Një nga futbollistët më të mirë të Barcelonës, braziliani Raphinha, komentoi publikisht situatën me Dani Olmon, të cilin katalanasit nuk arritën ta regjistronin dhe fjalët e tij duket se nuk i kanë pëlqyer aspak presidentit të Barcelonës, Joan Laporta.
Raphinha po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos në Arabinë Saudite dhe nuk u lëshua edhe “çështja Olmo”.
“Klubi është optimist, por është një situatë e komplikuar për ne dhe për ta”.
“Nëse do të isha në një klub tjetër dhe do të përjetoja situatën si Pau dhe Dani, do të mendoja nëse do të luaja për Barcelonën”, ka thënë braziliani.
Mirëpo, duket se fjalët e tij nuk janë pritur mirë nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili më pas është filmuar duke biseduar me Raphinh në fushën e stadiumit në Jeddah.
Charla de Laporta con Raphinha tras sus declaraciones en rueda de prensa: “Si yo estuviera en otro club y estuviera viviendo la situación de Pau y Dani, quizás pensaría si lo mejor sería estar aquí”
📲 @jdelriomuradas pic.twitter.com/btSXy9Thbj
— MARCA (@marca) January 7, 2025
Ata kanë biseduar për më shumë se një minutë dhe siç shkruan Marca, Laporta ka ngritur tonin në momente të caktuara, me supozimin se i ka shpjeguar Raphinhas se nuk duhej të fliste në atë mënyrë për situatën e re.
Pas konferencës për shtyp dhe stërvitjes, përpara se të hipnin në autobus për në hotel, një grup i vogël gazetarësh e pyetën brazilianin për bisedën me presidentin dhe nëse ai u zemërua me të.
“Pse? Nuk kam thënë asnjë gënjeshtër”, është përgjigjur asi i Barçës.
Raphinha është ndoshta lojtari më i mirë i Barcelonës këtë sezon, ku ka shënuar 17 gola dhe ka shtuar 10 asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/