LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Velesit do të njihen nesër me Kartën qytetare

Qytetarët e Velesit do të njihen nesër me Kartën qytetare

Civil – Qendra për Liri, nesër në Veles (26 prill, ora 12:00, sheshi Sërmaale) para qytetareve dhe qytetarëve të këtij qyteti do të mbajë prezantim publik të Kartës Qytetare – dokument global për avancimin e të drejtave qytetare dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kumtesës të kësaj OJQ-je, “Karta qytetare” paraqet hap të ri të shoqërisë qytetare në korniza globale, që u promovua vitin e kaluar në Konferencën botërore për perspektiva globale, e mbajtur në Berlin, me iniciativë të Qendrës Ndërkombëtare për Shoqëri qytetare dhe disa organizatave qytetare botërore të mirënjohura.

Civili është një nga 50 organizatat – nënshkruese të “Kartës Qytetare” në nivel botëror dhe do të jetë bartës i aktiviteteve promovuese dhe edukative për Kartën në Maqedoni.


Gjatë evenimentit në Veles do të organizohet prezantim i detajuar i të gjitha aktiviteteve lidhur me “Kartën Qytetare” në nivel botëror dhe nacional. Qytetaret dhe qytetarët do të kenë mundësi të marrin materiale edukative dhe informuese, si dhe të kyçen ndaj mbështetjes për Kartën, përmes nënshkrimit të deklaratës për mbështetje ose me pjesëmarrje në foto – video peticionin I cili është I pari i këtij lloji, me çfarë Civili për herë të parë do ta vendosë këtë formë të mbështetjes në korniza botërore.

Qytetaret dhe qytetarët në Veles do të kenë mundësi të marrin materiale edukative dhe informative, si dhe të kyçen në mbështetjen e Kartës, përmes nënshkrimit të deklaratës për mbështetje ose me pjesëmarrje në foto dhe video peticionin të parë të kësaj natyre, me çka CIVIL për herë të parë do të inkuadrojë këtë format të përkrahjes në suaza botërore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori