Kepios, Hootsuite dhe We Are Social që njihen si kompani që e vlerësojnë sjelljen e njerëzve në rrjetet sociale kanë bërë një kërkim për klikimin e reklamave në Facebook, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Një ndër shtetet që më shumë klikojnë reklamat në këtë gjigant të madh të rrjeteve sociale është edhe shteti i Maqedonisë, respektivisht qytetarët e Maqedonisë. Maqedonia në këtë listë është e teta në renditje me këto karakteristika: Një qytetar i Maqedonisë klikon mesatarisht 18 reklama në muaj. Më aktive në reklama janë femrat në Maqedoni që shtypin minimum 11 reklama në muaj kurse meshkujt shtypin 7 reklama.


Ishujt Faroe janë kampionë në interesimin ndaj reklamave. Qytetarët e këtij shteti shtypin mesatarisht 24 reklama në muaj. Më pak me përmbajtjet e sponsorizuara "gënjehen" shtetasit e Lituanisë.

Nga vendet e rajonit, Kroacia me 21 reklama të shtypura dhe Kosova me 20 reklama të shtypura, janë më para se Maqedonia.

Klikovi na FB reklami po drzavi Q3 2018

Këto statistika janë për muajin korrik të vitit 2018. /Telegrafi/