Qendra Klinike Universitare e Kosovës gjatë këtij muaji pritet të hapë konkurs për plotësimin e të gjitha pozitave që janë me ushtrues detyre në këtë institucion, ndërkohë që nga java e ardhshme klinikave të këtij institucioni shëndetësor do t’u bashkëngjiten edhe rreth 100 infermierë.
Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Osman Hajdari thotë për KosovaPress se ka kërkuar nga zyra e personelit të QKUK-së një analizë për pozitat me ushtrues detyre, për t’i hapur rrugë hapjes së konkurseve.
“Ka dy javë që kam kërkuar prej zyra e personelit të QKUK-së analizën, përgatitjen e krejt pozicioneve, të cilat janë me ushtrues detyre, të gjitha do të jenë në konkurs publik… Konsideroj se nga ky muaj, në momentin që kemi drejtorët e klinikave, ato pozicione që janë të lira dhe ato që do të dalin, pasi tash iu kalon një pjesë e mandatit, me automatizëm do të shpallen kryeteknikët e klinikave.
Kudo që ka ushtrues detyre me pozita menaxheriale dhe janë me ushtrues detyre, me automatizëm iu përgatitet konkursi dhe e shpallim…Unë konsideroj që brenda këtij muaji mund të ketë me siguri edhe konkurs për drejtorë të klinikave, edhe për staf tjetër shefa të sallave”, tha Hajdari.
Hajdari thotë se po punojnë për reduktimin e listës së pritjes dhe për shërbime sa më cilësore për pacientët.
“Ne kemi një plan veprimi, të cilin nga java e ardhshme do ta zyrtarizojmë sipas plan-veprimit për listat e pritjes e që ndërlidhet me rekomandimet e Auditorit të jashtëm sa i përket performancës. Ka qenë një sfidë për shkak të shumë faktorëve, faktorit profesional. Kryesisht është arsyetuar me mungesën e anestezistëve, faktori teknik, infrastrukturës, mungesës së sallave operative për më shumë ndërhyrje operative. Ne kemi rifreskuar të gjitha listat e pritjes në të gjitha klinikat dhe ka rezultuar se nuk janë ato lista të pritjes sikurse kanë qenë…
Masat tjera që do t’i ndërmarrim është zgjatja e orarit që do të fillojmë ta praktikojmë në Klinikën Vaskulare, Kardiologji, Ortopedi dhe çdo shërbim do të jetë në favor të uljes së kohës së pritjes dhe në shërbim të qytetarëve do të punohet në dy ndërrimet dhe me automatizëm do të dyfishohet puna… Do të bëjmë përpjekje maksimale që çdo listë të pritjes në cilëndo fushë dhe çdo shërbim që ofrohet për pacientët tanë me qenë sa më e shpejtë dhe sa më cilësore, të ngrihet niveli i cilësisë dhe këto të dyja e rritin nivelin e besimit në institucionin tonë“, tha ai.
Sipas të gjeturave të Zyrës se Auditorit mungesa e anesteziologëve ka ndikuar te pritjet e gjata për ndërhyrje kirurgjikale në QKUK, por udhëheqësi i kësaj qendre thotë se po planifikojnë shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve dhe presin edhe ardhjen e specializantëve të rinj.
“Jemi duke e rifunksionalizuar një plan veprimi që të shfrytëzohen maksimalisht kapacitetet e anestezionit, madje edhe pas orarit dhe njëkohësisht jemi duke bërë përpjekje të angazhojmë edhe me kontrata për punë specifike anesteziologë që janë të gatshëm të kontribuojnë në QKUK, në mënyrë që këto lista, por edhe shërbimet e tjera të jenë sa më të shpejta dhe efikase… 05’21 Është i pamjaftueshëm për shkak të numrit të madh të rasteve dhe listave të gjata të pritjes të cilat janë krijuar me kalimin e kohës.
Nëse e shohim numrin, ndoshta edhe për 50 anesteziologë tjerë ka nevojë në QKUK dhe kjo lidhet edhe me procesin e specializantëve që presim specialistë të rinj që do të jenë të gatshëm të punojnë në QKUK. Besoj shumë që edhe me masat që si menaxhment do t’i ndërmarrim e që lidhen kryesisht me funksionalizimin, zgjatjen e orarit, kontrollin më të madh mbi ndërhyrjet operative dhe simulimin që do ta përdorim edhe një metodë për ata që thjesht angazhohen edhe më shumë për të kontribuar”, shprehet drejtori i QKUK-së.
Ndër sfida tjera për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Hajdari potencon furnizimin me barna nga lista esenciale.
“… Sfida me furnizim me barna është vazhdimisht, por ka një përmirësim të jashtëzakonshëm të furnizimit dhe planifikimit edhe shfrytëzimit të listës esenciale dhe materialeve tjera. Sivjet kemi masën 75% të shfrytëzimit të listës esenciale të furnizimit sa i përket listës esenciale dhe diku rreth 83% është e materialeve tjera përcjellëse në kuadër të listës esenciale. Kështu që dallon dukshëm me vitet e kaluara, ku masa ka qenë 55-60%”, tha Hajdari.
Ai thotë se nga java e ardhshme klinikave të këtij institucioni shëndetësor do t’u bashkëngjiten edhe rreth 100 infermierë.
“Nga java e ardhshme i bashkëngjiten edhe rreth 100 infermierë, përpos infermierëve të pediatrisë, kardiokirurgjisë, mamitë që veç kanë startuar. A keni nevojë? Ndoshta kemi nevojë, por jemi duke rishikuar gjithë sistemin e klinikave t’i adresojmë seriozisht, në mënyrë që secila klinikë të ketë maksimumin e kapaciteteve për shërbime sa më cilësore”, tha ai.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se QKUK lëngon nga listat e pritjes së pacientëve. Sipas auditimit, pritjet më të gjata për shërbime mjekësore janë në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, atë të ortopedisë, oftalmologjisë, kardiologjisë, radiologjisë dhe kardiokirurgjisë./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në Malin Sharr shpëtohet një alpinist i lënduar çek

Sonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë, flet Grajqevci

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?