Ekspertët tërheqin vërejtjen se përdorimi i shisheve të vjetra të plastikës është i dëmshëm për shëndetin. Qumështi në kuti gjatë ambalazhimit, i nënshtrohetr procesit UHT, garanton ‘vrasjen’e të gjitha baktereve dhe është një qumësht i sigurt.
Qumështi, si substrat shumë i ushqyeshëm i pasur me hidrokarbure, proteina, yndyrë, vitamina dhe minerale, është shumë i përshtatshëm për zhvillimin e mikroorganizmave, të cilët me procesin e tyre metabolik shkaktojnë ndryshime të substratit, transmeton Telegrafi.
Edhe pse herë-herë mund të jenë të dëshirueshme, kur është fjala për prodhimet e disa llojeve të prodhimeve të qumështit, ndryshimet mikrobiologjike kryesisht janë të padëshirueshme dhe manifestohen si prishje, nga e cila qumështi duhet të mbrohet në mënyrë sa më efikase.
Veç kësaj, duke pasur parasysh se përmban mjaft yndyrë, qumështi është u ekspozuar ndryshimeve oksiduese, andaj duhet mbrojtur edhe nga drita, edhe oksigjeni, nën ndikimin e të cilëve zhvillohen këto lloje të ndryshimeve.
Drita dhe oksigjeni veprojnë në prishjen edhe të disa vitaminave, gjë që zvogëlohet vlera ushqyese e prodhimit, por ndoshta edhe do ta humbë shijen. Është e vërtetuar së Vitaminat: A, B dhe C pësojnë humbje të konsiderueshme.
Ekspertët tërheqin vërejtjen se përdorimi i shisheve të vjetra të plastikës është i dëmshëm për shëndetin. Shprehia që shishen e zbrazët sërish ta mbushim me qumësht dhe nga ajo të pimë – është dyfish më e dëmshme dhe shkaku i parë për zhvillimin e baktereve në shishe. Mirëpo, po qe se shishja vazhdimisht përdoret, ato baktere hyjnë në cikël rrethor dhe sërish arrijnë në organizëm.
Shkaku i dytë është fakti që polimeri, nga i cili shishja prodhohet – polietilen-terpalat – me kalimin e kohës liron materie të rrezikshme, nga të cilat ajo me emrin DEHA është dëshmuar posaçërisht kancerogjene. Andaj, ekspertët theksojnë se shishet janë të dedikuara vetëm për një përdorim.
Qumështi në kuti ‘Tetra Pak’, është një qumësht i ambalazhuar në një formë të sigurt që nuk bie në kontakt me ajrin. Duke mos rënë në kontakt me ajrin, nuk bie në kontakt me bakteret. Qumështi në kuti gjatë ambalazhimit i është nënshtruar procesit UHT.
Procesi UHT është proces ku qumështi ngrohet për pak sekonda në temperaturë nga 135-150 gradë. Procesi UHT (Ultra High Temperature) garanton ‘vrasjen’ e të gjitha baktereve dhe është një qumësht i sigurt. Gjithashtu, ky proces nuk shkatërron asnjë prej përbërësve ushqimorë të qumështit. Pra ruan vlerat e tij ushqyese.
Qumështi në kuti “jeton” për një kohë më të gjatë jashtë frigoriferit. Më kryesorja është që ky qumësht nuk ka nevojë të zihet. Duke mos pasur nevojë të zihet, ruhen të gjitha vlerat e tij ushqyese.
Vlerat ushqyese të qumështit
Është vërtetuar se qumështi përmban shumë elemente thelbësore të cilat marrin pjesë në formimin e trupit të njeriut. Vlerat ushqyese që përmban qumështi i lopës janë: 3.4 % proteina, 3.6 % yndyrë, 4.6% laktoze dhe 0.7 % minerale të ndryshme si kalcium etj… Gjithashtu ofron 66 kilokalori për vetëm 100 gramë.
Rëndësia e qumështit për trupin e njeriut
Qumështi përmban elemente thelbësore ushqyese, për njeriun nënkuptohet se merr pjesë në disa procese aktive për organizmin tonë.
1. Qumështi balancon lëngjet në organizëm
2. Qumështi merr pjesë në formimin dhe forcimin e trupit të njeriut
3. Qumështi forcon kockat
4. Qumështi është antistres, sepse ul presionin e gjakut
5. Qumështi mban linjat e trupit
6. Gjithashtu përbërësit e qumështit pastrojnë lëkurën dhe ndikojnë për flokë të shëndetshëm
Konkluzioni është i qartë:
* Qumështi është i pazëvendësueshëm, i shëndetshëm dhe ushqyes
* Por një ndër pikat kyçe për të konsumuar qumështin është dhe freskia dhe garancia e këtij qumështi
* Qumështi në kuti ambalazhohet nga ‘Tetra Pak’, një prej liderëve botëror të ambalazhimit të sigurt në kuti. ‘Tetra Pak’garanton, që paketimi në karton mbron qumështin nga drita dhe oksigjeni
* Pini qumësht të përpunuar termikisht dhe të ambalazhuar në një kuti kartoni, sepse është qumësht që garanton shijen, vlerat ushqyese dhe sigurinë e shëndetit tuaj
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk