Matthijs de Ligt është njëri nga emrat më të përfolur në këtë afat kalimtar, por e ardhmja e tij ende nuk është vendosur.

Mbrojtësi holandez ka shkëlqyer me fanellën e Ajaxit këtë sezon, duke ndihmuar klubin të shpallet kampion në Eredivise dhe nën-kampion në Ligën e Kampionëve.


De Ligt ka dhuruar paraqitje të mira edhe me Holandën dhe kjo ka bërë që ai të lidhet me një numër të madh skuadrash evropiane.

Gjatë të mërkurës u përfol për një arritje të marrëveshjes mes De Ligt dhe Paris Saint-Germain, por agjenti i tij i ka mohuar këto zëra.

De Ligt Matthijs de Ligt (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Agjenti Mino Raiola hodhi poshtë pretendimet se ishte në  Francë  për të finalizuar lëvizjen e de Ligt në  PSG duke e cilësuar këtë si "lajm i rremë".

"Ky është një shembull klasik i lajmeve të rreme", ka deklaruar Raiola për ANSA. /Telegrafi/

telegrafi sport app