LAJMI I FUNDIT:

Radev: S’do lejojmë shkeljen e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut

Radev: S’do lejojmë shkeljen e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në takim me homologun e tij austriak, Alexander Van der Belen tha se vendi i tij është mbështetësi më i madh i zgjerimit të BE-së, por nuk mund të lejojë shkeljen e të drejtave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me përkatësi etnike bullgare.

Politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor ishte ndër temat që biseduan dy presidentët e Bullgarisë dhe Austrisë. Në takim është theksuar se integrimi evropian i vendeve të rajonit është në interes të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në Evropë.

Radev ka theksuar se Bullgaria në parim mbështet perspektivën evropian të rajonit dhe se nuk duhet të kufizohet te fazat formale në procesin e aderimit dhe kjo nuk duhet të dëmtojë interesat e vendeve anëtare të BE-së.


Në lidhje me përparimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, Radev tha se pret vullnet të qartë politik nga Maqedonia e Veriut për të zbatuar Marrëveshjen për fqinjësi të mirë.

“Edhe pse në Shkup deklarojnë se i përmbushin kriteret për anëtarësim, ne jemi dëshmitarë se ka shkelje sistematike të të drejtave të qytetarëve me përkatësi etnike bullgare në Maqedoninë e veriut dhe diskriminimit ndaj tyre. Ende ka gjuhë të urrejtjes ndaj Bullgarisë në libra dhe në opinion. Përparimi dhe zgjidhja e këtyre çështjeve varren nga politikat e RMV-së”, tha Radev.

Sipas tij, Bullgaria vazhdimisht është e gatshme për dialog të hapur dhe konstruktiv dhe se kjo është mënyra e krijimit të klimës së besimit dhe të arrihen rezultate konkrete./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori