Në një kohë kur konsumatorët kërkojnë gjithnjë e më shumë produkte natyrale dhe me origjinë të kontrolluar, Kosmonte Foods sjell në tregun e Kosovës një nga produktet më të pastra dhe cilësore të qumështit — Qumështi Pomurske Mlekarne, UHT me 3.5% yndyrë, i cili vjen direkt nga kullotat më të mira të Sllovenisë.

Qumështi i Pomurske Mlekarne milet çdo ditë nga lopë të ushqyera natyrshëm, në një mjedis malor me klimë të pastër dhe të kontrolluar, çka garanton cilësi të lartë, shije të pasur dhe vlera të ruajtura ushqyese.


Çka e bën të veçantë qumështin Pomurske Mlekarne?

-100% natyral, pa aditivë

-Paketim modern UHT që ruan freskinë dhe shijen

-Burim natyral i kalciumit, proteinave dhe vitaminës B12

-E certifikuar sipas standardeve evropiane të cilësisë

Ky produkt është tashmë i pranishëm në të gjitha rrjetet e dyqaneve të mëdha në Kosovë dhe po cilësohet si qumështi më cilësor në treg, jo vetëm për shijen që ofron, por për besueshmërinë që mbart brendi Pomurske Mlekarne, një emër i njohur në industrinë e qumështit në Evropë.

Për çdo ditë të shëndetshme – zgjedh qumështin që vjen nga natyra, Pomurske Mlekarne, qumësht që vjen nga kullotat më të mira sllovene në gotën tuaj.