Rap-artisti i ri Leon, sjell këngën "Përrna përrna" me klip tejet të veçantë

Rap-artisti, Leon, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Përrna, përrna”, mban titullin kjo këngë, e cila është punuar nga Gent Music.
Mix-master është punuar nga Mareglen Boja, ndërkohë për tekstin e këngës është kujdesur vet reperi i ri i skenës.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip të veçantë, i cili për nga skenari dhe mënyra e realizimit i ngjan përmasave hollivudiane.
Klipi i është besuar produksionit Fullmoon, nën direksion të Klaudia Shehut.
Reperi në fjalë aktualisht ndodhet në duart të sigurta nën menaxhimin e producentëve ekzekutiv Landy Ac dhe Eli G. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































