Ramos drejtoi gishtin lart teksa fliste me Piquen, pas kësaj qëndron një histori dhe mesazh i rëndësishëm (Foto/Video)

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka ngacmuar homologun e tij te Barcelona, Gerard Pique, i cili në të kaluarën është ankuar për gjykim të padrejtë kundrejt skuadrës së tij.
Lufta e fjalëve gjithmonë ka dominuar në rrjetet sociale ndërmjet lojtarëve të dy skuadrave rivale, ndërsa në momentin e përjashtimit me karton të kuq (minuta e 77-të), Ramos iu drejtua Piques me fjalë dhe me gjeste që nxitën kërshëri për kuptimin e tyre.

Kur gjyqtari Alejandro Hernandez e përjashtoi lojtarin e Realit për ndërhyrje ndaj Lionel Messit, ai debatoi për disa çaste me gjyqtarin, pastaj e hoqi shiritin e kapitenit duke ia vendosur Marcelos dhe filloi të largohej nga fusha.
Derisa po largohej, Ramos e vërejti qendërmbrojtësin katalunas, Pique dhe filloi të bënte një gjest folës me dorën e tij duke thënë: “Fol tash. Fol tash”.
Më pas, ai e drejtoi gishtin kah zona ku qëndrojnë zyrtarët e La Ligas duke iu referuar komenteve të mëhershme që i kishte bërë Pique se zyrtarët e federatës qëndrojnë zakonisht ulur në pjesën e tyre dhe e favorizojnë Real Madridin.

Këtë gjest, Pique e kishte bërë pas humbjes nga Villarreali duke e fajësuar presidentin e La Ligas, Javier Tebas, për dy vendime kundërthënëse në atë ndeshje. Ndërsa kundërpërgjigjja e Ramosit me këtë rast ishte për të treguar se Reali nuk po favorizohet nga zyrtarët e La Ligas.
Edhe pse dy mbrojtësit spanjollë ishin zotuar që t’i linin anash zënkat ndërmjet tyre për shkak se luajnë bashkë në kombëtare, ky incident pritet të pasojë me komente të tjera mes tyre. /Telegrafi/
https://twitter.com/johacalderon7/status/856242312409698306
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë