LAJMI I FUNDIT:

Ragmi Mustafi: S’ka marrëveshje pa trajtimin e çështjes shqiptare në Luginë

Ragmi Mustafi: S’ka marrëveshje pa trajtimin e çështjes shqiptare në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, deklaroi sot se pa trajtimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës nuk do të mund të ketë marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai për televizionin publik ka thënë se vizitën e përbashkët të Mirsolav Lajçak dhe Gabriel Escobar në Kosovë e sheh si presion për përcaktimin e agjendës së dialogut.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës që në vitin 2006 në platformën e përbashkët politike, në njërën nga pikat e saj theksojnë se duan që të kenë reciprocitet në kuptimin e të drejtave me serbët që jetojnë në Kosovë. Por këtë sot e shoh të pamundshme për t’u arritur për disa arsye”, tha ai.


Sipas tij, vizitën e Lajçak dhe Escobar e sheh si një presion të shtuar të përcaktimit të një agjende, përkatësisht temave që duhet të trajtohen në të ardhmen.

“Por, nuk e shoh që mund të arrihet kaq shpejt ndonjë zgjidhje për asociacionin sepse në Serbi ka zgjedhje më 3 prill dhe në rast se ka vazhdim në këtë temë kjo nënkupton që ose duhet t’i sigurohet Vuçiqit që të arrijë një sukses të caktuar e që ta promovojë si një arritje të madhe në Serbi, e që nuk besoj se institucionet e Kosovës janë në gjendje që kaq shpejtë ta krijojnë Asociacionin dhe tjetra që është shumë e rëndësishme që nuk mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa e trajtuar edhe çështjen e Luginës së Preshevës”, ka theksuar Mustafi.

Sipas tij çështja e shqiptarëve të Luginës është e patejkalueshme pasi pozita e tyre është peng i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se nëse shihet niveli i të drejtave që gëzojnë serbët në Kosovë është i pakrahasueshme me atë se çfarë gëzojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori