Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy kardiologëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Aktakuza ndaj dy kardiologëve E.H. dhe L.K. është ngritur më 31 maj, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë e ka pranuar atë më 16 qershor, transmeton Telegrafi.
Të dyshuarit akuzohen se kanë kryer veprën penale “Cenimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës”.
Lidhur me rastin, ka reaguar edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Në reagim thuhet se QKUK do të trajton rastin sipas legjislacionit në fuqi.
“Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), është njoftuar lidhur me inicimin e procedurës penale për drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë dhe një shefit të njësisë të po kësaj klinike. QKUK, rastin do ta trajtojë konform legjislacionit në fuqi, përmes sektorit të burimeve njerëzore. I sigurojmë të gjithë, se do të veprohet bazuar në legjislacionin në fuqi, lidhur me këtë rast”, thuhet në reagim.
Ndryshe, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, tha për Telegrafin se dy kardiologët akuzohen për veprën penale “diskriminim, cenim të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe ndëshkimit”.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal me datë 14.06.2024 ka pranuar Aktakuzën nga Prokuroria Themelore në Prishtinë lidhur me çështjen penale ndaj dy të pandehurve L.K dhe E.H, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale – Cenimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës”, deklaroi ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë