Norvegjia ishin vendet më të lumtura, ndërsa Sudani i Jugut e zëvendësoi Burundin si më pak të lumtur.
Dita Ndërkombëtare e Lumturisë filloi në vitin 2012 kur të gjitha vendet e Kombeve të Bashkuara ranë dakord të krijonin një punim zyrtar vjetor në kalendar.
Siç thuhet tutje, lista është botuar sheh se të anketuarit e sondazhit e vendosin statusin e jetës së tyre në një shkallë që varion nga 0 në 10.
Kombet në fund të renditjes zakonisht preken nga një kombinim i streseve ekonomike, politike dhe sociale.
Në këtë drejtim, është bërë e ditur se Top 10 i listës i prijnë Islanda, Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Austria, ndërsa Australia ishte në vendin e 11-të, Gjermania në vendin e 17-të, dhe SHBA-ja në vendin e 19-të.
Ndërsa sa i përket vendeve të rajonit, sipas raportit, përcjell Telegrafi, njerëzit që jetojnë në Kosovë (në vendin e 46-të) rezultojnë të jenë më të lumtur sesa ata në Shqipëri (në vendin e 107-të).
Veç këtyre, njerëzit që jetojnë në Serbi janë në vendin e 70-të; ata në Mal të Zi në vendin e 73-të; Kroaci në vendin e 75-të; Bosnje e Hercegovinë në vendin e 78-të, si dhe ata në Maqedoni në vendin e 84-të.
Megjithatë, ekspertët kanë thënë se njerëzit gjithashtu mund të ndikojnë në lumturinë e tyre. Këtë gjë, sipas tyre, ata mund ta bëjnë, ndër tjerash edhe duke fjetur mirë dhe më shumë, medituar, kaluar më shumë kohë me familjen dhe miqtë, si dhe duke përdorur më pak rrjetet sociale, përkatësisht duke pasur më shumë kontakte reale me njëri-tjetrin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë