Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka thënë se është hera e parë që FBI, sipas informacioneve të tij, i jep ndihmë institucioneve të Kosovës në rastet ku dyshohet se ka gisht Serbia.
Bëhet fjalë për sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit, ku mbrëmjen e së premtes ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se FBI po merret me hetimet e këtij akti.
“Me sa e di unë është hera e parë që hetuesit e FBI-së iu ndihmojnë institucioneve të Kosovës në rastet ku dyshohet se ka pasur gisht Serbia, apo struktura të caktuara të Serbisë, në krahasim me rastin e njohur të Banjskës, ku personalisht mendoj se atëherë do të duhej që Kosova vet të kërkonte hetime ndërkombëtare”, tha Ramadani në Klan Kosova.
Tutje, Ramadani shton se FBI jo vetëm që është njëra prej institucioneve hetuese më të mira në botë, por ekspertiza e saj dhe pajisjet që posedon i hyjnë në ndihmë shumë Kosovës.
“Sulmi në Ibër-Lepenc ka qenë i ekzektuar prej një grupi profesionistësh,të cilët mund të jenë aktiv në institucionet e sigurisë së Serbisë apo të një shteti tjetër, apo mund të jenë të pensionuar, e punojnë si mercenarë. Në kuptimin profesional, jo vetëm nga ndarja ose dhënies së ekspertizës së FBI që është një prej institucioneve hetuese më të mira në botë, por po ashtu edhe në përdorimin e pajisjeve, por edhe në përdorimin e survejimit edhe ajror edhe të hapësirave të tjera” , tha ish-inspektori.
Ai flet edhe për sulmin në Banjskë, ndaj të cilit nuk u zhvilluan hetimet e njëjta si në Ibër-Lepenc nga ndërkombëtarët.
“Nivelet e hetimit janë në stade, pra në nivele të ndryshme. Ajo që ka ndodhur në Banjskë, hetimet e Banjskës janë kryer nga institucionet e Kosovës, ndërkaq hetimi i përgjithshëm i situatës së sigurisë dhe raporteve mes shteteve, apo ndërlidhjes eventuale mes shteteve, është kryer edhe nga mekanizmat ndërkombëtar për nevojat e veta, por jo si hetim penal”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi