Vendosja e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake nga Qeveria e Kosovës, po diskutohet tash e disa muaj nëse taksa duhet të mbetet ende apo të hiqet, kërkesë kjo e vende mike si Gjermania, SHBA-të, etj
Disa nga qytetarët e vendit në një prononcim për Telegrafin kanë thënë se taksa duhet të pezullohet meqë këtë e kërkon Amerika, e disa tjerë thonë që duhet të respektohet vendimi i kryeministrit, Ramush Haradinaj.
“Taksa nuk është vendosur si një element i dëshiruar nga Qeveria e Kosovës, ka qenë një domosdoshmëri sepse me fushatën serbe e cila ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës jashtë vendit, qeveria e Kosovës është përballur me një domosdoshmëri të veprimi. Mirëpo mendoj që ndërkohë me insistimin e faktorit ndërkombëtar, miqve të Kosovës ndoshta ka ardhur koha që të mendohet seriozisht për pezullimin e taksës për një kohë të caktuar, jo për heqjen e saj. Nëse Serbia vazhdon me metodat e vjetra, mund të rikthehet prapë. Tani taksa po kthehet në një lloj ngarkese, bumerangu nga i cili Kosova mund të ketë dëmtime”, ka thënë një qytetarë.
E një tjetër qytetare tha se duhet të shihen dy anë nëse duhet apo jo të hiqet taksa, ajo e bashkëpunimit me vendet mike si dhe ajo e patriotizmit.
“Kur e sheh bashkëpunimin me njerëzit përreth atëherë po, sepse ne jemi shtet në veti dhe duhet të jemi në gjendje të bashkëpunojmë në mënyrë të drejtë nga të gjitha shtetet përreth. Ama kur e sheh pak patriotizmin atëherë jo. Tash varet se cilën anë duhet a shohim ne si shtet. Nëse e shohim të ardhmen mendoj që duhet me heq”, tha ajo.
Ndryshe, taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake është vendosur në muajin nëntor të vitit kaluar.
Edhe pas presioneve të shumta që janë duke ardhur nga vendet mike, kryeministri Ramush Haradinaj nuk pranon të marr vendim për pezullimin apo heqje të saj, deri në arritjen e një marrëveshje për njohjen e pavarësisë së Kosovës ndaj Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë