Prishtina ka triumfuar për herë të parë këtë sezon në “Fadil Vokrri” ndaj Malishevës me rezultat 2-1.

Ndeshja e luajtur në kuadër të xhiros së 10-të, ka sjellë fitoren e Prishtinës fal dy golave të Besnik Krasniqit nga pika e bardhë.


Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Malishevës.

Zekirija Ramadani 2

'Për shkak të mungesës së rezultateve në këtë ndeshje e kemi dashur vetëm fitore”.

“Kjo ishte fitorja e parë si vendas dhe presioni ishte i vetëdijshëm brenda grupit”.

“Kjo fitore nuk na jep qetësi apo vetëbesim pasi duhet të lidhim disa ndeshje radhazi me fitore', deklaroi Ramadani. /Telegrafi/

telegrafi sport app