Rafael Nadal shpreson që Benzema të fitojë Topin e Artë

Karim Benzema është një nga kandidatët kryesorë për të fituar Topin e Artë 2021 dhe ai ka marrë disa mbështetje të profilit të lartë nga tenisti i njohur Rafael Nadal.
Gara për Topin e Artë 2021 vazhdon të jetë njëra nga më të përfolurat e ngjarjeve sportive.
Gjatë ditëve të fundit është publikuar lista e ngushtë me 30 futbollistë që ta fitojnë çmimin dhe Benzema shihet si njëri nga favoritët.
Sulmuesi francez i Real Madridi ka filluar të marrë mbështetje për ta fituar çmimin dhe i fundit që i ka dalë në përkrahje është tenisti Nadal.
Ylli i tenisit, i cili është një tifoz i famshëm i Real Madridit, shkroi një postim në rrjetet sociale për të shpjeguar pse shpreson që sulmuesi të fitojë këtë vlerësim individual.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































