DnV me rezultatet preliminare për Prishtinën: VV me 44.46 për qind, LDK me 35.54 për qind

- 22/10/2017 22:32-Në balotazh nuk shkojnë 19 komuna
- 22/10/2017 22:11-DnV me rezultatet preliminare për Prishtinën: VV me 44.46 për qind, LDK me 35.54 për qind
- 22/10/2017 21:59-Pacolli: Kam pritur më shumë, por edhe ky rezultat është i mirë
- 22/10/2017 21:39-Haradinaj: AAK-ja është dyfishuar, 3 komuna i fituam pa balotazh
- 22/10/2017 21:28-Bekim Jashari e shpall fitoren në Skenderaj, thërret për festë
- 22/10/2017 21:24-Ymeri: LVV po prin bindshëm në Prishtinë
- 22/10/2017 21:09-Daut Haradinaj: Urime Bashkim, urime Deçan!
- 22/10/2017 20:44-Valdete Idziri feston fitoren në Mitrovicë: Unë jam kryetarja
- 22/10/2017 20:39-Gjini: Nëse shkojmë në balotazh, fitojmë ne!
- 22/10/2017 20:21-Mustafa: Do t’i fitojmë 15 komuna
- 22/10/2017 20:13-KQZ: 43,82% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës
- 22/10/2017 20:02-PDK: Jemi sërish forca e parë politike në vend
- 22/10/2017 19:48-Kusari-Lila: Do të fitoj pa balotazh, Ardiani do ta dëgjoj edhe katër vite zërin tim
- 22/10/2017 19:36-Mbyllen të gjitha qendrat e votimeve
- 22/10/2017 19:29-Dardan Sejdiu: Ne sonte fitojmë pa balotazh!
- 22/10/2017 19:22-Podujeva shkon në balotazh, në garë Agim Veliu dhe Ajet Potera?
- 22/10/2017 19:10-Exit Polli: Prishtina në balotazh, mes LDK-së dhe VV-së
- 22/10/2017 18:50-Nisma vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor
- 22/10/2017 18:46-Suharekë: I dehur tentoi të votojë, arrestohet pasi rrahu komisionerin
- 22/10/2017 18:38-Në Malishevë, votuesi ia kontrollon fletëvotimin gruas
- 22/10/2017 18:17-AAK e quan demokratik procesin e deritanishëm zgjedhor
- 22/10/2017 17:53-Matoshi: Presim rezultate pozitive në Mitrovicë dhe në komuna tjera
- 22/10/2017 17:35-Tahiri: PDK-ja në më së shumti komuna shkon në balotazh
- 22/10/2017 17:32-AAK: Deri më tani kanë dalë në votime 30 për qind e votuesve
- 22/10/2017 17:13-Policia: Janë çaktivizuar dy granata dhe dy detonatorë në autobusin e ndaluar në Jarinje
- 22/10/2017 17:04-Mitrovicë, Policia interviston dy kryesues për mungesën e dy fletëvotimeve
- 22/10/2017 16:50-Në Prizren pesë të arrestuar për fotografim votash
- 22/10/2017 16:29-PDK: Pesë fletëvotime për kryetar komune mungojnë në Mitrovicë
- 22/10/2017 16:13-Agim Bahtiri: Janë vjedhur 7 fletëvotime
- 22/10/2017 16:05-Vetura me flamur të AKR-së, qëndron pranë qendrës së votimit në Mitrovicë (Foto)
- 22/10/2017 16:00-Nisma vlerëson se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë
- 22/10/2017 15:57-Apostolova: Kjo është ditë e rëndësishme, dilni e votoni
- 22/10/2017 15:52-Hapçiu-Alijaj nga DnV: Vazhdon dukuria e votimit familjar dhe fotografimit të votës
- 22/10/2017 15:48-Daka: Deri në ora 15:00 kanë votuar 28.89 për qind e votuesve
- 22/10/2017 15:09-AGK: Të mos pengohen gazetarët
- 22/10/2017 14:55-Delawie: Kosova ka një mundësi për të demonstruar përkushtimin ndaj demokracisë
- 22/10/2017 14:46-Jahjaga fton qytetarët të votojnë
- 22/10/2017 14:39-DnV: Deri në orën 12 kanë votuar 14.61 për qind e qytetarëve
- 22/10/2017 14:34-PZAP: Mbi 30 ankesa për thyerje të heshtjes zgjedhore
- 22/10/2017 14:01-Braathu i kënaqur me procesin e deritashëm zgjedhor
- 22/10/2017 13:48-Kelani: Në autobusin me serbë në Jarinje dyshohet për mjet shpërthyes, tre të ndaluar
- 22/10/2017 13:44-PDK: Po ushtrohet presion mbi votues në Prishtinë
- 22/10/2017 13:35-LDK e kënaqur me procesin e deritashëm zgjedhor
- 22/10/2017 13:28-Policia ndalon një autobus me targa të Serbisë, dyshohet për mjet shpërthyes
- 22/10/2017 13:19-Cakolli: VV po shkel ligjin për zgjedhjet
- 22/10/2017 13:14-Kurteshi: Deri tash zgjedhjet janë duke u zhvilluar pa probleme
- 22/10/2017 12:58-Sherifi: Sot flet sovrani
- 22/10/2017 12:54-Kuçi: Proces i rregullt, s’ka parregullsi të mëdha
- 22/10/2017 12:48-Ndiqeni LIVE pjesëmarrjen e votuesve në secilën komunë
- 22/10/2017 12:19-PDK akuzon LDK-në për trysni mbi votuesit në Gjilan
- 22/10/2017 12:18-Prokuroria: Ndalohen tre persona lidhur me procesin zgjedhor
- 22/10/2017 12:12-KQZ, Policia dhe Prokuroria: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme
- 22/10/2017 12:08-Limaj: Sot është një mundësi e mirë që qytetarët t’i zgjedhin përfaqësuesit lokal
- 22/10/2017 12:03-Ymeri: Është shumë e rëndësishme dalja masive e qytetarëve në zgjedhje
- 22/10/2017 11:51-Daka: Deri në ora 11:00 votuan 10.05 % e votuesve
- 22/10/2017 11:46-Bytyqi fton qytetarët për të votuar
- 22/10/2017 11:38-Peterle: Është një atmosferë pozitive
- 22/10/2017 11:32-Çelaj: Votoni, sot është ditë feste pavarësisht kush do të jetë fituesi
- 22/10/2017 11:31-Delawie vizitoi Demokracinë në Veprim
- 22/10/2017 11:25-Veseli voton: Qytetarët të vendosin për të ardhmen e tyre
- 22/10/2017 11:21-Isa Mustafa votoi me ID të UP-së
- 22/10/2017 11:12-Komisioneri shqiptar kërcënohet në veri të Mitrovicës, lëshon qendrën e votimit
- 22/10/2017 11:11-DnV: Përleshje fizike në Graçanicë, dy arrestime në Kllokot
- 22/10/2017 11:08-Abrashi: Vota ka peshë, shfrytëzojeni të drejtën e votës
- 22/10/2017 10:52-Arrestohen dy komisionerë në një vendvotim të Kllokotit
- 22/10/2017 10:41-Pacolli: Sot vendoset për perspektivën e rinisë
- 22/10/2017 10:35-Thaçi fton qytetarët të votojnë: Ta përmbyllim edhe këtë test të demokracisë suksesshëm
- 22/10/2017 10:23-Selim Pacolli votoi në Hajvali, kërkon të votohet vizioni më i mirë për Prishtinën
- 22/10/2017 10:21-Haradinaj fton qytetarët ta kryejnë obligimin qytetar
- 22/10/2017 10:07-DnV: Pati disa parregullsi në hapjen e qendrave të votimit
- 22/10/2017 09:50-Voton Arbër Vllahiu, fton prishtinasit të dalin e të votojnë
- 22/10/2017 09:49-Voton Isa Mustafa, fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës
- 22/10/2017 09:39-Numër i madh i votuesve në Prizren
- 22/10/2017 09:31-Daka sqaron rastin në Deçan: Vulat unike shkaktuan problem
- 22/10/2017 09:29-Zyrat e Avokatit të Popullit të hapura për ankesat eventuale lidhur me procesin zgjedhor
- 22/10/2017 09:16-Prokurori i Shtetit në mbrojtje të votës
- 22/10/2017 08:59-Posterë të kandidatëve të PDK-së dhe LDK-së pranë qendrës së votimit në Prizren (Foto)
- 22/10/2017 08:55-Rakiq shkel rregullat e zgjedhjeve, bën thirrje të votohet Lista serbe
- 22/10/2017 08:37-Në Deçan probleme në qendrat e votimit, ngatërrohen vulat e KQZ
- 22/10/2017 08:13-Daka: Janë hapur me kohë të gjitha qendrat e vendvotimit, me përjashtim të një qendre në jug të Mitrovicës
- 22/10/2017 08:09-Autobusë me serbë nga Serbia pritet të vijnë në Kosovë për votim
- 22/10/2017 07:58-Voton kryetarja e KQZ, fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës
- 22/10/2017 07:30-Hapen 7 qendra të votimit në veri
- 22/10/2017 06:59-Materialet sensitive shpërndahen nëpër vendvotime
Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, sot nga ora 07:00 kanë votuar për të zgjedhur udhëheqësit komunalë, kryetarët dhe asambletë komunale, në 38 komuna të Kosovës.
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se në zgjedhjet e sotme lokale, kanë votuar 809.637 qytetarë, apo 43,82% e votuesve me të drejtë vote.
Valdete Daka, kryetarja e KQZ-së, ka thënë se në bazë të dhënave nga qendrat e votimit nga të gjitha komunat janë mbyll me kohë dhe pa ndonjë incident.
Qendrat e votimit janë mbyllur në ora 19:00 dhe nga 1.890.952 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 809.637 qytetarë.
Në këto zgjedhje kanë garuar 204 kandidatë për kryetar komunave dhe 6887 kandidatë për asambletë komunale.
Për zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, prej tyre 18 mijë e 11 janë votues të rinj.
Në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com gjatë tërë ditës por edhe në këto momente, keni mundur të ndiqni më të rejat për procesin zgjedhor.
22/10/2017 22:32-Në balotazh nuk shkojnë 19 komuna
Qytetarët e Kosovës, që nga orët e mëngjesit e të sotëm i janë drejtuar kutive të votimit, për të përzgjedhur të preferuarit e tyre për kryetar komune.
Në tërë territorin e Kosovës vendvotimet u mbyllen në orën 19:00, e menjëherë kanë filluar rezultatet e para preliminare. Sipas Demokracisë në Veprim, balotazh nuk do të ketë në 19 komuna të Kosovës.
LDK ka fituar pa balotazh në Podujevë, Pejë, Viti, Fushë Kosovë e Lipjan. PDK në anën tjetër ka fituar pa balotazh vetëm në Drenas. Deçani dhe Juniku i përkasin AAK-së qysh në raundin e parë.
Lista Serbe ka fituar pa balotazh në Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë Veriore.
Rufki Suma ka fituar pa balotazh në Han të Elezit, ndërsa Bekim Jashari në Skenderaj. As Mamusha nuk do të hyjë në balotazh. /Telegrafi/
22/10/2017 22:11-DnV me rezultatet preliminare për Prishtinën: VV me 44.46 për qind, LDK me 35.54 për qind
DnV me rezultatet preliminare për Prishtinën: VV me 44.46 për qind, LDK me 35.54 për qind
Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare edhe për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Sipas rezultateve të numërimit të 87,7 për qind të votave, kandidati i VV-së, Shpend Ahmeti, ka fituar 44.46 për qind të votave, ndërsa Arban Abrashi i LDK-së, 35.54 për qind të votave.
AKR është e treta me 10.12, pastaj PDK me 5.76 dhe AAK me 3.14 për qind. /Telegrafi/
22/10/2017 21:59-Pacolli: Kam pritur më shumë, por edhe ky rezultat është i mirë
Befasia e zgjedhjeve në Prishtinë është kandidati i AKR-së Selim Pacolli. I kyçur për herë të parë në politikë dhe sipas të gjitha gjasave i ka kaluar me vota edhe Lirak Çelajn e PDK-së dhe Arbër Vllahiun e AAK-së.
Ai pas publikimit të rezultateve të para preliminare nga Demokracia në Veprim ku Pacollin e radhit të tretin pas Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit në një intervistë ekskluzive për KosovaPress ka thënë se ky rezultat nuk është ai që ka pritur por sido që të jetë do t’i pret edhe ato të fundit.
“Ky është rezuktati dhe normal që I pranoj si rezultat. I përgëzoj të gjithë kandidatët e Prishtinës që me të vërtetë ka qenë një garë e qetë dhe e rëndësishme”, tha Pacolli.
Ai konsideron se në këtë garë nuk është humbës por fitues ndërsa ende nuk e di se cili është përcaktimi i tij pas zgjedhjeve.
Pacolli thotë se ishte porgrami i tij që është votuar nga qytetarët pasi që ishte një program me vision dhe I qartë.
“Është programi im që më ka radhitur para kandidatit të PDK-së dhe AAK-së “, tha Pacolli.
Pacolli ka pasur kundërkandidatët Shpend Ahmeti nga VV-ja, Arban Abrashi nga LDK-ja, Lirak Çelaj nga PDK-ja, Arbër Vllahiu nga AAK, Shyqiri Bytyqi nga Nisma, Rifat Deri nga Alternativa dhe Avni Çakmaku nga Partia Fjala.
22/10/2017 21:39-Haradinaj: AAK-ja është dyfishuar, 3 komuna i fituam pa balotazh
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij tashmë është dyfishuar. Thotë se tri komuna i kanë fituar pa balotazh.
"Aleanca në 3 komuna që ka qeverisur i ka fitu pa balotazh, Junikun, Deçanin dhe Obiliqin. Në Suharekë, Rahovec, Gjakovë balotazh shkojmë në balotazh, po ashtu edhe në Pejë, në Klinë dhe Istog", u shpreh Haradinaj.
Ai tha se po presin për rezultatin në Kaçanik. "Aleanca ka dyfishim të numrit të komunave", përfundoi Haradinaj.
22/10/2017 21:28-Bekim Jashari e shpall fitoren në Skenderaj, thërret për festë
Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt Bekim Jashari ka shpallur fitoren në këtë komunë.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka ftuar qytetarët që të festojnë në sheshin e qytetit.
“URIME!!! BASHKE PER SKENDERAJN TONE. Festojme nga ora 21:30 ne Sheshin Adem Jashari ne Skenderaj”, ka shkruar Jashari në Facebook.
22/10/2017 21:24-Ymeri: LVV po prin bindshëm në Prishtinë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se pavarësisht disa parregullsive të vogla, kjo parti e konsideron të rregullt procesin zgjedhor.
“Sot LVV po prin bindshëm në Prishtinë dhe do të jetë grupi më i madh i këshilltarëve në asamble të Prishtinës”, tha ai në konferencën për media.
Ai shtoi se janë në garë për të fituar dhjetë komuna të Kosovës në balotazh.
“Kemi pasur rritje të votave për kryetar të komunave dhe kandidatëve për asamble komunale”, tha Ymeri.
Duke folur rreth Exit Pollit, Glauk Konjufca nga LVV, tha se janë duke pritur numërimin e vendvotimeve për të parë nëse Prishtina do të fitohet pa balotazh dhe të fillojnë negociatat për të formuar shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
“Shumica është me rëndësi, por për dallim nga zgjedhjet e kaluara në asamble komunale kishte dhjetë asamblistë, tash numri është dukshëm më i madh”, tha ai.
22/10/2017 21:09-Daut Haradinaj: Urime Bashkim, urime Deçan!
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka filluar festën në Deçan për fitoren e AAK-së.
Ai ka postuar disa fotografi ku shihen shumë qytetarë të Deçanit, të lumtur pas rezultateve.
"Urime Bashkim!Urime Deçan!", ka shkruar Haradinaj në facebook.
22/10/2017 20:44-Valdete Idziri feston fitoren në Mitrovicë: Unë jam kryetarja
Valdete Idrizi, kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, pas rezultateve të publikuara të Exit Pollit të Klan Kosovës, ka thënë se fitorja e saj është bindëse në Mitrovicë.
Ajo u shpreh se është shumë e lumtur që qytetarët kanë dalë të votojnë dhe, sipas rezultatit të klan Kosovës, ajo doli e para me gjithsej 35.7 për qind.
“Jam shumë e lumtur që qytetarët më kanë besuar mua dhe i kanë besuar planprogramit tim”, tha ajo, derisa nuk komentoi deklaratat e kundër kandidatit të saj Agim Bahtiri, i cili ka thënë se do ta marrë Mitrovicën,..
“Fakti më i madh është se unë jam kryetarja e Mitrovicës dhe tani ne po festojmë”, u deklarua ajo.
22/10/2017 20:39-Gjini: Nëse shkojmë në balotazh, fitojmë ne!
Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini ka komentuar mundësinë e shkuarjes në balotazh me Mimoza Kusarin e Alternativës.
Ai ka thënë se ka dallime të mëdha mes dy partive të përfolura.
“Ka qendra ku jemi baraz, por ka edhe qendra ku jemi para dhe me dallim të madh. Duhet me pas qeverisje ndryshe në Gjakovë. Nëse shkojmë në balotazh ne do të fitojmë. Ne do të punojmë me qytetarët sepse nuk bën më njëjtë. Programi nuk ndryshon edhe nëse shkojmë në balotazh sepse është më i miri që ka pas Gjakova ndonjë herë”, ka thënë Gjini.
22/10/2017 20:21-Mustafa: Do t’i fitojmë 15 komuna
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovëxs (LDK), Isa Mustafa, ka theksuar se subjekti i tij ka dalë partia më e madhe në vend.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se sipas rezultateve të brendshme që i kanë ata, kanë arritur që t’i ruajnë komunat të cilat i kanë drejtuar në mandatin e fundit.
“Sipas rezultateve të deritanishme ne i kemi fituar nëntë komuna, derisa presim fitore edhe në 15 komuna tjera. Këto rezultate e konfirmojnë rikthimin në vendin që e ka pasë si partia më e madhe në vend. Dëshiroj t’i falënderoj qytetarët për kryetarët tonë të komunave”, ka theksuar Mustafa.
“Jemi pa balotazh në Pejë, fitues në Istog, Gjilan, Podujevë, Ferizaj, Suharekë dhe në Fushë Kosovë. Poashtu jemi në garë në Prishtinë, Mitrovicë dhe në Prizren”, ka thënë Lumir Abdixhiku, deputet i LDK-së. /Telegrafi/
22/10/2017 20:13-KQZ: 43,82% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se në zgjedhjet e sotme lokale, kanë votuar 809.637 qytetarë, apo 43,82% e votuesve me të drejtë vote.
Valdete Daka, kryetarja e KQZ-së, ka thënë se në bazë të dhënave nga qendrat e votimit nga të gjitha komunat janë mbyll me kohë dhe pa ndonjë incident.
Qendrat e votimit janë mbyllur në ora 19:00 dhe nga 1.890.952 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 809.637 qytetarë.
Daka me tutje ka falënderuar qytetarët për zgjedhjet dhe kulturën e lartë demokratike të treguar sot. /Telegrafi/
22/10/2017 20:02-PDK: Jemi sërish forca e parë politike në vend
Partia Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka thënë se edhe në këto zgjedhje, PDK ka dalë si parti e parë.
Abelard Tahiri dhe Blerta Deliu-Kodra kanë thënë se qytetarët në këto zgjedhje treguan besim ndaj PDK-së.
“PDK është fituese në nivel nacional, ndërkaq edhe në shumicën e komunave del si parti e parë në balotazh”, ka thënë Tahiri.
Ndërkaq Deliu-Kodra ka thënë se presin rezultate pozitive edhe në qytetet tjera. /Telegrafi/
22/10/2017 19:48-Kusari-Lila: Do të fitoj pa balotazh, Ardiani do ta dëgjoj edhe katër vite zërin tim
Kandidatja e Alternativës për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se do të jetë fituese pa balotazh e mandatit të saj të dytë në këtë komunë.
Duke komentuar rezultatet e Exit Pollit, që atë e nxjerr në balotazh me kandidatin e AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se Alternativa është e Gjakovës.
“Jemi të parët a do të jetë apo jo balotazh varet pas numërimit të votave. Ne jemi të parët, dhe jemi fitues në Gjakovë. Do të fitoj pa balotazh”, ka thënë Kusari-Lila në Klan Kosova.
Ajo i ka dërguar edhe një porosi Ardian Gjinit duke i thënë “se nëse të ka pengu zëri im, do ta dëgjosh edhe katër vjet tjera”. /Telegrafi/
22/10/2017 19:36-Mbyllen të gjitha qendrat e votimeve

Në gjithë vendin, ora 19:00 shënon kohën kur duhet të mbyllen qendrat e votimit.
Përveç votuesve që aktualisht janë në qendra, votues të tjerë nuk mund të votojnë më.
Ndryshe, rezultatet e exit-pollit do të publikohen menjëherë pas mbylljes së qendrave.
KQZ mban konferencë për media në orën 20:00.
22/10/2017 19:29-Dardan Sejdiu: Ne sonte fitojmë pa balotazh!
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka komentuar rezultatet e Exit Pollit.
Sipas këtyre rezultateve të Exit Pollit, në Prishtinë balotazhi do të zhvillohet në mes VV-së dhe LDK-së.
Mirëpo Sejdiu, ka thënë se Vetëvendosje e fiton Prishtinën pa balotazh.
“Exit pollet e Shkëlzen Maliqit gjithmonë e qesin VV me poshtë se qe është. Ne sonte fitojmë pa Balotazh!”, ka shkruar Sejdiu në Facebook. /Telegrafi/
22/10/2017 19:22-Podujeva shkon në balotazh, në garë Agim Veliu dhe Ajet Potera?
Vendvotimet në komunën e Podujevës janë mbyllur në orën 19.00.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se komuna e Podujevës shkon në balotazh.
Agim Veliu nga LDK dhe Ajet Potera nga VV do të shkojnë në balotazh.
22/10/2017 19:10-Exit Polli: Prishtina në balotazh, mes LDK-së dhe VV-së
Gazetari Baton Haxhiu, duke paralajmëruar Exit Pollin e organizuar nga Klan Kosova, thotë se të gjitha partitë politike nuk e kanë arritur rezultatin që kanë arritur në zgjedhjet e përgjithshme.
“Ky është lajm për të gjithë”, ka thënë ai, duke shtuar se veç një komunë në Dukagjin nuk do të shkojë në balotazh. “Ajo që është interesant është se një parti e vogël ka arritur të shkojë në një komunë, me një parti me traditë, në balotazh. Është edhe një parti tjetër pjesë e Qeverisë, në balotazh në një komunë”.
Sipas tij, “partia ma e vjetër ka rikthyer veten”, ndërkaq “partia tjetër ma e madhja deri në kohën e fundit e ka një rezultat goxha keq”.
“Prishtina shkon në balotazh, mes LDK-së dhe Vetëvendosjes”, ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/
22/10/2017 18:50-Nisma vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor
Nisma për Kosovën vlerëson se procesi i deritanishëm zgjedhor ka rrjedh mirë dhe në baza normale, derisa parregullsitë e vogla kjo parti konsideron se nuk do të ndikojnë në procesin zgjedhor.
Qerkin Dugolli, anëtar i Kryesisë së Nisma, në një konferencë për media kanë falënderuar qytetarët për maturinë e treguar në ditën e zgjedhjeve dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që ende nuk kanë dalë për të votuar ta shfrytëzojnë tash këtë të drejtë deri në kohën e mbylljes së vendvotimeve.
22/10/2017 18:46-Suharekë: I dehur tentoi të votojë, arrestohet pasi rrahu komisionerin
Qytetarët e Kosovës i janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet komumale.
Në fshatin Mushtisht të Suharekës është arrestuar një votues që ka rrahur një komisioner.
"Një qytetar shqiptar në gjendje të dehur ka shkuar në qendrën e votimit në fshatin Mushtisht. Ai ka kërkuar të votoj me letërnjoftim të Serbisë, por nuk është lejuar nga komisioneri. Votuesi më pas ka sulmuar fizikisht komisionerin ndërsa pas intervenimit të policisë, ai është arrestuar", ka thënë për Telegrafin zëdhënësi policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.
Ndryshe, deri më tani në Prizren të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar mbi 35 përqind e qytetarëve. /Telegrafi/
22/10/2017 18:38-Në Malishevë, votuesi ia kontrollon fletëvotimin gruas
Një votues (R.L.) në qendrën e votimit në shkollën “Naim Frashëri” në Banjë të Malishevës e ka hapur votën e bashkëshortes së tij për të parë se për kënd ka votuar ajo.
Rastin e shikimit të votës së bashkëshortes kryesuesi i qendrës së votimit e ka evidentuar në procesverbal.
Këtë veprim ky qytetar e bëri me gjithë insistimin e komisionerëve dhe vëzhguesve të pranishëm që mos ta bënte atë./Kallxo.com/
22/10/2017 18:17-AAK e quan demokratik procesin e deritanishëm zgjedhor

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se deri më tani procesi zgjedhor ka shkuar pa asnjë incident të theksuar.
Ahmet Isufi nga AAK, në konferencën e tretë për media, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe orën e fundit që të dalin dhe të votojnë.
“Procesi i sotëm zgjedhor deri më tani ka qenë në mënyrë të daljes së dinjitetshme të qytetarëve dhe në mënyrë demokratike, dhe deri më tani nuk ka ndonjë incident të theksuar përkundër ndonjë parregullsie të vogël.
Ka mbetur edhe pak kohë deri në mbylljen e votimeve, prandaj i ftojmë të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë këtë moment dhe të dalin të japin votën e tyre”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka falënderuar ë gjithë qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të dalë në votime.
Konferenca e ardhshme e AAK-së do të jetë menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve. /Telegrafi/
22/10/2017 17:53-Matoshi: Presim rezultate pozitive në Mitrovicë dhe në komuna tjera
Fatmir Matoshi, nga Shtabi zgjedhor i Aleancës për Kosovë të Re (AKR), ka theksuar se ata si subjekt politik kanë disa vërejtje për mënyrën se si ka shkuar procesi zgjedhor gjatë ditës së sotme.
Ai në një konferencë për media, ka thënë se kanë marrë ankesa dhe vërejtje nga aktivistët e AKR-së, në komunat e Prishtinës, Mitrovicës, Gjakovës, etj.
“Në Prishtinë e kemi rastin kur një votuesi nuk i janë dhënë dy fletëvotime, por vetëm një. Më pas kemi fotografim të votës, dukuri e cila po na shqetëson. Janë mbi 130 raste kur vota është fotografuar. Në fshatin Skivjan, ka dyshime dhe është raportuar për rastin e shitjes së votës përmes metodës së ‘trenit bullgar’”, ka shtuar Matoshi.
Ai ka thënë se pret që organet e rendit do t’i marrin masat e nevojshme, duke i zbuluar rastet e keqpërdorimit të votës së qytetarëve.
“Në anën tjetër anëtarësia jonë po i përgjigjet pozitivisht thirrjes për të votuar. Në Mitrovicë po presim fitore të sigurt. Presim rezultate pozitive edhe nëpër komuna tjera. Ju bëjmë thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve të qëndrojnë në vendvotimet e tyre, deri në numërimin e votës së fundit. Çdo votë duhet të lexohet ashtu si është dhënë, që në fund të mos kemi devijim të asnjë rezultati në asnjë komunë”, ka theksuar Matoshi. /Telegrafi
22/10/2017 17:35-Tahiri: PDK-ja në më së shumti komuna shkon në balotazh
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media ka thënë mbarëvajtje e procesit zgjedhor është kryesisht e mirë.
Ai ka thënë se ato pak parregullsi të vogla që kanë qenë, do të adresohen prej degëve të tyre në institucionet përgjegjëse.
“Mirëpo, shqetësuese e kemi rastin e Mitrovicës, ku humbësit e zgjedhjeve po mundohen të manipulojnë përmes fenomenit të ashtuquajtur ‘treni bullgar’”, ka thënë Tahiri.
Tahiri i ka falënderuar rreth 20 mijë aktivistë të PDK-së të angazhuar në këtë proces.
“Këta aktivistë pandalshëm po e japin kontributin e tyre, rezultatet e të cilëve do të dëshmohen edhe sonte, duke rikonfirmuar PDK-në si partinë më të madhe në vend, me numrin më të madh të komunave ku shkojmë në balotazh”, ka thënë Tahiri.
Ai i ka falënderuar votuesit e PDK-së për besimin e tyre të palëkundur në liderishipin dhe qeverisjen e PDK-së.
“Shfrytëzojmë rastin të apelojmë tek të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që ende nuk kanë votuar, gratë, nënat, motrat, të rinjtë dhe të rejat, që të dalin dhe ta kryejnë obligimin e tyre qytetar, duke votuar dhe zgjedhur vetë kryetarin dhe asamblistët e komunave të tyre”, ka thënë Tahiri.
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se ky subjekt politik mbetet i përkushtuar që zgjedhjet të përfundojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. /Telegrafi/
22/10/2017 17:32-AAK: Deri më tani kanë dalë në votime 30 për qind e votuesve
Në bazë të të dhënave të Shtabit zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) rezulton se deri më tani mbi 30 për qind e qytetarëve të Kosovës e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar dhe sipas AAK-së, procesi zgjedhor është duke shkuar mirë, përveç disa problemeve teknike.
Kështu ka thënë Meliza Haradinaj nga AAK në një konference për medie, e cila theksoi se në bazë të të dhënëve të tyre nëpër qendrat e votimit ka një rritje shumë të madhe në krahasim me vitet e kaluara të votuesve.
“Procesi zgjedhor ka një mbarëvajtje të mirë, pa parregullsi të mëdha, përveç disa problemeve teknike të cilat janë adresuar me kohë. Mbledhjet e AAK janë në komunikim të vazhdueshëm me shtabin qendrorë të aleancës dhe të gjitha çështjet e lartpërmendura janë adresuar me kohë. Vëzhguesit tanë për të gjitha qendrat e votimit tregojnë se ka një rritje shumë të madhe në krahasim me vitet e kaluara të votuesve. Me këtë rast i falënderojmë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe i ftojmë që ta realizojnë të drejtën e tyre për të votuar edhe në orët e mbetura”, theksoi Haradinaj.
22/10/2017 17:13-Policia: Janë çaktivizuar dy granata dhe dy detonatorë në autobusin e ndaluar në Jarinje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me gjetjen e mjeteve shpërthyese në autobusin që vinte nga Serbia, në pikën kufitare në Jarinje.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës Baki Kelani, ka thënë për Telegrafin se në autobus janë gjetur dy granata dore dhe dy detonatorë elektrikë.
Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, ka identifikuar mjetet e dyshuara në autobusin e ndaluar në Pikën Kufitare në Jarinje në hyrje në republikën e Kosvës.
“Mjetet e dyshuara janë identifikuara si dy granata dore, dy detonatorë elektrikë, të cilat janë larguar në mënyrë të kontrolluar”, tha Kelani, për Telegrafin.
“Si rezultat i punës së zyrtarëve policorë, tre persona serbë janë arrestuar, përderisa procedurat e mëtejme janë duke u realizuar në konsultim dhe koordinim me prokurorët kompetentë”, tha Kelani. /Telegrafi/
22/10/2017 17:04-Mitrovicë, Policia interviston dy kryesues për mungesën e dy fletëvotimeve
Dy kryesues të qendrës së votimit në shkollën “Avdullah Shabani” në Mitrovicë janë intervistuar nga Policia e Kosovës.
Këtë e konfirmoi për Telegrafin menaxheri i qendrës së votimit në shkollën "Avdullah Shabani", Haki Shyti.
Ai tha se kanë marr informacion për mungesën e dy fletëvotimeve dhe me këtë rast i kanë konsultuar kryesuesit e vendvotimeve.
“Doli e vërtetë që kanë munguar dy fletëvotime dhe policia me hetuesinë janë duke shqyrtuar rastin", ka thënë ai.
Shyti po ashtu tha se dy kryesuesit, ai i LDK-së me inicialet V.P dhe ai i AAK-së me inicialet A.P, janë përcjell për në polici për tu intervistuar . /Telegrafi/
22/10/2017 16:50-Në Prizren pesë të arrestuar për fotografim votash
Raportohet se pesë perona janë arrestuar në rajonin e Prizrenit për manipulim votash, gjatë zgjedhjeve të sotme.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka konfirmuar për Telegrafin se janë arrestuar pesë persona për sshkak të fotografimit të votës.
“Të arrestuarit janë zënë duke fotografuar votën. Katër prej tyre janë në mbajtje, kurse një person është liruar pas intervistimit”, ka thënë Berisha.
Sipas Berishës, nga katër personat që janë ndaluar, dy janë arrestuar në Mamushë, një në qendrëne votimit në Shkollën “11 Marsi” Prizren dhe një në “Mustafa Bakia në Prizren”.
Një person i moshuar në qendrën e votimit “Motrat Qiriazi” në Prizren, e ka grisur fletëvotimin. /Telegrafi/
22/10/2017 16:29-PDK: Pesë fletëvotime për kryetar komune mungojnë në Mitrovicë
Partia Demokratike e Kosovës Dega në Mitrovicë, ka bërë të ditur se vëzhgues të kësaj partie kanë vërejtur parregullsi të procesit zgjedhor në disa qendra të votimit.
“Është shqetësues fakti se në pesë vendvotime kanë munguar nga një fletëvotim, gjithsej pesë fletëvotime për kryetar komune. Në shkollën fillore “Abdullah Shabani” është konfirmuar nga KKZ-ja se në dy vendvotime, 1102/13 dhe 1102/16R, numri i nënshkrimeve nuk përputhet me numrin e fletëvotimeve për kryetar komune. Më saktë në këto dy vendvotime mungon nga një fletëvotim për kryetar komune. Gjithashtu dyshohet se në shkollën fillore “Migjeni”, po ashtu mungojnë dy fletëvotime për kryetar komune. Vëzhguesit e PDK-së kanë raportuar edhe për mungesën e një fletëvotimi për kryetar komune në vendvotimin 1113b/1R, në shkollën fillore në “Trepçë”, thuhet në një komunikatë të Degës së PDK-së në Mitrovicë./Telegrafi/
22/10/2017 16:13-Agim Bahtiri: Janë vjedhur 7 fletëvotime
Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas situatës së krijuar, për shkak se sipas tij mungojnë 7 fletëvotime.
Ai ka ftuar prokurorinë e shtetit të merr masa të menjëhershme, derisa nuk është bërë vonë.
"7 fletëvotime deri më tash janë vjedhur prej qendrave të votimit në Mitrovicë. Kjo tregon se ata që historikisht e kanë vjedhur votën, po duan që ta përsërisin situatën e vitit 2010. Ftoj prokurorinë e shtetit që të merr masa të menjëhershme, përderisa nuk është bërë vonë. Me asnjë çmim nuk do të lejojmë që askush ta keqpërdorë vullnetin e lirë të qytetarëve", ka shkruar Agim Bahtiri në Facebook.
22/10/2017 16:05-Vetura me flamur të AKR-së, qëndron pranë qendrës së votimit në Mitrovicë (Foto)
Në kuadër të parregullsive që janë paraqitur gjatë procesit të sotëm zgjedhor, Telegrafi raporton për një makinë, e cila ka qëndruar rreth 30 minuta afër qendrës së votimit në SH.M.U. “Harun Beka”, në fshatin Gushavc të Mitrovicës së Jugut.
Në veturë shihet i vendosur flamuri i Aleancës për Kosovë të Re (AKR), kurse Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes, duke e larguar makinën nga oborri i shkollës, dhe duke e shoqëruar një person në stacionin policor
Por, shefi i shtabit zgjedhor të AKR-së në Mitrovicë, Besnik Beka, e ka mohuar këtë lajm.
Ai tha për Telegrafin se kjo aspak nuk është e vërtetë.
“Kjo është një spekulim”, ka thënë Beka.
Ndërkohë, burime brenda Policisë në Mitrovicë konfirmojnë për Telegrafin se një person është marrë në pyetje për rastin në fjalë./Telegrafi/
22/10/2017 16:00-Nisma vlerëson se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë
Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga Nisma për Kosovën, Shyqiri Bytyqi, ka theksuar se procesi zgjedhor deri më tani ka shkuar shumë mirë dhe nuk është paraqitur ndonjë parregullsi.
Ai këto komente i ka bërë një një konferencë për media, të mbajtur në zyret e partisë.
“Ne bazë të informacioneve që kemi deri tani nga shtabet tona zgjedhore, deri në orën 14 nuk është paraqitur ndonjë parregullsi. Në përgjithësi procesi po shkon mirë. Jemi në kontakte të vazhdueshme me degët tona. Deri tani ka qenë një dalje pothuajse e njëjtë me zgjedhjet e fundit lokale. Ka parregullsi të vogla, të cilat nuk e shohim që janë pengesë në mbarëvajtjen e procesit. Konsiderojmë se nëse vazhdon deri në fund do ta kemi një përfundim të zgjedhjeve ashtu siç duhet. Në përgjithësi kemi komuna, që deri në ora 14 kanë shkuar 20-23 për qind, por variojnë varësisht nga komunat”, tha ai.
22/10/2017 15:57-Apostolova: Kjo është ditë e rëndësishme, dilni e votoni
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka vizituar sot shkollën "Dardania" në Prishtinë, ndërsa me këtë rast theksoi se është shumë me rëndësi për qytetarët e Kosovës se për kë do të votojnë.
Ajo ftoi qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre komunal.
“Nuk do të bëjë deklaratë rreth vlerësimit të procesit zgjedhor pasi që pas ditëve ne do të dalim me deklarata zyrtare. Por unë kam një porosi për qytetarët e Kosovës. Dilni dhe votoni. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme...”, ka thënë shefja e Zyrës së BE-së në Kosovës.
“Është shumë e rëndësishme se kë do të votoni sot. Votoni për njerëzit me duar të pastra..”, u shpreh Apostolova.
22/10/2017 15:52-Hapçiu-Alijaj nga DnV: Vazhdon dukuria e votimit familjar dhe fotografimit të votës
Organizatat jo qeveritare, të mbledhura rreth Demokracisë në Veprim (DNV), kanë prezantuar disa probleme që janë raportuar gjatë procesit të sotëm zgjedhor.
Mjellma Hapçiu-Alijaj, nga DNV, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se përqindja e daljes së votuesve deri më tani, është më e vogël sesa në zgjedhjet paraprake.
Sipas saj, qytetarët kanë prirje që të votojnë në orët e pasdites, duke shtuar se shpreson se edhe kësaj radhe kjo tendencë do të jetë e njëjtë.
“Krahasuar me zgjedhjet e 11 qershorit, kemi një rënie të numrit të votuesve për të njëjtën orë. Kemi probleme me të cilat po ballafaqohen qytetarët, si p.sh. mos gjetja e emrave nëpër lista. Po të njëjtit persona ankoheshin se nuk e gjenin veten në listë të votuesve. Informimi prej KQZ-së ka ndodhur shumë vonë. Përveç OJQ-ve, që kanë punuar me grupmoshat e reja për t’i vetëdijësuar, KQZ-ja nuk punuar në këtë drejtim, gjë e cila po reflektohet edhe në ditën e zgjedhjeve”, ka shtuar Hapçiu-Alijaj.
Ajo ka treguar për disa probleme të raportuara që në orët e mëngjesit, si problemi i ngatërrimit të vulave të KQZ-së. “KQZ ka treguar se ka qenë një gabim teknik. Kemi pasur tentime për të votuar më shumë se njëherë, në 26 raste”.
“Votimi familjar ka ndodhur në 1996 raste. Më pas kemi prapë problemin me fotografim të votës, trend ky që fatkeqësisht po vazhdon, duke e ditur se fotografimi i votës është vepër që mund të dënohet deri me tri vjet burgim”, ka shtuar Hapçiu-Alijaj.
Sipas saj, ka mungesë të informimit për mënyrën e votimit, veçanërisht për të rinjtë, gjë e cila mund të ndikojë në rritjen e numrit të votave të pavlefshme. /Telegrafi/
22/10/2017 15:48-Daka: Deri në ora 15:00 kanë votuar 28.89 për qind e votuesve
Kryetarja e Komisionit qendror zgjedhor, Valdete Daka në një konferencë për media tha se në bazë të të dhënave që kanë deri në ora 15:00 kanë votuar 532.288 votues apo 28.89 për qind e votuesve.
Daka tha krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2013 përafërsisht në të njëjtën kohë kanë votuar 568.709 votues ose 31.96 për qind.
Kryetarja e KQZ-së tha se procesi i votimit është duke shkuar me rregull, me përjashtim të disa çështjeve të vogla teknike.
Daka foli edhe për disa raportime për mungesën e listave për votim për personat e verbër. Ajo tha se ka mundësi të mund të kenë pasur mungesë të listave, por edhe kjo është sanuar.
Ajo tha se Kosova është ndër shtetet e rralla edhe në botë që ofron mundësinë për të votuar edhe personat që kanë probleme me të pamurit.
22/10/2017 15:09-AGK: Të mos pengohen gazetarët
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim informatën se është penguar ekipi i Televizionit 21 në Obiliq.
Informatën për AGK-në e ka bërë të ditur gazetarja Fitore Ademi e cila ka thënë se ekipi i televizionit nuk është lejuar që të futet brenda ambienteve të qendrës së votimit.
“Në qendrën më të madhe të votimit në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ekipi i RTV21 u pengua që të percjellë procesin zgjedhor. Ne nuk e dimë nëse drejtuesit e kësaj qendre kanë ndjekur trajnimet e KQZ-së apo kanë dashur të fshehin diçka nga syri i kamerës sonë, por, kërkesa jonë për autoritetet përgjegjëse është që ta hetojnë këtë rast”, ka thënë gazetarja Ademi.
Duke ju referuar këtij rasti, AGK dënon veprimin e menaxherit, kryesuesit të kësaj qendre të votimit si dhe fjalorin përdorur ndaj kolegëve Fitore Ademi si dhe kameramanit Sahit Kokolli.
AGK kërkon nga të gjithë drejtuesit e qendrave të votimit që të mos pengojnë gazetarët në kryerjen e punë së tyre si dhe të respektojnë ligjet në fuqi.
Poashtu AGK, kërkon nga kolegët që të raportojnë çdo pengesë që ju bëhët në punën e tyre në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës si dhe në Policinë e Prokurori që janë të angazhuara në mbarëvajtjen e procesit të votimit.
22/10/2017 14:55-Delawie: Kosova ka një mundësi për të demonstruar përkushtimin ndaj demokracisë
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie deklaroi derisa po qëndronte në KQZ, se vëzhguesit ndërkombëtarë do ta vëzhgojnë tërë procesin zgjedhor, por edhe atë të numërimit të votave.
“Më vjen shumë mirë që sot jam këtu. Me një fare mënyre jam duke e nisur ditën si vëzhgues i zgjedhjeve lokale këtu në Kosovë. Shtetet e Bashkuara te Amerikës besojnë që Kosova e ka një mundësi të mrekullueshme sot për të demonstruar përkushtimin e saj ndaj demokracisë duke marr pjesë në zgjedhje paqësore të lira dhe të besueshme”, tha ai, pwr RTK.
Delawie tha se vëzhguesit ndërkombëtarë do ta shtojnë besimin e qytetarëve.
“Ne besojmë se vëzhguesit ndërkombëtarë e shtojnë besimin e qytetarëve sepse ata do të jenë të pranishëm edhe gjatë procesit të numërimit të votave. Rezultatet preliminare do të dalin sonte dhe disa do të jenë të disponuar e disa jo, por secili duhet të punojë në interes të publikut dhe të mos i shikojnë interesat personale”, tha ai.
22/10/2017 14:46-Jahjaga fton qytetarët të votojnë
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kryer obligimin e saj qytetar, duke hedhur votën në qendrën e votimit “1 Tetori” në Prishtinë.
"Sot përmbusha obligimin qytetar. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve ta ushtrojnë këtë të drejtë.
Pres ky proces zgjedhor të zhvillohet dhe të përmbyllet në frymë demokratike dhe ta dëshmoj edhe një herë synimin tonë për një shtet demokratik", tha Jahjaga. /Telegrafi/
22/10/2017 14:39-DnV: Deri në orën 12 kanë votuar 14.61 për qind e qytetarëve
Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka paraqitur raportin e dytë për procesin zgjedhor i cili po zhvillohet sot për zgjedhjet lokale, ku ka identifikuar disa parregullsi që kanë ndodhur nëpër qendrat e votimit.
Megjithatë, pavarësisht këtyre parregullsive, ato nuk po e prishin procesin në tërësi.
Albert Krasniqi nga DnV-ja tha se raportin që kanë marrë nga vëzhguesit e tyre në terën jep të dhëna për procesin deri në orën 12:00.
Ai tha se deri në orën 12:00, kanë votuar 276 mijë e 342 qytetarë me të drejtë vote ose shprehur në përqindje 14. 61 për qind e të gjithë votuesve.
Sipas raportit të DnV-së, tri komunat me përqindjen më të lartë të daljes është Kllokoti, Mamusha dhe Leposaviqi. Ndërsa, komunat me daljen me të ulët deri në orën 12, janë Skenderaj me 9.3 përqind, Dragashi me 10. 8 për qind dhe Rahoveci me 11. 2 për qind.
“Sa i përket parregullsive që kemi evidentuar deri në orën 12:00 kanë të bëjnë me tentimet për të votuar me shumë se një herë, që janë 26 raste në 9 vendvotime që kanë ndodhur, dhe prinë Ferizaj me 13 raste, Mitrovica me 8 dhe Prizreni me dy. Kemi edhe raste që po na shoqërojnë në zgjedhje, por që është me i ulët se zgjedhjet e kaluara parlamentare, është votimi familjarë, ose kur me shumë se një person qëndron prapa kabinës së votimit. Gjithsejtë janë identifikuar 1967 raste, në 338 vendvotime ose një dukuri që ka prekur 13.5 për qind të të gjitha vendvotimeve të hapura në Kosovë. Këto raste prinë Gjakova me 330 raste, Ferizaj me 208 dhe Lipjani me 138. Fotografimi i votës është evidentuar në 138 raste, që në përqindje në nivel të përgjithshëm është 3.8 për qind”, tha Krasniqi.
Krasniqi shtoi se vështirësitë e votuesve për të gjetur emrin në listën votuese është një dukuri tjetër e cila ka rol në zgjedhje. Po ashtu, ai theksoi se parregullsi tjera që kanë evidentuar janë edhe defekte teknike në fletëvotime pasi ka pasur viza për ta sugjeruar një subjekt të caktuar për ta votuar.
“Sa i përket parregullsive tjera përveç atyre që ne ju kemi informuar deri me tani, kanë të bëjnë me qendrën e votimit në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Drenas, ku në këtë vendvotim janë vërejtur disa fletëvotime që kanë pasur defekte teknike dhe ka qenë një vizë e vendosur para Nismës për Kosovës që ka qenë një mënyrë për ta sugjeruar votuesin për ta votuar atë subjekt politik. Ky deng i fletëvotimeve është tërhequr prej votimeve nga ana e komisionerëve. Pastaj, në qendrën e votimit 1121B në shkollën ‘Mehë Uka’ në Mitrovicë një person është lejuar të votojë me dokument të fotokopjuar pasi nuk e ka pasur dokumentin origjinal. Pastaj në Shkollën ‘Asim Vokshi’ në Prishtinë, një votues ka raportuar se ka gjetur emrin e tij të nënshkruar se dikush ka votuar paraprakisht. Ndërsa në shkollën ‘Ndre Mjeda’ në Istog një komisioner i VV-së është paraqitur me identitet të rremë, i njëjti është identifikuar dhe është larguar nga vendvotimi”, u shpreh ai.
Megjithatë, Krasniqi u shpreh se këto parregullsi të evidentuara nuk e prishin procesin zgjedhor në tërësi. /B. Syla/
Më shumë se 1 milion e 890 mijë qytetarë me të drejtë vote, do të kenë mundësinë që të votojnë të dielën, më 22 tetor, për kandidatët për kryetar të komunave dhe për këshilltarë komunal.
Për këto zgjedhje lokale janë gjithsej 899 qendra votimi me 2 505 vendvotime, në 38 komuna të Kosovës.
Organizata të shumta vendore dhe ndërkombëtare kanë paralajmëruar se do ta vëzhgojnë nga afër procesin e zgjedhjeve lokale.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar rreth 33 mijë e 200 vëzhgues.
Numri i kandidatëve që janë certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, është 7 091 kandidatë, prej tyre 6 887 janë kandidatë për Kuvende Komunale, ndërkaq 204 kandidatë janë në garë për kryetar komune.
22/10/2017 14:34-PZAP: Mbi 30 ankesa për thyerje të heshtjes zgjedhore
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka bërë të ditur për Radion Evropa, se kanë marrë edhe ankesat e para për parregullsi të paraqitur në procesin zgjedhor.
Mul Desku, kryesues i Sekretariatit të Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa tha për Radion Evropa e Lirë se ky panel deri më tash ka pranuar disa ankesa, të cilat kryesisht janë bërë nga subjektet politike
“Gjatë ditës së sotme janë paraqitura deri më tani katër ankesa që i referohen thyerjes së heshtjes zgjedhore. Derisa, gjatë ditës së djeshme kemi pasur 31 ankesa që po ashtu kanë të bëjnë me thyerje të heshtjes zgjedhore”, tha Desku.
22/10/2017 14:01-Braathu i kënaqur me procesin e deritashëm zgjedhor
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu ka thënë se është shumë e rëndësishme që procesi zgjedhor të shkojë mirë dhe ashtu siç është planifikuar.
Braathu ka folur ekskluzivisht për arbresh.info gjatë vizitës në një vendvotim në veri të Mitrovicës ku ka thënë se nuk ka ardhur në këtë pjesë për monitorim por për mbështetje të KQZ-së, shkruan arbresh.info.
“Ne nuk jemi duke bërë monitorim të zgjedhjeve sepse OSBE nuk është përfshirë në monitorim por në mbështetje të KQZ-së. Nga të dhënat që kemi, çdo gjë ka shkuar mirë dh në rregull dhe do të jemi këtu deri në fund për të përcjellë procesin”, tha Braathu.
I pyetur në lidhje me thirrjet e zyrtarëve serbë për të votuar masivisht për politikat e Beogradit, Braathu nuk ka dashur të flasë duke thënë se nuk i komenton ato.
“Ne nuk i komentojmë ato, por vetëm procesin e votimit dhe zgjedhjes”, ka deklaruar për arbresh.info ambasadori i OSBE-së.
22/10/2017 13:48-Kelani: Në autobusin me serbë në Jarinje dyshohet për mjet shpërthyes, tre të ndaluar
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka folur rreth ndaljes së një autobusi me mbi 50 udhëtarë në pikën kufitare në Jarinje, e ku dyshohet për një mjet shpërthyes.
Kelani tha se në hyrje të pikës kufitare në Jarinje policia gjatë kontrollit të një autobusi me targa të qytetit të Serbisë, Kragujevc kanë gjetur mjete të dyshimta shpërthyese.
Ai tha se ekipi i policisë tani është duke bërë verifikimin e mjetit të dyshuar.
Kelani bëri të ditur se tre persona serbë janë arrestuar, por sipas tij është herët të thuhet nëse rasti ka të bëjë me procesin zgjedhor, pasi rasti ka ndodhur në Jarinje dhe jo ndonjë qendre votimi.
Ai tha se do të verifikohet po ashtu nëse autobusi është i linjës së rregullt, apo udhëtarët kanë ardhur për të votuar.
Zëdhënësi i Policisë tha se pas marrjes në pyetje të tre personave serbë do të kenë informata më të detajuara për rastin.
22/10/2017 13:44-PDK: Po ushtrohet presion mbi votues në Prishtinë
Partia Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media, ka thënë se sipas të dhënave të marra nga degët e Partisë Demokratike të Kosovës anekënd vendit, kemi një trend të mirë të daljes së votuesve në zgjedhje dhe procesi po vijon normalisht.
“Deri më tani nuk kemi të raportuar ndonjë parregullsi që do të mund të ndikonte në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, përpos disa përpjekjeve dëshpëruese të disa subjekteve politike, që të bëjnë fushatë elektorale edhe sot para qendrave të votimit. Një rast të tillë e kishim edhe në Prishtinë, ku partia Vetëvendosje kishte shpërndarë në kryeqytet fletushka propaganduese, duke thyer kështu heshtjen zgjedhore”, ka thënë Blerta Deliu-Kodra nga PDK-ja.
Në emër të Partisë Demokratike e Kosovës, Deliu-Kodra i ka uruar votuesit e rinj, që këtë radhë votojnë për herë të parë dhe i ftuar gjithë qytetarët që të dalin masivisht, me familjarët dhe miqtë e tyre, për të kryer obligimin e tyre qytetar.
“Vota qytetare është vulë për një të ardhme më të ndritshme të komunave tonë, për zhvillimin e tyre ekonomik dhe për një jetë më të mirë për qytetarët tanë”, ka thënë Deliu-Kodra.
Ajo ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, me konferenca të rregullta, gjatë gjithë ditës do t’i mbajë të informuar qytetarët për procesin zgjedhor. /Telegrafi/
22/10/2017 13:35-LDK e kënaqur me procesin e deritashëm zgjedhor
Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media, tha se janë shumë të kënaqur me ecurinë e deritashme të procesit zgjedhor.
Ai po ashtu bëri thirrje që të ruhet ky standard i lartë demokratik i zgjedhjeve në Kosovë.
“Deri më tani jemi të kënaqur shumë me procesin zgjedhor. Kosova po e tregon një kulturë të lartë demokratike. Siç është raportuar nga KQZ, deri më tani pjesëmarrja në votim është 10 për qind. Kjo pjesëmarrje është konfirmuar dhe nga vëzhguesit tanë . Mbi 180 mijë votues kosovar e kanë shfrytëzuar deri tani në orën 11, të drejtën e tyre për të votuar. Ne edhe më tutje i bëjmë thirrje qytetarëve tanë, që të shfrytëzojnë në mënyrë sa më masovike, të drejtën e tyre për të përcaktuar fatin tonë në katër vitet e ardhshme. Vlerësojmë gjithashtu dhe përpjekjet dhe angazhimet nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar, drejtë sigurimit të një procesi të drejtë dhe korrekt. ..Jemi të kënaqur dhe me Prokurorinë e shtetit dhe me reagueshmërinë që kanë pasur në disa raste të raportuara. Ne jemi duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm me KQZ dhe me mekanizmat, që i ka dhe çdo shkelje eve ntuale do ta raportojmë atje... Në orët në vijim ne presim dhe bëjmë thirrje të vazhdojë procesi i njëjtë, që standardi demokratik i lartë të mirëmbahet. Dhe i ftojmë sa më shumë qytetarë të dalin në zgjedhje”, tha ai./Telegrafi/
22/10/2017 13:28-Policia ndalon një autobus me targa të Serbisë, dyshohet për mjet shpërthyes
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar ndaljen e një autobusi në Jarinje me targa të Serbisë.
Ai tha se në autobus dyshohet për praninë e një mjeti shpërthyes.
Njësiti i specializuar i Policisë ka ndaluar autobusin me mbi 50 udhëtarë dhe pritet një kontroll.
Hoti bëri se shoferi dhe udhëheqësi i grupit të autobusit po merret në pyetje dhe prokurori po merret me rastin.
22/10/2017 13:19-Cakolli: VV po shkel ligjin për zgjedhjet
Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, në një konferencë për media ka njoftuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Ai ka paraqitur shqetësimin e tij se në Prishtinë Lëvizja Vetëvendosje, ka shpërndarë fletushka nëpër automjetet e që sipas për këto shkelje do të deponojnë gjatë ditës ankesë në Panelin Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa (PZAP).
Cakolli po ashtu tha se qytetarët e Prishtinës , qysh moti e kanë dhënë mesazhin e ndryshimit e që beson që ai ndryshim do të ndodh në Prishtinë.
“Deri më tani nga të dhënat që i kemi nga tereni , nga aktivistët tonë , procesi zgjedhor është duke shkuar në mënyrë të rregullt dhe pa ndonjë defekt i cili do të cenonte , procesin zgjedhor. Mirëpo pavarësisht kësaj sikurse edhe në shumë raste të tjera paria Vetëvendosje, sikurse edhe në shumë herë gjatë fushatës që ka bërë shumë shkelje të shumta ka bërë shkelje të rënda të rregullave zgjedhore duke mos e respektuar heshtjen zgjedhore. Sot në kryeqytet, janë gjetur fletushka propaganduese të LVV-së , nëpër veturat e qytetarëve të Prishtinës të cilat na janë raportuar nga qytetarët e Prishtinës neve këtu në shtab me çka konsiderojmë se është shkel rregullorja 13/2013-të , për fushatën zgjedhore dhe për njoftimet për ngjarjet politike më saktësisht ne in 8 pika 1 shkronja a , b dhe c. Me këtë rast kërkojmë nga KQZ-ja që ti ndërmarr masat e nevojshme konform rregullativës ligjore në fuqi . Për çka ne gjatë ditës do të deponojmë ankese në PZAP-në”, tha ai.
Cakolli ka kërkuar që mos të shtrembërohet vullneti i qytetarëve të Prishtinës.
“Ne e kuptojmë shqetësimin dhe ankthin e humbjes së partisë në pushtet në Prishtinë dhe pavarësisht kësaj ne i bëjmë thirrje që mos të tentohet të shtrembërohet vullneti i qytetarëve të Prishtinës të cilët qysh moti kanë dhënë mesazhin e ndryshimit . Ne besojmë që ndryshimi do të ndodh edhe në Prishtinë“, tha Cakolli.
Ai para mediave i ka prezantuar disa foto të veturave mbi të cilat janë parë fletushka të Lëvizjes Vetëvendosje.
22/10/2017 13:14-Kurteshi: Deri tash zgjedhjet janë duke u zhvilluar pa probleme
Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një konference për media, e para për sot, ka bërë të ditur se deri më tash nuk është shënuar ndonjë incident apo parregullsi nëpër vendvotimet e komunave të Kosovës.
Shefi i Shtabit Zgjedhor Ismajl Kurteshi duke theksuar se kjo ditë është e rëndësishme për të gjitha komunat e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët, e veçmas të rinjtë ta shfrytëzojnë si është më së miri obligimin e tyre qytetarë dhe kushtetues.
Ai tha se procesi zgjedhor po ecën normalisht dhe nuk ka ndonjë problem që ia vlen të përmendet, sepse janë të interesuar si subjekt politik që këto zgjedhje të jenë sa më demokratike.
“Urojmë posaçërisht votuesit e ri që për herë të parë të dalin në vendet e tyre që edhe ata të bëhen pjesë e vendimmarrjes shumë të rëndësishme për të ardhmen e tyre nëpër komunat e tyre. Ne si Lëvizje Vetëvendosje angazhohemi që kjo ditë e veçantë për Kosovën të kalojë e qetë dhe pa asnjë problem. Ftojmë të gjithë qytetarët, pa dallim, që të marrin pjesë në votime, sepse është kohë e mirë dhe e përshtatshme, ku nuk ka punë më të rëndësishme për asnjë qytetarë se sa të del në votime. Sa më I madh që të jetë numri I atyre që marrin pjesë në procesin zgjedhor, zgjedhjet do të jenë më demokratike dhe në jemi shumë të interesuar që këto zgjedhje të jenë demokratike, të jenë të qeta, të jenë të drejta dhe të jenë në interes të qytetarëve të Kosovës”, tha Kurteshi.
Ndërsa, Ylli Hoxha nga kjo Lëvizje iu ka bërë thirrje komisionarëve, vëzhguesve dhe organeve të rendit që të jenë syçelë edhe në orët e ardhshme që të zbatojnë ligjin, rregullat dhe procedurat.
“Kjo është një shenjë e konfirmimit të vullnetit të qytetarëve të Prishtinës, konfirmimit demokratik për zgjedhjen e tyre të lirë. Në këtë ditë të bukur duhet angazhuar edhe më tutje në mënyrë që të gjithë qytetarët ta kryejnë detyrën e vet dhe ta japin votën e vet, vullnetin e vet për të ardhmen e Prishtinës. Sot e ardhmja e Prishtinës, është në duart e tyre. I ftoj të gjithë ata që në orët e ardhshme të gjithë të dalin ta japin votën. Procesi nuk ka shënuar incidente të theksuara, në disa raste sporadike janë menaxhuar me sukses nga komisionarët dhe vëzhguesit tanë nëpër vendvotime. I bëjë thirrje komisionarëve, vëzhguesve dhe organeve të rendit që të jenë sy çelë edhe në orët e ardhshme të zbatojnë ligjin, rregullat dhe procedurat, po ashtu ne do të jemi në funksion të kësaj mbarëvajtje me gjithë kapacitetet tona organizative”, tha Hoxha. /Telegrafi/
22/10/2017 12:58-Sherifi: Sot flet sovrani
Sekretari i Përgjithshëm i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, e ka quajtur ditë të madhe për vendin, procesin e sotëm të zgjedhjeve lokale që po mbahen në Kosovë.
Ai në një konferencë për media theksoi se përmes zgjedhjeve lokale, qytetarët do të shprehin atë se si ata e perceptojnë dhe e shohin udhëheqjen e komunës për katër vitet e ardhshme.
“Sot është dita kur flasin ata, ne vetëm dëgjojmë dhe shikojmë. Pas orës 19:00 të gjithë do të marrim përgjigje nga ai, sovrani pra, gjatë këtyre 12 orëve do të flet. Presim ashtu edhe ka filluar që dita e sotme të zhvillohet e qetë, në shenjë festive dhe ne fund të këtij procesi të gjithë së bashku votues, politikan, të votuar të festojmë për një proces të drejtë, fer dhe një proces përmes së cilit do të qeverisen komunat gjatë katër vitet e ardhshme”, tha Sherifi.
I pyetur nëse kanë parë ndonjë parregullsi gjatë procesit të votimit, Sherifi tha se në përjashtim të atyre që tashmë KQZ-ja i ka eliminuar, nuk kanë ndonjë informatë për parregullsi.
Madje, sipas tij, procesi po shkon sipas kornizave perëndimore dhe se nuk dëshiron as të ndalet tek ato parregullsi, të cilat, thotë ai, as që arrijnë ta prishin këtë proces zgjedhor.
22/10/2017 12:54-Kuçi: Proces i rregullt, s’ka parregullsi të mëdha
Shefi i shtabit zgjedhor të AAK-së, Blerim Kuçi në konferencën e parë të kësaj partie, tha se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe se nuk ka parregullsi, të cilat vlen të theksohen.
Ai tha se procesi duhet të jetë i qetë dhe i dinjitetshëm, ashtu siç ishte dhe fushata parazgjedhore.
“Fushata gjatë këtyre 30 ditëve të fundit ka qenë e rregullt, e qetë dhe e dinjitetshme. Dëshirojmë edhe sot po ashtu të jetë dhe kjo ditë e votimit, ditë e dinjitetshme, e rregullt që t’i mundësohet qytetarit që vullnetin e vet ta vendos në kutitë e votimit lirshëm. Është një ditë e mirë, ditë e mirë për punë, ditë e mirë për të votuar. Ne sipas informatave të terrenit që kemi sot, është një proces i rregullt. S’kemi parregullsi që duhen të theksohen. Dëshirojmë që dhe më tutje ky proces deri në momentin e fundit, të jetë po ashtu i rregullt.. I ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit, që ta mundësojnë që ky proces të jetë ashtu siç është dhe vullneti i qytetarëve”, tha Kuçi.
22/10/2017 12:48-Ndiqeni LIVE pjesëmarrjen e votuesve në secilën komunë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu ka mundësur qytetarëve që në vazhdimësi të përcjellin daljen e qytetarëve në zgjedhje.
Për të parë numrin e saktë të votuesve në kohë reale, në secilën komunë, KQZ e ka bërë këtë përmes një vegëze. vegze.
Informacionet e fundit lidhur me pjesëmarrjen në votime, në nivel vendi dhe për çdo komunë mund t'i shihni KËTU.
22/10/2017 12:19-PDK akuzon LDK-në për trysni mbi votuesit në Gjilan
Partia Demokratike e Kosovës reagon ashpër ndaj parregullsive të shumta që po ndodhin në Gjilan nga aktivistë dhe komisionarët e LDK-së, të cilët, sipas kësaj partie, që nga orët e para të procesit zgjedhor po bëjnë trysni te qytetarët për të ndikuar në votimin e tyre.
Në qendrën e votimit në shkollën fillore “Thimi Mitko” në vendvotimin numër 401X/20R kanë votuar 48 qytetarë ndërsa janë përdorur 50 fletëvotime, ku 2 prej tyre janë zhdukur dhe nuk janë të evidentuara si fletëvotime të dëmtuara. Në këtë vendvotim kryesuesi është nga radhët e LDK-së.
Në fshatin Llashticë LDK-ja e ka shndërruar zyrën e Bashkësisë Lokale në shtab zgjedhor të tyre, e cila gjendet pranë qendrës së votimit, duke i bërë presion qytetarëve për të votuar kandidatin e LDK-së për kryetar të Gjilanit dhe për kandidatët për asamble komunale, thuhet në reagimin e PDK-së.
Po ashtu edhe në fshatin Livoq i ulët, aktivistë të LDK-së po e pengojnë qytetarin që lirshëm t’i drejtohet qendrës së votimit, sepse po ndalohen që të gjithë nga militantët e subjektit të LDK-së.
PDK i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Gjilanit, që të mos bien pre e presionit të pushtetit, ndërsa ka paraqitur ankesat pranë Komisionit Komunal Zgjedhor, duke kërkuar që të merren masat ndaj këtyre parregullsive.
22/10/2017 12:18-Prokuroria: Ndalohen tre persona lidhur me procesin zgjedhor
Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik që deri në ora 12:00 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë raportuar dy raste me tre persona të ndaluar, lidhur me procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar.
Dy persona janë ndaluar si të dyshuar për kryerje të veprës penale nga neni 215, “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, i Kodit Penal i Republikës së Kosovë.
Ndërsa, një person është ndaluar me dyshimin për kryerje të veprës penale nga neni 220, “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, i Kodi Penal të Republikës së Kosovë.
Dy të ndaluarit e parë janë nga Komuna e Parteshit, ndërsa i ndaluari i tretë është nga Komuna e Mitrovicë së Jugut.
Prokurori i Shtetit në vazhdimësi do të njoftojë opinionin publik me të gjitha veprimet që do të ndërmerr lidhur me mbrojtjen e votës. /Telegrafi/
22/10/2017 12:12-KQZ, Policia dhe Prokuroria: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme
Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e kanë vizituar sot ambasadori i SHBA në Kosovë Greg Delawie, Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se kishte kënaqësinë që të ketë mysafirë në dhomën operative të KQZ-së, ambasadorin Delwie, kryeprokurorin Lumezi dhe drejtorin e Policisë, Maxhuni.
“Tani për tani nuk kemi ndonjë informatë për parregullsi në zgjedhje. Zgjedhjet janë duke shkuar me një qetësi”, tha Daka.
Kryeprokurori Lumezi tha se se procesi i zgjedhjeve është duke shkuar mirë.
“Është një ditë e qetë. I treguam ambasadorit amerikan se do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të mbrojtur procesin zgjedhor dhe të drejtën e votës. Jemi koordinuar edhe me policinë”, tha Lumezi, duke bërë të ditur se deri tash ka vetëm një të ndaluar.
Edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha se procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme.
“Policia ka një plan për ditën e zgjedhjeve. Kemi angazhuar një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve për të siguruar një proces të rregullt zgjedhor”, tha Maxhuni.
Ndërsa, Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile të Republikës së Kosovës, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria. /Telegrafi/
22/10/2017 12:08-Limaj: Sot është një mundësi e mirë që qytetarët t’i zgjedhin përfaqësuesit lokal
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, pas votimit ka thënë se dita e sotme është një mundësi e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, që t’i zgjedhin njerëzit që do t’i drejtojnë e përfaqësojnë në nivel lokal.
“Sot një mundësi madhe për të gjithë qytetarët e Republikës për të vendosur kush do t’i drejtojë e përfaqësojë në nivel lokal, në të gjitha asambletë anë e këndë Republikës. Pres që qytetarët e Kosovës, të marrin vendimin e duhur dhe të zgjedhin njerëzit që do të zgjedhin problemet në nivel lokal”, ka thënë Limaj, pas votimit në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë raporton Telegrafi.
Ai ka thënë se pret që zgjedhjet lokale të 22 tetorit të përfundojnë mirë, siç kanë nisur.
22/10/2017 12:03-Ymeri: Është shumë e rëndësishme dalja masive e qytetarëve në zgjedhje
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pasi votoi për zgjedhjet lokale, tha se qytetarët duhet të votojnë në mënyrë masive, në mënyrë që vota të jetë sa më cilësore.
Ai ftoi qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që qytetarët e Republikës, secili nëpër komunat e veta, sot ta shfrytëzojnë këtë të drejtë që e kanë, sa më masivisht, në mënyrë që edhe vullneti i tyre dhe zëri i tyre të shndërrohet në qeverisje e mirëqeverisje për komunat ku jetojnë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që dalja të jetë sa më masive, në mënyrë që vota të jetë sa më cilësore”, tha ai.
22/10/2017 11:51-Daka: Deri në ora 11:00 votuan 10.05 % e votuesve
Kryetarja e Komisionit qendror të zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues, ose 10.05 % e votuesve.
Daka tha se numri i votuesve deri në këtë orë në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2013 është më i vogël.
“Në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues apo 10.05 për qind e votueseve. Krahasuar me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013, në të njëjtën kohë kanë votuar 214 mijë e 29 votues apo 12.03 për qind e votuesve. Duke u mbështetur nga informacionet në qendrat e votimit procesi i votimit është duke vijuar normalisht “, tha Daka.
22/10/2017 11:46-Bytyqi fton qytetarët për të votuar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Nisma për Kosovën, Shyqiri Bytyqi, ka vlerësuar si të rëndësishme ditën e sotme për qytetarët e vendit.
Ai pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve që ta dalin dhe të kryejnë obligimin e tyre për të votuar.
“Atëherë pas tridhjetë ditëve fushatë, besoj se sot është dita më e rëndësishme, sepse është dita e qytetarëve. Qytetarët do të vendosin se kush do të jenë ata, të cilët do t’i qeverisin për një mandat. Në këtë rast, shfrytëzoj rastin t’i uroj qytetarët për këtë ditë. Qytetarët e Prishtinës dhe qytetarët tjera të komunave të tjera. Njëkohësisht, ftoj qytetarët që të marrin pjesë në këtë vendimmarrje që besoj që është vendimi më i rëndësishëm për qytetarët”, tha Bytyqi.
22/10/2017 11:38-Peterle: Është një atmosferë pozitive
Shefi i misionit vëzhgues të BE-së, Alojz Peterle, ka qëndruar sot në Qendrën e Votimit në Fakultetin Filologjik, ku është shprehur i kënaqur me ecurinë e zgjedhjeve deri në këtë orë.
Ai tha se në përgjithësi procesi zgjedhor po shkon mirë.
"Jam i kënaqur që vëzhguesit e misionit evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve raportuan këtë mëngjes për një atmosferë të qetë, procedurat po respektohen dhe ne u informuam vetëm për disa probleme teknike. Disa qendra votimi u hapën pak më vonë, por në përgjithësi, procesi zgjedhor po shkon mirë dhe në një atmosferë të mirë, në një atmosferë pozitive. Ajo që kam parë këtu në Prishtinë, është një atmosferë pozitive dhe e qetë, kështu që ne dëshirojmë që gjithë ditën të vazhdojë me një atmosferë të tillë", tha Peterle.
I pyetur për disa raportime se në veri të vendit, se serbët kanë pasur mundësinë të votojnë me dokumente të tjera, gjegjësisht me ato të Serbisë, ai tha se monitoruesit e misionit nuk kanë raportuar për probleme të tilla.
"Deri më tani, monitoruesit tanë nuk kanë raportuar për ndonjë problem me karta të identitetit dhe ne nuk kemi informacion për ndonjë rast ku dikujt i është refuzuar votimi. Procesi zgjedhor deri me tani ka shkuar mire, nuk ka probleme të raportuara”, tha Peterle.
Ai uroi që kjo ditë të kalojë me po të njëjtën atmosferë, pasi që, që nga mëngjesi situata ka qenë e qetë dhe me shumë pak probleme, duke shtuar se shpreson se misioni vëzhgues i BE-së do të jap vlerësime pozitive rreth këtij procesi./Telegrafi/
22/10/2017 11:32-Çelaj: Votoni, sot është ditë feste pavarësisht kush do të jetë fituesi
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka thënë se sot është një ditë feste, pavarësisht se kush do të fitojë.
Ai pasi hodhi votën e tij u bëri thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.
“Ftoj të gjithë qytetarët, që ta shfrytëzojnë këtë ditë për të votuar. Një ditë për të cilën janë sakrifikuar breza të tërë, gjenerata të tëra dhe këtë të drejtë ne duhet ta shfrytëzojmë sepse është derdhur shumë gjak dhe mund, që ta kemi këtë të drejtë. Unë ftoj po ashtu qytetarët të jenë të qetë, të votojnë dhe tregojnë kulturën të cilën tani më Kosova dhe qytetarët e Kosovës, e kanë treguar dhe disa herë. Nuk kam asnjë mëdyshje se edhe kësaj radhe do të jetë kështu. Sepse s’ka asnjë arsye të jetë ndryshe. Prandaj, më shumë e konsideroj si një ditë feste, një ceremoni pavarësisht se kush do të jetë fituesi. Unë mendoj se është një ditë të cilës ne duhet t’i gëzohemi të gjithë“, tha Çelaj.
22/10/2017 11:31-Delawie vizitoi Demokracinë në Veprim
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, sot në mesditë ka vizituar organizatën joqeveritare për monitorimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim.
Ai ka kontrolluar nga afër punën që po e bëjnë punëtorët e DnV-së në ditën e zgjedhjeve, dhe është takuar me drejtuesit e kësaj organizate.
Ismet Kryeziu nga DnV e ka njoftuar ambasadorin Delawie për mbulimin, operimin, ankimin nga procesi zgjedhor që bëhet nga kjo organizatë për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në tërë Kosovën.
Ambasadori amerikan nuk është prononcuar për medie.
22/10/2017 11:25-Veseli voton: Qytetarët të vendosin për të ardhmen e tyre
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas votimit tha se sot duhet të gjithë të ndihen krenar ku kemi arritur si demokraci, me një proces të qetë zgjedhor.
Ai ftoi të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të fitojë ai që është më i miri.
“Ta përfundojmë qetë dhe të shkojë në fund vullneti i qytetarëve”, tha Veseli, duke ftuar qytetarët të dalin në votime dhe të vendosin për të ardhmen e tyre. /Telegrafi/
22/10/2017 11:21-Isa Mustafa votoi me ID të UP-së

I pari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili votoi në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet, përdori një kartelë identifikuese nga Universiteti i Prishtinës për votim.
E lidhur me këtë parregullsi, komisionerët e kësaj shkolle kanë thënë që ky lëshim mund të ketë ndodhur edhe pasi kishte një presion të madh të mediave dhe gazetarëve prezent.
“Nuk jemi të mësuar para kamerave dhe gazetarëve, edhe pse nuk dua ta justifikoj askënd, mirëpo edhe kjo mund të jetë shkas për lëshimet e mundshme”, ka thënë udhëheqësi i këtij vendvotimi Agron Mexhuani.
Tutje ai ka shtuar që gjithçka ka shkuar me rregull në këtë qendër të votimit.
22/10/2017 11:12-Komisioneri shqiptar kërcënohet në veri të Mitrovicës, lëshon qendrën e votimit

Komisioneri i Partisë Demokratike të Kosovës në Veri të Mitrovicës, Eroll Gashi, është kërcënuar nga një komisioner i komunitetit serb në qendrën e votimit “Sveti Sava”, në vendvotimin B11 në veri të Mitrovicës.
Gashi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjatë procesit të votimit një person ka tentuar të votojë dy herë.
Ai tha se e ka paraqitur rastin tek përfaqësuesit e OSBE-së, mirëpo në atë moment ai ka marrë një kërcënim nga një komisioner i komunitetit serb.
“Unë e paraqita rastin, mirëpo komisioneri serb më kërcënoi duke më thënë ‘Ti, me mu ke punë’”, tregoi Gashi për Telegrafin.
Gashi tha se e ka lëshuar qendrën e votimit. “Nuk mendoj të kthehem më”./Telegrafi/
22/10/2017 11:11-DnV: Përleshje fizike në Graçanicë, dy arrestime në Kllokot
Demokracia në Veprim njoftoi gjatë këtyre orëve të votimit ka ndodhur një përleshje fizike në Graçanicë dhe dy arrestime në Kllokot.
DnV njoftoi se në shkollën “Kralj Milutin” në Komunën e Graçanicës, gjatë procesit të votimit ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa votuesve, për çka ka ndërhyrë policia duke i shoqëruar në stacion policor këta votues.
Ky incident nuk ka ndikuar në pengimin e procesit të votimit dhe mund të cilësohet si incident i izoluar.
Ndërkaq, një anëtar nga radhët e Listës Serbe është arrestuar nga policia për shkak se para qendrës së votimit “Sveti Sava” në Kllokot ka tentuar të ndikoj tek votuesit duke i orientuar se kë ta votojnë.
Po ashtu në këtë qendër të votimit, policia ka arrestuar edhe një komisioner nga radhët e Gradanska Iniciativa për shkak se qëllimshëm ka dëmtuar kutinë e votimit duke e goditur atë.
22/10/2017 11:08-Abrashi: Vota ka peshë, shfrytëzojeni të drejtën e votës
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka ftuar qytetarët e Kosovës të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit.
Abrashi ka thënë se vota ka peshë prandaj përmes votimit mund të bëhet ndryshimi.
“I ftoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit pasi vota e tyre ka peshë”, u shpreh Abrashi.
Abrashi fillimisht ishte vetëm me pasaportë, por tha se dëshiroi të votonte me letërnjoftim prandaj shkoi ta merrte letërnjoftimin për të votuar më pas. /Telegrafi/
22/10/2017 10:52-Arrestohen dy komisionerë në një vendvotim të Kllokotit
Dy komisionerë të një vendvotimi në komunën e Kllokotit janë ndaluar nga policia pasi kanë prishur rendin në vendvotim.
Mësohet se në këtë qendër gjatë incidentit është rrëzuar edhe kutia e votimit.
Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga kryeprokurori i Gjilanit Jetish Maloku.
“ E kemi një rast ku janë përfshirë dy komisioner në Kllokot. Njëri është ndal pasi që ka goditur kutinë e votimit ndërsa rasti tjetër është në të njëjtin vend komisioner tjetër u ka treguar votuesve se si të votojnë”, tha Maloku.
E gjitha ka ndodhur kur njëri nga anëtaret u ka treguar votuesve kë të votojnë dhe komisioneri tjetër nga pakënaqësia ka goditur kutinë e votimit dhe e ka përplasur në tokë.
22/10/2017 10:41-Pacolli: Sot vendoset për perspektivën e rinisë
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, pasi ka votuar, tha se sot vendoset për të ardhmen e rinisë.
Madje, kreu i AKR-së, theksoi se do të duhet t’i dedikohet krejtësisht rinisë.
“Unë do të thosha që kjo ditë është dashur dhe duhet t’i dedikohet rinisë. Sot vendoset për ardhmërinë e rinisë, çdo gjë që bëjmë mendoj se duhet të jetë i koncentruar të gjeneratat e rinisë. Unë i ftoj të dalin të votojnë për ardhmërinë, të votojnë për një jetë me të mirë, të votojnë për një perspektivë për rininë tonë”, tha Pacolli.
Pacolli me tutje shtoi se kjo ditë e zgjedhjeve komunale është ditë e rëndësishme për të gjithë. /Telegrafi/
22/10/2017 10:35-Thaçi fton qytetarët të votojnë: Ta përmbyllim edhe këtë test të demokracisë suksesshëm
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i uroi qytetarët e vendit për këtë ditë, që sipas tij, është shumë e veçantë dhe e rëndësishme.
Thaçi ftoi qytetarët që të dalin dhe të votojnë në këtë proces të rëndësishëm zgjedhor për qeverisjen lokale.
Presidenti i vendit tha se beson që të gjithë mekanizmi politik, shoqëria civile, vëzhguesit, mediat do të jenë në krye të detyrës dhe përgjegjësive në mënyrë që edhe ky test i demokracisë të përmbyllet suksesshëm. /Telegrafi/
22/10/2017 10:23-Selim Pacolli votoi në Hajvali, kërkon të votohet vizioni më i mirë për Prishtinën
Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore "Shkëndija", në Hajvali.
Pas kryerjes së procesit të votimit Pacolli, ka thënë se sot është ditë festive për gjithë Kosovën dhe komunën tonë.
“Sot është ditë festive për Kosovën dhe komunën tonë. Ju bëj ftesë të votojnë të zgjidhin programin më të mirë për 4 vitet e ardhshme sigurisht që do duhej të votohej vizioni më i mirë për Prishtinë. Unë e kam thënë që Kosova ka nevojë për menaxher dhe jo politikan dhe sot qytetarët do të dijnë të zgjedhin vizonin që iu jep perspektivë për mandatin e ardhshëm dhe ai është i imi që ë kam prezantuar për 30 ditë” tha Pacolli. /Telegrafi/
22/10/2017 10:21-Haradinaj fton qytetarët ta kryejnë obligimin qytetar
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas kreu obligimin qytetar tha se Kosovën e presin shumë punë, dhe një pjesë e punës i takon komunave.
Haradinaj i bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe ta kryejnë obligimin qytetar.
“Vetëm me punë mund të shkojmë kah zhvillimi dhe rritja e gjithëmbarshme. Votoni të gjithë”, tha kryeministri.
I pyetur lidhur me mundësinë për votimin e qytetarëve serbë me dokumente të Serbisë, Haradinaj tha “Kosova është Republikë dhe votohet me dokumente të Kosovës”.
22/10/2017 10:07-DnV: Pati disa parregullsi në hapjen e qendrave të votimit
Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka paraqitur disa parregullsi që kanë ndodhur në hapje të qendrave të votimit.
Albert Krasniqi nga koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” tha se përmes vëzhguesve të tyre deri më tani kanë marrë informacionet se nga ora 07:00 kur ka filluar hapja e qendrave të votimit, janë shënuar disa parregullsi, siç janë mungesa e vulave, prania e njerëzve të paautorizuar afër qendrave të votimit, prani e materialeve propaganduese të partive e tjera.
Krasniqi ka kërkuar nga KQZ-ja që të jap shpjegime për mungesën e vulave në Deçan, pasi sipas tij, kjo mund të qoj tek ‘treni bullgar’ ku vulosen fletëvotimet që nuk janë marrë në vendvotim.
“Në 2.4 për qind të vendvotimeve ka munguar materiali i votimit, ku rastet me të shumta janë në Deçan ku ka munguar vula për vulosjen e fletëvotimeve. Në disa vendvotime pasi ka filluar votimi menaxherët e qendrave të votimit kanë shkuar dhe kanë marr vulat pa dhënë shpjegimin pse po ndodh kjo. Raportohet se ka pasur ngatërresa duke mos i dhënë vulat për vendvotimin që është dashur t’i jepen dhe mund të qoj që ato fletëvotime që janë votuar të shpallen të pavlefshme sepse nuk përputhen me vulat që duhet të jenë në atë vendvotim. KQZ duhet të jap shpjegime pse ka ndodhur kjo sepse kjo mund të qoj tek treni bullgar ku vulosen fletvotimet që nuk janë marrë në vendvotime. Në dy qendra është raportuar për mungesë të librit të votimit, një rast është në Prizren dhe tjetri në Mitrovicën e Jugut”, theksoi ai.
Afër qendrave të votimit edhe në këto zgjedhje, Krasniqi tha se po qëndrojnë persona të paautorizuar që përbëjnë rrezik që t’i frikësojnë dhe ndikojnë tek qytetarët të cilët shkojnë për të votuar.
“Ne kemi marrë njoftimin për 18 raste, ose në 0. 81 për qind të vendvotimit dhe këta persona qëndrojnë afër vendvotimeve dhe përbëjnë rrezik për t’i frikësuar votuesit ose për të ndikuar në ta. Janë tri raste në Rahovec, tri në Mitrovicë, dy në Prizren, dy në Ferizaj, pastaj komunat tjera janë nga 1”, u shpreh ai.
Krasniqi shtoi se prania e grave komisionere është 29. 24 për qind në total.
22/10/2017 09:50-Voton Arbër Vllahiu, fton prishtinasit të dalin e të votojnë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka votuar në ë vendvotimin e shkollës së mesme “Sami Frashëri”.
Ai ka ftuar qytetarët e Prishtinës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese që të dalin e të votojnë sa më shumë.
"Një ditë e mirë, një ditë e veçantë, një ditë e qetë. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që janë sot në punë dhe që janë duke u përkujdes për këtë proces. Dua në veçanti të mirëpres të rinjtë, të cilët për herë të parë votojnë në këto zgjedhje sepse ata po bëhen gradualisht pjesë përbërëse e procesi, pjesë përbërës e arkitekturës së qytetit të tyre. Prandaj dua që njerëzit, qytetarët të Prishtinës të votojnë sa më shumë sepse e ardhmja është në duar të tyre. Sepse ata e ndryshojnë të ardhmen përmes votës së tyre”, tha Vllahiu./Telegrafi/
22/10/2017 09:49-Voton Isa Mustafa, fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas kryerjes së obligimit qytetar tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme për zgjedhjen e përfaqësuesve lokalë.
Ai tha se është në vullnetin e qytetarëve që me verdiktin e tyre t’i ndihmojnë demokratizimit dhe zhvillimit të vendit.
“Uroj që gjithë qytetarët të dalin të votojnë, për ata që qytetarët mendojnë se e meritojnë votën e tyre”, tha Mustafa. /Telegrafi/
22/10/2017 09:39-Numër i madh i votuesve në Prizren
Janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Prizren, ku vërehet një numër i madh i votuesve në orët e para të mëngjesit.
Zyrtari i lartë komunal për zgjedhje, Nysret Bytyqi ka konfirmuar për Telegrafin se janë hapur të gjitha vendvotimet.
"Nuk kemi pasur ndonjë problem teknik në hapjen e qendrave të votimit. Për momentin ecuria e zgjedhjeve është duke shkuar shumë mirë", tha Bytyqi.
Vlen të theksohet se në afërsi të disa qendrave të votimit janë vërejtur posterë të LDK dhe PDK.
Ndryshe, në Prizren kanë të drejtë vote 156,427 qytetarë, të cilët do t'i drejtohen 67 qendrave të votimit.
Vlen të theksohet se postin e të parit të qytetit për herë të parë në histori të Prizrenit po e synojnë nëntë kandidatë. /Telegrafi/
22/10/2017 09:31-Daka sqaron rastin në Deçan: Vulat unike shkaktuan problem
Kryetarja e Komisionit qendror të zgjedhjeve, Valdete Daka ka sqaruar rastin në komunën e Deçanit, saktësisht rastin e hapjes së qendrës së votimit “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ka pasur një ngatërresë me vulat.
Daka theksoi se kas pasur një keqmenaxhim në komunën e Deçanit në rastin e shpërndarjes së vulave.
Ajo tregoi se deri në këto zgjedhje vulat kanë qenë universale për të gjitha qendrat e votimit, ndërsa në këto zgjedhje vulat janë unike për qendrat e votimit dhe këtu gjatë shpërndarjes së vulave ka ndodhur ngatërresa.
Kryetarja e KQZ-së tha se ky rast tashmë është rregulluar dhe votimi vazhdon.
22/10/2017 09:29-Zyrat e Avokatit të Popullit të hapura për ankesat eventuale lidhur me procesin zgjedhor
Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), në përmbushje të misionit që ka, njofton se sot, ditën kur zhvillohen Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, do të mbajë të hapura Zyrën Qendrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale.
Sipas njoftimit, qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të IAP-së gjatë procesit të votimit ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenim a keqpërdorim të të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi.
Adresat e zyrave të IAP-së, janë si në vijim: Zyrën Qendrore në Prishtinë (rr. “Migjeni”, nr. 21), si dhe zyrat regjionale: në Prizren (Rr. “Remzi Ademi”, pn.), Gjilan (Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n.), Pejë (Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59, Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3), Mitrovicë (Sheshi: Agim Hajrizi, pn., Ndërtesa Regjionale e Administrates Tatimore), në Mitrovicën Veriore (Rr. "Sami Frashëri", pn., Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK), Ferizaj (Ndërtesa e Komunës, në përdhesë), Gjakovë (Rr. "Ismail Qemali", ish ndërtesa e Kadastrës), Graçanicë (rr."Car Lazari" p.n.).
Zyra Qendrore dhe zyrat regjionale do të jenë të hapura nga ora 07:00 në mëngjes e deri në përmbyllje të procesit të votimit.
22/10/2017 09:16-Prokurori i Shtetit në mbrojtje të votës
Prokurori i Shtetit, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës në zgjedhjet lokale të Republikën e Kosovës të vitit 2017.
Në njoftimin për media thuhet se në bazë të kompetencave ligjore, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ku ka caktuar një koordinator në nivel të shtetit dhe një zëvendëskoordinator, si dhe shtatë koordinatorë për rajonet e Kosovës.
“Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme në tridhjetetetë komunat e Republikës së Kosovës, ka angazhuar 86 prokurorë të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor”, bëhet e ditur në njoftim.
Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile të Republikës së Kosovës, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria. /Telegrafi/
22/10/2017 08:59-Posterë të kandidatëve të PDK-së dhe LDK-së pranë qendrës së votimit në Prizren (Foto)
Në Prizren është evidentuar një rast i shkeljes të rregullave zgjedhore, meqë afër një qendre të votimit janë vendosur posterë të kandidatëve të dy subjekteve politike.
Afër qendrës së votimit Nr. 2003 A, te Shkolla Fillore “Abdyl Frashëri”, Ortakoll, janë vërejtur posterë të kandidatëve të LDK-së dhe PDK-së, transmeton Telegrafi.
Në këtë qendër të votimit janë të regjistruar 10 mijë votues. /Telegrafi/
22/10/2017 08:55-Rakiq shkel rregullat e zgjedhjeve, bën thirrje të votohet Lista serbe
Kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq në një konferencë për media ka bërë thirrje që të votohen kandidatët nga partia e tij.
Ai para gazetarëve tha se partia e tij do të fitojë shumicën e komunave që janë me shumicë serbe, duke shkelur kështu rregullat zgjedhore.
Rakiq ftoi qytetarët që të dalin në zgjedhje.
22/10/2017 08:37-Në Deçan probleme në qendrat e votimit, ngatërrohen vulat e KQZ
Kryetari i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se procesi zgjedhor ka filluar me rregull, me përjashtim të Deçanit ku janë ngatërruar vulat e KQZ-së.
“LDK për këtë proces ka angazhuar diku 6 mijë vëzhgues. 2500 anëtar kryesues të këshillave të vendvotimeve. Ne shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë të gjithë këta vëzhgues dhe vëzhguesit tjerë vendor dhe ndërkombëtar, që përkujdesen sot për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe arritjen e standardeve demokratike. Deri më tani sipas të dhënave zyrtare dhe të vëzhguesve dhe komisionerëve tanë, procesi ka ecur mbarë e mirë, përveç rastit të Deçanit ku në 14 qendra të votimit ka pasur ngatërresë të vulave. Sipas informacioneve. Por problemet me këto ngatërresa janë zgjidhur. Ne dëshirojmë të uroj që ky proces të ec sa më mbarë e mirë“, tha ai.
Edhe kandidat i Nisma për Kosovën për kryetar të Komunës së Deçanit, Shkodran Imeraj, thotë se në Deçan një pjesë e procesit të votimit është bllokuar, për shkak të ngatërrimit të vulave nga ana e KQZ-së.
“Gabimet e tilla janë të pakuptimta, dhe mendoj së do të ndikojnë në mbarëvajtjen e rregullt të procesit të votimit në Komunën e Deçanit”, tha Imeraj. /Telegrafi/
22/10/2017 08:13-Daka: Janë hapur me kohë të gjitha qendrat e vendvotimit, me përjashtim të një qendre në jug të Mitrovicës
Kryetarja e Komisionit qendror të zgjedhjeve, Valdete Daka mbajti konferencën e parë për gazetarë lidhur me hapjen e qendrave të votimit.
Daka tha se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, me përjashtim në një qendër në jug ku ka munguar lista e votuesve.
Ajo tha se ky problem është duke u sanuar.
Konferenca e radhës e KQZ-së lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të mbahet në ora 11:30.
22/10/2017 08:09-Autobusë me serbë nga Serbia pritet të vijnë në Kosovë për votim
Atobusë me serbë pritet të hyjnë sot në Kosovë, në piken kufitare në Jarinje, me qëllim që të japin votën e tyre në zgjedhjet komunale, njofton Klan Kosova.
Një autobus besohet se do të niset nga Kraleva, kurse udhëtarët duket që nuk janë nga Kosova, përderisa kanë statusin e refugjatëve në Serbi.
Mbetet të shihet në qoftë se këta persona do të votojnë, përderisa kujtojmë që shumica e votuesve të Mitrovicës Veriore janë duke kryer obligimin e tyre duke përdorë mjete të identifikimit të lëshuara nga Republika e Kosovës.
Ndërkohë në qendrën e votimit më të madhe në veri të vendit, janë shtuar forcat policore, përderisa është vërejtur edhe prezenca e KFOR-it italian, njofton Klan Kosova.
22/10/2017 07:58-Voton kryetarja e KQZ, fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës
Kryetarja e Komisionit qendror zgjedhor, Valdete Daka votoi në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa me këtë rast ftoi qytetarët me të drejtë vote që ta marrin fatin në duar e tyre.
Kryetarja e KQZ-së tha se në bazë të informatave që ka të gjitha materialet janë shpërndarë me kohë dhe vendvotimet rrjedhimisht do të duhej të hapeshin me kohë.
“Me siguri të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë pasi informatat që i kam marrë natën të gjitha materialet janë shpërndarë me kohë”, tha ajo.
Daka tha se prania e shtuar e policëve në veri është procedurë e rregullt për zgjedhjet dhe policia e ka planin e saj operativ për të vendin.
Ajo tha se nuk pritet ndonjë indicet që do ta dëmtonte procesin zgjedhor.
22/10/2017 07:30-Hapen 7 qendra të votimit në veri
Në veri të Mitrovicës ashtu siç është paraparë janë hapur me kohë shtatë qendrat e votimit.
Janë 21.797 votues që do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në 27 vendvotime.
Në katër komunat veriore janë gjithsejtë 44 qendra të votimit me 86 vendvotime. Ndërsa, të drejtë vote kanë 57.013 persona.
22/10/2017 06:59-Materialet sensitive shpërndahen nëpër vendvotime
Materialet sensitive tanimë janë shpërndarë nëpër qendrat e votimit, përkatësisht nëpër vendvotime.
Këto materiale kanë qenë nëpër qendra komunale të KQZ-së.
899 qendra të votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në ora 19:00, ndërsa do të votohet në 2505 vendvotime.
















































