LAJMI I FUNDIT:

Rama premton pagë prej 420 euro për ata që angazhohen në procesin e ndërtimit pas tërmeteve në Shqipëri

Rama premton pagë prej 420 euro për ata që angazhohen në procesin e ndërtimit pas tërmeteve në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se në kuadër të programit të rindërtimit vendi ka nevojë për krah pune të kualifikuar.

Rama theksoi se qeveria do të imponojë që kompanitë e ndërtimit të vendosin një pagë për të gjithë ata që do të përfshihen në procesin e rindërtimit të barabartë me pagën mesatare në Shqipëri.


“Ne do të negociojmë me kompanitë dhe do të pranojmë të ulemi vetëm në ato raste që do të jetë e arsyetuar ulja. Nuk do të pranojmë që të paguajnë pagë minimale, paga do të jetë e imponuar nga qeveria rreth pagës mesatare që është sot në Republikën e Shqipërisë. Kemi filluar të angazhojmë një grup prej 300 nxënësish të shkollave profesionale të viteve të treta dhe të katërta, të lidhur me fushën e ndërtimit dhe po fillojmë trajnimet e tyre që t’i japim mundësi të përfshihen në punën për rindërtimin dhe të fitojnë një eksperiencë të drejtpërdrejtë në kantieret e ndërtimit. Ministri për Rindërtimin do të publikojë një thirrje të hapur për të gjithë ata që kanë njohuri në të gjitha proceset e ndërtimit dhe duan punë”, tha Rama.

Ai u shpreh se, “sado absurde që të duket është fakt se një nga sfidat më të mëdha të këtij procesi është nevoja e madhe për punonjës”.

“Ky proces do të hapi shumë vende pune që kërkojnë punonjës me një kualifikim të caktuar në të gjitha proceset e ndërtimit. Jemi të përgatitur të kryejmë trajnime për të gjithë ata që kanë nevojë. Kemi nevojë për punë me krah të kualifikuar. Por falë ligjit që kemi kaluar në këtë parlament, ne do të hapim kufijtë edhe për punonjësit e huaj. Kanë qenë të hapur por kanë pasur procedura të tmerrshme burokratike, tani do t’i japim mundësi kompanive të kontraktojnë punonjës të huaj në rast se nuk plotësohen me punonjës vendas”, u shpreh ai.

Kryeministri shqiptar u shpreh se “kjo është një sfidë e madhe e gjithë rajonit dhe Evropës Lindore, por në këtë sfidë ne kemi mundësinë e avantazhit me një procedurë të lehtësuar në 7 ditë për marrjen e punonjësve nga jashtë”.

Ndërkohë, Rama tregoi se “puna në shtet i është lënë perspektivës së studentëve ekselentë, apo atyre që vijnë nga eksperienca të suksesshme të tjera”.

“Shtigjet për të punuar në shtet falë partisë, krushqisë, xhepit do të shkojnë duke u ngushtuar deri në mbyllje të plot. Pas Paktit për Universitetin, punësimet në administratë e kanë fokusin te ekselentët. Vitin e shkuar janë punësuar me qindra, këtë vit së shpejti hapet thirrja e re dhe studentët ekselentë që vijnë për të trokitur në dyert e administratës, e kanë të hapur dhe do të konkurrojnë për vendet e punës”, tregoi Rama.

Kryeministri theksoi se “në procesin e rindërtimit duam që jo thjesht të riparojmë dëmet dhe të mbyllim plagët e tërmetit por të bëjmë një kapërcim të rëndësishëm për ekonominë e vendit”.

“Kemi të gjitha kushtet për ta synuar këtë. Kemi bazën solide të krijuar këto vite dhe hapësirën e rëndësishme të frymëmarrjes nga suksesi i jashtëzakonshëm i Konferencës së Donatorëve. Shumë shpejt do të paraqesim planin e ri ekonomik për vendin, duke synuar të adresojmë të gjitha potencialet e fjetura dhe ta kthejmë rindërtimin në gravitetin e një ‘bumi’ zhvillimi, me shumë më tepër investime dhe rritje të konsiderueshme të të ardhurave”, përfundoi Rama. /ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori