LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci bën histori në Kupën e Kosovës, shkon në finale pas triumfit ndaj Ponte Prizrenit

Rahoveci bën histori në Kupën e Kosovës, shkon në finale pas triumfit ndaj Ponte Prizrenit

Rahoveci ka hyri në historinë e basketbollit të Kosovës.

Rahovecianët për herë të parë gjenden në finale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Kaltërebardhët kanë arritur që në gjysmëfinale të triumfojnë kundër prizrenasve të Ponte Prizrenit me rezultat 84:77.


Në fakt, në njëzet minutshin e parë u krijua përshtypja që bardhezinjtë prizrenas do të paraqiten në finalen e madhe pasi që kishin epërsi të lartë në një moment të ndeshjes.

Pjesa e parë përfundoi në dobi të mysafirëve me nëntë pikë diferencë, 49:40 ani pse kishin epërsi prej njëzet pikëve.

Çereku i parë u takoi të të besuarve të trajnerit Arbnor Rifatit, të cilët shfaqen një ndeshje të mirë duke e përfunduar dhjetë minutshin në dobi të tyre me rezultat 28:13.

Vreshtarët ishin më të mirë në njëzet minutshin e dytë dhe arritën që të përmbysin gjithçka për të siguruar një biletë për në finale.

Fillimisht, vendasit e ulën disavantazhin e krijuar prej mysafirëve në vetëm katër pikë, ku rezultati në semafor tregonte shifrat 66:62.

Dhjetë minutshi i fundit ishte fatal për bardhezinjtë, ku çdo gjë shkonte në dobi të djemve të trajnerit Bujar Locit, të cilët me lojë të bukur në sulm dhe mbrojtje të mençur, triumfuan me rezultat 84:77.

Theksojmë se basketbollisti më efikas te Rahoveci ishte James Stanback, i cili realizoi në këtë takim 24 pikë.

Te Ponte më i miri në parket ishte amerikani Elliott Cole, i cili regjistroi 19 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për triumfin e ekipit.

Kujtojmë se në gjysmëfinalen tjetër, Z Mobile Prishtina ka triumfuar kundër skuadrës suharekase të Golden Eagle Yllit.

Z Mobile Prishtina në finale të Kupës së Kosovës, mposht Golden Eagle Yllin
Lexo po ashtu Z Mobile Prishtina në finale të Kupës së Kosovës, mposht Golden Eagle Yllin

Ndryshe, Finalja Kupa e Kosovës mes rahovecianëve dhe prishtinasve do të zhvillohet të dielën me fillim në ora 17:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori