LAJMI I FUNDIT:

Rafael Leao i përgjigjet kritikave nga Cassano: Ai është një klloun

Rafael Leao i përgjigjet kritikave nga Cassano: Ai është një klloun

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, përdori rrjetet sociale për t’i kthyer përgjigje ish-sulmuesit italian Antonio Cassano, i cili e vuri në pikëpyetje talentin e Leaos dhe e vendosi atë më poshtë në rënditje krah emrave si Marcus Rashford dhe Phil Foden.

I njohur për natyrën e tij të hapur, Cassano ofroi vlerësimin e tij për Leaon në një paraqitje televizive për emisionin italian Domenica Sportiva.

Ai shprehu opinionin e tij se Leao është i mbivlerësuar dhe nuk është në të njëjtin nivel me lojtarët e tjerë në botën e futbollit.


Përkundër paraqitjes së mirë të Leaos në fitoren me rezultat 3-0 të Milanit ndaj Lecces, Cassano i qëndroi mbrapa fjalëve të tij, duke pohuar se Leao është thjesht një lojtar i mirë dhe jo një talent i jashtëzakonshëm që disa pretendojnë se ai është.

Cassano vuri theksin tek forma e dobët e Leaos më herët gjatë sezonit, duke sugjeruar se vështirësi të tilla do kishin bërë që ai të luante për ekipet e vogla në Serie A në të kaluarën.

Në përgjigje, Leao vendosi që t’i adresojë personalisht komentet e Cassanos duke e cilësuar atë si një ‘klloun’ në rrjetet sociale.

Sidoqoftë, portugezi refuzoi që të përfshihej më tutje në këtë debat duke vendosur që të fokusohet tek paraqitjet e tij në fushë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

La Liga
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Kalo në kategori