Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, derisa është nisur për të marrë pjesë në samitin e radhës të nismës “Ballkani i Hapur” është ndalur në pikën kufitare Qafë Thanë, ku është vendosur tabela me mbishkrimin e kësaj nisme.
Kryeministri shqiptar vazhdon të këmbëngulë se “Ballkani i Hapur” është një projekt nga i cili do të përfitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai gjatë rrugës për në Ohër, ku do të mbahet samiti, përmes një video postimi në Facebook, nga vendkalimi kufitar në Qafë Thanë ka thënë se nisma e “Ballkanit të Hapur” ka sjellë përfitime dhe rezultate konkrete në drejtim të lehtësimit të tregtisë dhe njohjes reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (AEO).
“Më pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit në krahasim me operatorët ekonomikë të tjerë;
Trajtim prioritar dhe njoftim prioritar në rast seleksionimi për kontroll doganor;
Mundësi për të kërkuar hapësira specifike përveç zyrave doganore për kontrollet e doganës”, ka shkruar Rama, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, një ditë para se të mbahet ky samit, pasi Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndaluan fluturimin e aeroplanit të tij mbi hapësirën ajrore të tyre për një vizitë zyrtare Beogradin, i zemëruar deklaroi se “udhëheqësit e Brukselit nuk donin të konfirmonin qëndrimin e Rusisë për Kosovën dhe BeH, për të shprehur mbështetjen për nismën e Beogradit për Ballkanin e Hapur dhe për të diskutuar interesat për përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve të rajonit”.
Sipas gezetës serbe, Danas, Lavrov në fakt ka pranuar se ideja e kujt është “Ballkani i Hapur”.
Bashkimi Evropian nuk ka dashur të komentojë deklaratën e diplomatit rus, duke thënë se i njëjti është në listën e sanksioneve nga BE-ja.
Kështu është shprehur për Telegrafin, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Ne nuk shohim të nevojshme të komentojmë qëndrimet e Lavrov, i cili është në listën e sanksioneve të BE-së për promovimin e agresionit të paligjshëm që minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe që është i përfshirë në përhapjen e dezinformatave”, ka thënë Stano.
I pyetur se a e mbështetë Bashkimi Evropian iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, Stano tha se komisioneri Oliver Varhelyi do të marrë pjesë të mërkurën në samitin e “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Ohër.
Ndërsa, Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka vlerësuar se ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ia ka dhënë “puthjen e vdekjes” iniciativës ‘Ballkani i Hapur’.
“Ashtu si falënderimi që shkon për Putinin për ‘freskimin’ e NATO-s, komplimente për Sergei Lavrov që i dha puthjen e vdekjes iniciativës Ballkanit të Hapur”, ka shkruar fillimisht Joseph në Twitter, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Ballkani i Hapur është iniciativë që është duke u mbështetur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Ndërkohë Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina vazhdojnë ta refuzojnë, me Malin e Zi që ka dhënë sinjale se mund t’i bashkohet kësaj iniciative.
Në këtë samit, përveç tri bashkëthemelueseve të “Open Balkan”, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të marrin pjesë si vëzhguese dhe Bosnjë-Hercegovina me përfaqësues të saj dhe Mali i Zi, me kryeministrin Dritan Abazoviq.
Për mospjesëmarrje në këtë nismë, Kosovën e ka kritikuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se ajo “merret me teori konspirative, në vend se të jetësojë bashkëpunimin”.
Shtetet e Bashkuara, përmes të të dërguarit të tyre për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë shprehur bindjen se nëse “Ballkani i Hapur” nuk përfshin të gjashtë shtetet e rajonit, nisma nuk do të funksionojë.
Në një konferencë të nismës, që është mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Beograd, Escobar ka thënë se iniciativat rajonale duhet të jenë në mënyrë të barabartë të hapura për të gjitha shtetet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: BDI nuk është parti politike, por makineri e lajmeve të rreme

Aksioni kundër fajdesë në Prizren – prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Kurti kujton Faik Rexhepin: Ishte një patriot që u bë simbol i ngjarjeve politike të Kosovës

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania