Qumështi i lopës apo i dhisë: Cili është më i mirë për fëmijën tuaj?

Grua, nënë e dy fëmijëve, një ish-reportere e lajmeve të stacionit të CBS dhe prezantuese televizive në mëngjes, ndërsa tani pronare e ‘HealthierHannah’, Hannah Crews tregon për përfitimet shëndetësore që i sjell qumështi i lopës dhe ai i dhisë te fëmija juaj.
“Unë ushqeja vajzën time për 14 muaj. Dhe në mes të muajve 10-14 unë e ushqeja vetëm me qumësht gjiri atë. Bashkëshorti im dhe unë ishim jashtëzakonisht të lumtur që unë kam qenë në gjendje ta bëj këtë me të për atë kohë.
Ajo erdhi në pikën ku kemi rënë dakord se ishte koha për të filluar ndryshimin e ushqyerjes së saj. Megjithatë, unë kam qenë e kujdesshme në lidhje me kalimin midis qumështit të gjirit dhe qumështit të lopës.
Pse? Sepse nga ajo që kisha lexuar për qumështin e lopës dhe atë që kisha mësuar në udhëtimin tim drejt një jetese të shëndetshme, qumështi i lopës nuk është zgjidhja më e mirë për të vegjlit. Dhe nëse nuk është organike – edhe më keq.
Arsyet pse nuk zgjodhëm qumështin e lopës
– Qumështi i lopës është shumë vështirë të tretet nga fëmijët.
– Përmban sasi të larta të proteinave dhe mineraleve. Kjo mund të shkaktojë stres në veshkat e tyre të vogla dhe mund të kontribuojë edhe në sëmundjet në trupat e tyre më vonë.
– Qumështit të lopës i mungon sasia e duhur e hekurit, vitamina C dhe vlerat e mira ushqyese të cilat u duhen fëmijëve gjatë fazave të hershme të zhvillimit të tyre.
– Shkakton irritim në stomak, e në veçanti te fëmijët të cilët nuk kanë tolerancë ndaj laktozës.
– Qumështi i lopës nuk përmban gjithmonë yndyra të shëndetshme për fëmijët, të cilat u nevojiten atyre për t’u zhvilluar dhe për t’u rritur. Kur ky qumësht nuk është organik, ai mund të përmbaj aditivë dhe përbërës tjerë të dëmshëm për të vegjlit.
Arsyet pse zgjodhëm qumështin e dhisë
– Qumështi i dhisë tretet më lehtë nga fëmijët
– Përmban më pak proteina alergjike sesa qumështi i lopës.
– Qumështi i dhisë përmban sasi më të larta të mineraleve, vitaminës A dhe Vitaminës C se sa qumështi i lopës.
– Ka një përbërje më të mirë të proteinave sesa qumështi i lopës, duke e bërë më të lehtë tek stomaku i foshnjës.
– Qumështi i dhisë është më i lartë në kalcium dhe magnez dhe më i ulët në kolesterol sesa qumështi i lopës. Mundësitë e qumështit të dhisë janë gjithmonë më të mira, si dhe marrja e qumështit të dhisë nga një fermë që ushqen me bari dhitë dhe nuk përdor antibiotikë ose hormone në tufën e tyre.
Çdo mjek do t’iu tregojë se ju duhet të shmangni dhënien e çdo qumështi tjetër (jashtë qumështit të gjirit) para 12 muajsh.
Sidoqoftë, kur të vijë koha të filloni të largoni fëmijën tuaj dhe të zëvendësoni opsionet e tyre të qumështit me diçka tjetër si një foshnje, qumështi i dhisë organik ose i bazuar në fermë është një mundësi e mirë për t’u marrë parasysh.” /GazetaShneta
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!

Largimi i ngjyrës së thonjve me pastë dhëmbësh

Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Mit apo fakt: A rriten qimet më të trasha nga brisku?

Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame