LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Nuk ka shpërthim të infektimeve me COVID-19, synojmë zero raste pozitive

Ramadani: Nuk ka shpërthim të infektimeve me COVID-19, synojmë zero raste pozitive

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), Naser Ramadani, ka thënë se gjatë dy javëve të fundit ka rënie të numrit të rasteve pozitive me COVID-19 si dhe rënie të rasteve të vdekjeve.

Këto komente Ramadani i bëri gjatë takimit të Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Në dy javët e fundit kemi ulje të rasteve pozitive, një zvogëlim të rasteve të vdekjeve. Infektushmeria është stabilizu, nuk ka shpërthim të infektimeve”, ka thënë ai.


Tutje, Ramadani ka thënë se masat antiCOVID duhet të vazhdojnë dhe të respektohen nga qytetarët.

“Ne do të vazhdojmë masat me një intensitet të shtuar, në mënyre që të ulen rastet pozitive. IKSHPK synon 0 raste pozitive, por duhet angazhimi i të gjithëve”, tha ai.

Gjithashtu, Ramandai potencoi se kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për vaksinat antiCOVID, dhe se ekipet janë gati.

Po ashtu, ai theksoi se janë duke bërë hulumtime edhe për rastet e variantit të ri të coranavirusit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori