Si në sjellje, ashtu edhe në muzikë, Quincy Jones është konsideruar gjithmonë nga të gjithë një personazh i rafinuar, i sofistikuar dhe i paraqitur në mënyrë të paqortueshme (ndodh kur fitohen 28 Grammy dhe bashkëprodhohet albumi më i shitur në historinë e muzikës). Por, personalisht, muzikanti 84-vjeçar është shumë më i hidhur dhe më i komplikuar nga sa duket: “Ajo që kam bërë gjithmonë ka qenë thënia gjithmonë e së vërtetë”, thotë Jones, i ulur në një divan të “pallatit” të tij në Bel Air, pak përpara se t’u ketë fryrë burive të thashethemnajës. “Nuk kam asgjë që të më ngjallë frikë”. Dhe flet sikur të mos kishte asgjë për të humbur, ndërsa i veshur me tuta, mbështjellë me një shall të bukur, nis e shqipton emra. Duke i sharë, duke i lëvduar e duke treguar (dhe ritreguar) histori lidhur me miqtë e kolegët e tij të famshëm. Edhe kur përdor fjalë të ashpra, i thotë me një ton të gëzueshëm, duke u shtrirë përpara për të bërë një “qepalla” me intervistuesin apo për ta goditur më pëllëmbë në gju. “Ah, çfarë përvojash kam pasur! Për të mos u besuar, miku im”.
Cila është një gjë që njerëzit nuk e dinë lidhur me Michael Jackson?
Më vjen keq që më duhet ta them në publik, por Michael ka vjedhur një thes me këngë. Duke filluar nga “State of Independence” e Donna Summer (e kompozuar nga Vangelis) në të cilën rifi qendror i basit është pabesueshmërisht i ngjashëm (megjithëse është shpejtuar) me atë të hitit të tij të famshëm “Billie Jean”. Notat nuk gënjejnë, miku im ishte një personazh tejet makiavelik.
Në çfarë mënyre?
Ishte kurnac, shumë kurnac. Greg Phillinganes – tastierist në bashkëpunime të ndryshme midis Jonesit e Michaelit – i kishte gjetur shumë aranzhime për diskun “Off the Wall” (1979), midis të cilëve seksioni qendror i “Don’t Stop ’Til You Get Enough”. Michael do të duhej t’i jepte të paktën 10 për qind për atë pjesë, gjë që nuk e bëri kurrë.
Dhe jashtë nga muzika?
Nuk bëja gjë tjetër veçse e kritikoja për operacionet e tij kirurgjikale. Ai justifikohej gjithmonë, duke future në valle ndonjë sëmundje të çuditshme. Budallallëqe. Kishte një problem me pamjen e tij pasi i ati i thoshte gjithmonë se ishte i shëmtuar dhe abuzonte me të. Ka një kontrast të çuditshëm midis gëzueshmërisë së muzikës të Michael dhe jetës së tij gjitnjë e më shumë të trishtuar. Por, problem final i tij qe me Propofollin, një qetësues i fortë që Michael e quante “qumështi” i tij dhe që mjeku vazhdonte t’ia jepte prej pagjumësisë së tij. Policia konfirmoi se shkaku i vdekjes së tij qe një intoksikim akut prej anestetikëve dhe mjeku u akuzua për vrasje të qëllimshme. Por, është një problem që u përket të gjithëve këtu në Amerikë, ashtu si ato me bazë opiumi. Duke qëndruar përreth Shtëpisë së Bardhë me çiftin Clinton për tetë vite kam mësuar sesa është e madhe influenca e Big Pharma, nuk është aspak shaka. Hillary nuk u pëlqen njerëzve, ka shumë sekrete të fshehta.
Ka ndonjë gjë që do të preferonit të mos e dinit sot?
Do të doja të mos dija se kush ka vrarë John Fitzgerald Kennedy.
Kush ka qenë?
Sam Giancana, gangsteri nga Chicago. Ekzistonte një lidhje midis Frank Sinatras, mafies dhe familjes Kennedy. Joe Kennedy ishte një njeri i keq, erdhi tek Frank që ta takonte me Sam Giancanan për votat e Illionis në presidencialet e 1960.
E kam dëgjuar tashmë këtë teori për mafien që ndihmoi Kennedy me votat.
Nuk duhet të flasim në publik. Prej nga je ti?
Toronto.
Ah, kam qenë në Koncertin e zhvilluar në Massey Hall. Atë mbrëmje të majit 1953 luajtën Charles Mingus, Bud Powell, Charlie Parker, Max Roach dhe Dizzie Gillespie për herë të parë e të fundit bashkë. Grupi fitoi një mizerie, ishte vetëm një natë tjetër për ta. Sigurisht që nuk mund ta imagjinonin se do të hynin në histori; njëlloj si Woodstock, kush do ta imagjinonte se më pas do të bëhej ajo që është sot, me Jimi Hendrix që këndonte në atë mënyrë himnin kombëtar. Edhe pse festivalet nuk kanë qenë kurrë lloji i gjësë time, Elon Musk vazhdon të kërkojë të më bindë që të shkojë në Burning Man, por as nuk e çoj nëpër mend!
Hendrix nuk duhej të këndonte në Gula Matari?
Po duhej të këndonte. Ishte periudha në të cilën po zgjeronte fjalorin e tij muzikor dhe po kalonte nga rroku e bluzi tek xhazi dhe muzika funk. Fatkeqësisht vdiq i asfiksuar në shtator të atij viti, duke lënë vendin bosh. Ishte nervoz ndaj idesë së duhej të luante me ata bij kurvash të frikshëm si Toots Thielemans, Herbie Hancock, Hubert Laws dhe Roland Kirk. Toots ishte një prej solistëve më të mirë që kanë ekzistuar ndonjëherë. Këndonin vetëm ato më të vështirët në disqet e mia dhe Hendrix nuk donte të përzihej me ta.
Çfarë keni menduar herën e parë që keni dëgjuar rok?
Roku nuk është gjë tjetër veçse një version i bardhë i “rhythm & blues”, bij kurvash. E di? E kam njohur Paul McCartneyn kur ishte 21 vjeç.
Cilat qenë përshtypjet tua të para lidhur me The Beatles?
Qenë muzikantët më të këqij të botës. Nuk dinin të luanin. Paul ishte basisti më i keq që kam dëgjuar ndonjëherë. Ringo Starr? Le të mos flasim fare. Kujtoj se një herë qenë në studio bashkë me George Martinin dhe me Ringon aranzhuam një version të “Love Is a Many-Splendored Thing” për albumin e tij debutues si solist: na u deshën tri orë e gjysmë për të axhustuar një batutë të vetme në katër strofa për një këngë, por nuk arrihej që nuk arrihej. I thamë: “Shoku, pse nuk shkon e pi një birrë dhe bëj një orë pushim për t’u qetësuar pak”. Kështu bëri dhe ne ndërkohë thirrëm Ronnie Verrellin, një baterist xhazi, që në çerek orë e mbylli punën. Kur u kthye më kërkoi që ta riluaja dhe më tha: “Kjo nuk duket edhe kaq keq?”. Dhe unë, me vete: “Po mor shkërdhatë, nuk je ti!”. Por, më duhet ta shtoj, është një njeri i shkëlqyer.
A kishte muzikantë roku që i vlerësonit?
Po, besoj se grupi i Eric Claptonit, The Cream, nuk ishte keq. Por, e di se kush luan fiks si Jimi Hendrix? Paul Allen. Po, pikërisht ai, bashkëthemeluesi multimiliarder i Microsoftit. Ka një koleksion kitarash dhe jahtesh sa të zilepsë të gjithë botën, por i përdor shkëlqyeshëm të dyja. Një herë qemë në jaht bashkë me David Crosby, Joe Walsh dhe Sean Lennon – ata të çmendurit bij kurvash – dhe në një moment erdhi bile Stevie Wonder bashkë me grupin e tij dhe e ngjitën Paul në skenë. Për të mos ju besuar veshëve. Është vërtet i zoti ai, miku im. 12 vite më parë shkova për darkë me Ivanka Trumpin. Kishte këmbët më të bukura që kam parë ndonjëherë, mëkat që ka babanë e gabuar…
Kurse nga një perspektivë muzikore, cili është shkaku për të cilën jeni më krenar?
Për faktin që mund të vërej nga pikëpamja muzikore çdo ndjesi. Jo shumë njerëz ia arrijnë, është një dhunti e madhe. Nuk do ta zëvendësoja me asgjë në botë.
E ndjeni shpirtin e xhazit në popin e sotëm?
Jo. Kur një muzikant mendon për paratë, Zoti del nga dhoma. Unë nuk i kam menduar kurrë, as kur kam qenë duke bërë “Thriller”. Për të njëjtin motiv sot nuk ka novatorizëm dhe producentët nuk ka njohur për të kaluarën, kështu që nuk kanë aspak ide se ku po shkojnë. E njëjta gjë vlen për muzikantët, të cilëve u mungon një dije formale muzikore. Por, çka është më e keqja, e dinë dhe nuk e vrasin veten fare që nuk e kanë.
Cili ka qenë novatorizmi juaj më i madh muzikor?
Gjithçka që kam bërë. Çdo punë e imja ka qenë një sfidë kontrastesh midis gjinishë, kam luajtur çdo lloj muzike: nga ajo për bar mitzvah, në marshet ushtarake në atë për strip-club. Xhaz, pop, gjithçka.
Kush ju pëlqen sot?
Bruno Mars, Chance the Rapper, Kendrick Lamar, disku i fundit i Ed Sheeran është fantastik. Edhe Sam Smith është i madh. Mark Ronson është njeri që di të prodhojë.
Po përsa u përket kolonave zanore?
Janë të gjitha të dobëta, edhe këtu asnjeri nuk shkon për të ridëgjuar veprat e Bernard Hermannin. Më pëlqen Alexande Desplat, kompozitori francez që ka fituar Oscar për muzikat e “Grand Budapest Hotel”. Ai po që është i zoti, jemi vëllezër. Është influencuar edhe nga unë. Shiko, parimet muzikore ekzistojnë. Sot muzikantët nuk arrijnë të shtyhen shumë pasi nuk i kanë bërë detyrat e tyre të shtëpisë. Muzika është shkencë dhe emocion. Ky i fundit nuk duhet ushtruar, vjen natyrshëm. Por, përsa i përket teknikës, është ndryshe. Nëqoftëse nuk arrin të nxjerrësh nga gishtat e tua ndonjë tingull në pianofort, nuk di të luash. Mund të shtyhesh vetëm deri në një pikë të caktuar pa teknikë. Njerëzit sot kufizohen nga pikëpamja muzikore. Këta muzikantë e njohin tangon? Macumba? Samba? Bossa nova? Salsa? Cha-cha? Me Marlon Brando kemi qenë miq gjithë jetën. Gjatë periudhës në të cilën rrinin në ishullin e tij në Tahiti, shkonim të kërcenim të gjitha mbrëmjet Cha-cha. Ishte shkërdhata më magjepsës që kam njohur ndonjëherë. Pallonte çdo gjë. Çfarëdolloj gjëje! Deri edhe kutinë postare. Shkoi në shtrat me James Baldwinin, Richard Pryorin e Marvin Gayen…
Ka fjetur me gjithë këta?
Po, sigurisht! Nuk i bënte përshtypje fare.
Ka diçka pozitive në muzikën e sotme?
Një herë pashë një hartë të Tokës siç ishte një milion e gjysmë vite më parë. Njerëzit janë përzier dhe ndjehet tek muzika. Aty ku sot është Durbani, dikur gjendej bregdeti kinez. Ka influence afrikane në muzikën kineze e japoneze, shiko daullet Kodo. Gjithçka vjen nga Afrika. Është një koncept i rëndë për t’u kuptuar.
Cili është projekti më ambicioz për të cilin jeni duke punuar?
Një kanal televiziv muzikor, do të quhet Qwest TV, ku kushdo dëshiron mund të dëgjojë muzikë nga e gjithë bota. E konsideroj ende veten shumë me fat që mund të marr pjesë në projekte të tilla. E kam lënë pijen prej dy vjetësh dhe tani e ndjej veten si të rinuar, sikur të isha 19 vjeç. Lejomëni ta them: çfarë jete, miku im, çfarë jete. /Armin Tirana/bota.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën