Ramos i gatshëm të përballet me Gironan

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është i gatshëm që të përballet me Gironan në Kupën e Mbretit.
Mbrojtësi është rikuperuar nga një goditje që pësoi së fundmi.
Santiago Solari ka konfirmuar se Ramos është gati që të luajë dhe do të jetë pjesë e ndeshjes së Kupës.
“Sergio është gati. U frikësuam kur ndodhi, por tash ai është riaftësuar dhe ka stërvitur me ekipin. Ky shtë lajm i mirë”, u shpreh Ramos.
Vetëm Jesus Vallejo nuk është në dispozicion të Solarit, e tash e ka në dispozicion Vinicius i cili ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit.
“Mendoj se kemi skuadër të mirë. Ne do të luftojmë në tri frontet. Ekipi është në formë të mirë, e po shikojmë përpara. Entuziazmi ekziston në stërvitje”.
“Ne kemi mirëpritur lojtarët nga lëndimet”, u shpreh Solari.
Real Madridi zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Gironas në udhëtim. /Telegrafi/


















































