LAJMI I FUNDIT:

Rama: Janë 783 persona në Kosovë, të kthehen për t’u akomoduar në hotele

Rama: Janë 783 persona në Kosovë, të kthehen për t’u akomoduar në hotele

Kryeministri Edi Rama është kthyer në Tiranë dhe po kryeson mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave që po mbahet mëngjesin e sotëm.

Rama ka deleguar ministren e Arsimit, Besa Shahini dhe atë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu që të vijnë në Kosovë dhe të bindin njerëzit të kthehen dhe të akomodohen në hotele.

Shefi i ekzekutivit tha se në Kosovë janë strehuar 783 persona.


“Përsa i përket strehimit sot kemi kapërcyer numrin e 4 mijë personave në hotele, 254 janë në palestra dhe shifra e përafërt e atyre që janë në çadra, por këtu vijon puna për të garantuar çadra dimërore me standarde. Kemi 6323 persona, 395 persona në qendra shëndetësore dhe 783 persona në Kosovë. Besa (Shahini) dhe Ogerta (Manastirliu) do të kërkoja të shkonin në kampin në Kosovë për të bërë një vizitë dhe për t’u ofruar që të kthehen dhe të akomodohen në hotele. Ka edhe një grup 436 persona të regjistruar në strehtë të ndryshme. Sot në total janë 12366 persona në këtë strukturë emergjence”, deklaroi Rama.

Po ashtu, Rama tha se situata po paraqitet më pozitive në raport me nevojat imediate dhe se ajo po shkon drejt përmirësimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori