Kryetari i Prishtinas, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me ndërhyrjet e ujësjellësit në rrugët e qytetit, duke theksuar obligimet ligjore për koordinim me institucionet komunale dhe shmangien e pengesave në trafik.

Sipas Ramës, ujësjellësi është i detyruar që të informojë Komunën për çdo intervenim që realizon në hapësira publike, veçanërisht në rastet kur përfshihet prerja e asfaltit apo trotuareve.


Përmes një shkrese zyrtare, ai thotë se komuna ka kërkuar që këto punime, përveç rasteve emergjente, të mos zhvillohen gjatë orareve të pikut të trafikut.

Rama ka bërë të ditur se është kërkuar gjithashtu që Drejtoria e Investimeve Kapitale të njoftohet me kohë, në mënyrë që të mundësohet ndërhyrje e shpejtë për sanimin dhe asfaltimin e sipërfaqeve të dëmtuara.

“Këtu është intervenimi në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku prerja e asfaltit kishte mbetur e pasanuar, duke u bërë pengesë për trafikun dhe rrezik për sigurinë publike”, shkruan Rama.