“Race for the cure”, në Gjakovë mbahet aktivitet për ndërgjegjësimin e grave për kancerin e gjirit

Më 1 tetor në Gjakovë është mbajtur aktiviteti “Race for the cure”, në kuadër të muajit tetor të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Ky aktivitet u organizua nga qytetarja Valbona Kastrati, e cila edhe ka mposhtur sëmundjen e kancerit të gjirit, transmeton Telegrafi.
Para pjesëmarrësve, ajo deklaroi se mbështetja e familjes e ka bërë edhe me të fortë.
“Kur e kam kuptuar që jam prek nga kanceri i gjirit ka qenë një bombë për mua, mirëpo përkrahja e familjes time, të cilët kanë qëndruar pranë meje, më kanë bërë më të fortë. Momentet e mija më të vështira, kanë qenë kur unë kam shkuar ta bëjë kimioterapinë, dhe jo gjithmonë ilaçet kanë qenë në spital është dashtë t’i blejmë, edhe kur kom pa njerëz që nuk kanë mundësi t’i blejnë, dhe janë mbledhur njerëz kanë dhënë para dhe kanë blerë”, tha ajo.
Ndërsa, avokatja Shpresa Bakija tha se në tetor shpërndahen më shumë informacione për kancerin e gjirit.
“Muaji për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit ka synim shpërndarjen e informacionit, dhe edukimin e njerëzve për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit”, deklaroi ajo.
Muaji tetor njihet si muaji për ndërgjegjësimin e qytetarëve për kancerin e gjirit dhe shtimin e vëmendjes për kontrolle të rregullta, si forma më e mirë e zbulimit të hershëm të sëmundjes.
Sipas të dhënave të mbledhura në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë vitit 2022 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 547 raste të reja me kancer të gjirit (543 gra dhe 4 burra.
Ky aktivitet është mbështetur nga “Ujë Rugove”.
Ujë Rugove i është bashkuar fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit duke prodhuar 1 milion shishe me etiketa speciale që do të shiten në mbarë Kosovën gjatë muajit tetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Punëtorët e higjienës në Spitalin “Isa Grezda” paralajmërojnë grevë, shkak pagesat jo të rregullta

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave për keqpërdorim të pozitës

Fillojnë punimet për rehabilitimin e rrugës Transite në Gjakovë

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës