LAJMI I FUNDIT:

Rama premton rritje page prej 32 për qind për të gjithë mësuesit gjatë mandatit të tretë qeverisës

Rama premton rritje page prej 32 për qind për të gjithë mësuesit gjatë mandatit të tretë qeverisës

Në buxhetin për arsimin është reflektuar rritja e pagave për mësuesit në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama theksoi se projeksioni i mandatit të tretë qeverisës është që pagat të rriten pa diskutim deri në 32%, por mundësisht të realizohet objektivi i rritjes së tyre prej 40%.

“Dua të theksoj se së pari në projekt/buxhetin e 2022 vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit. Projeksioni i yni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre. Tanimë jemi të vetëdijshëm se sa shumë e impaktojnë jetën tonë dhe sa shumë ndërhyrjen në planet tona, ngjarje, që imponojnë ndryshim rrënjësor të tyre. Patëm një tërmet jashtëzakonisht të fortë në aspektin e impaktit të familjeve të prekura dhe për buxhetin e vendit. Jemi ende në kushtet e një pandemie që pati dhe ka akoma ndikimin e vetë, por ne do të vazhdojmë të synojmë objektivat maksimale”, tha Rama.


Kreu i qeverisë theksoi më tej se nëse ky vit mbyllet përsëri me një rritje pagash dhe nëse sot mesatarja bruto e pagave neto e mësuesve është më e lartë, sipas tij edhe vitin e ardhshëm do të jetë i njëjtë dhe çdo vit tjetër, raporton Tch.

“Thënë të gjitha këto dhe të marrë parasysh se tani më nuk e diskuton njeri se është hedhur një bazë e fortë në funksion të mësuesve nga ndërhyrjet e jashtme, nga politika, forca e ryshfetit që ka qenë një konstante e pa ndryshme për shumë vite, deri kur është vendosur dhe konsultuar sistemi i ri dhe i rekrutimit të mësuesve.

Që mësuesit mos të spostohen sipas tekave apo dëshirave të lidhura me këto fenomene dhe duke iu dhënë atyre një garanci të plotë se vendi i tyre i punës bazohet te merita dhe jo te bindjet e tyre apo lidhjet e tyre farefisnore. Tani që është vënë dhe një bazë e mirë dhe për tekstet, pavarësisht faktit se ka nevojë për qëmtime dhe korrigjime, kemi nevoje që ta shohim me sy kritik veten”, deklaroi kryeministri.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori