LAJMI I FUNDIT:

Ramë Lahaj bëhet vegan

Ramë Lahaj bëhet vegan
Foto: Ramë Lahaj/Instagram

Tenori i njohur shqiptar me renome ndërkombëtare, Ramë Lahaj, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, tenori u ka treguar fansave për një qëllim të ri që ia ka vënë vetes.


View this post on Instagram

A post shared by ???? (@ramelahaj)

Lahaj ka vendosur që të bëhet vegan, duke ndalur kështu konsumin e mishit dhe produkteve nga kashët në ushqimin e tij të përditshëm.

Në fotografinë e fundit të publikuar në InstaStory, Rama ka shfaqur disa prej librave të rinj që ka blerë, e që janë kryesisht libra që të mësojnë jetën vegane.

Foto: Ramë Lahaj/InstaStory

“Zyrtarisht vegan”, ka shkruar Ramë Lahaj në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Përndryshe, “Për ty atdhe” mbetet kënga e fundit që ai solli për fansat, më 28 nëntor të vitit që shkoi. /Telegrafi/