LAJMI I FUNDIT:

Rada Trajkoviq brengoset për sigurinë e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Rada Trajkoviq brengoset për sigurinë e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, e cila në zgjedhjet e 6 tetorit ishte kandidate për deputete në listën e koalicionit serb “Sloboda”, ka paralajmëruar për rrezikun e sigurisë së Albin Kurtit (VV) dhe Vjosa Osmanit (LDK), fitoren e të cilëve në zgjedhjet nacionale në Kosovë e sheh si një shkëputje nga strukturat kriminale.

Trajkoviq, duke folur për FoNet, përcjell Telegrafi, tha se shqetësimet e saj kanë të bëjnë me atë që “të gjithë qytetarët e Kosovës po mbijetojnë, ‘e kjo është ndarja me koalicionin e luftës'”.

“Sado që kjo do të jetë diçka e pabesueshme për publikun serb, ky është shqetësimi i një gruaje serbe nga Kosova për ndryshimet në Kosovë”, tha Trajkoviq.


Ajo mendon se siguria e Kurtit dhe Osmanit do të jetë e cenuar, për të mos thënë e kërcënuar.

Kur thotë kështu Trajkoviq ka parasysh “angazhimin e vendosur të Kurtit për të luftuar krimin, për betejë, të paktën përmes një fushate, me njerëzit në listën e gjykatës së Hagës për Kosovën, dhe në këtë aspekt shkëputjen me krimin që e lidh rajonin”.

E pyetur sesi do të ndikojë fitorja në zgjedhje e Kurtit në jetën e serbëve në Kosovë, Trajkoviq tha se luftimi i kriminalitetit do të sillte lehtësim edhe në jetën e vetë serbëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori