LAJMI I FUNDIT:

Rama: Presim një lajm të mirë për marrëdhëniet me SHBA-të

Rama: Presim një lajm të mirë për marrëdhëniet me SHBA-të

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, në RTSH1, kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të tregojë bisedën e zhvilluar me Presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të shkurtër që pati në Bruksel.

Por Rama lajmëroi u shpreh se pret një lajm të mirë sa i përket marrëdhënieve me SHBA.

Shqipëria është në pozicion pozitiv edhe në raport me këndvështrimin e administratës amerikane dhe patjetër… Unë shpresoj që së shpejti të kemi një lajm shumë të mirë për marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara në pikëpamje të mbrojtjes. Nuk mund të them më shumë”,  shpreh Rama në RTSH 1.


Rama tha se Shqipëria do t’i përmbahet angazhimit në NATO sa i përket rritjes së buxhetit për mbrojtjen në masën 2% të PBB-së.