Në Kosovë nuk ka një vend të posaçëm për trajtimin e mbetjeve radioaktive të substancave që përdoren në shëndetësi.
Ekspertë të fushës tërheqin vërejtjen se nëse ato nuk trajtohen, bëhen të rrezikshme.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë vetëm se kanë miratuar një plan strategjik për menaxhimin e mbetjeve mjekësore, ku përfshihen edhe ato radioaktive, por nuk japin hollësi se si do ta ndikojë kjo situatën në terren.
Ku ka mbetje radioaktive?
Me përparimin e mjekësisë, Shërbimi i Mjekësisë Nukleare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka më shumë se dhjetë vjet që ka nisur të përdorë terapi radioaktive për diagnostikimin e disa llojeve të kancerit, përfshirë atë në veshkë, tru, gji, pankreas, mushkri, gjëndër tiroide e prostatë.
Për t’u diagnostikuar, pacientët duhet ta bëjnë testin e njohur si sintigrafi, që nënkupton injektimin e një sasie radioaktive në trupin e tyre dhe më pas rrezatimin.
Nga kjo procedurë, pastaj, rezultojnë edhe mbetje radioaktive, të cilat konsiderohen të rrezikshme, sepse lëshojnë grimca radioaktive.
Nëse këto grimca nuk menaxhohen siç duhet, ato mund të përbëjnë rrezik jo vetëm për shëndetin e njeriut, por edhe për mjedisin, pasi përmbajnë kimikate shumë helmuese, të cilat mbeten aktive me mijëra vite.
Në Shërbimin e Mjekësisë Nukleare të QKUK-së ka sasi të konsiderueshme të mbetjeve të tilla radioaktive – mbi 300 kolona – të cilat trajtohen nga stafi.
Drejtori i këtij shërbimi, Fakir Spahiu, thotë se në mungesë të një vendi për trajtim, ato kanë nisur të grumbullohen aty që nga viti 2010.
Ai thotë se janë bërë disa kërkesa për largimin e tyre, sidomos nga viti 2015 e këndej, por se institucionet shtetërore nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap në këtë drejtim.
“Mbetjet që i kemi këtu, paraqesin një problem dhe pengesë për ne. Nuk ka rrezikshmëri të madhe, por, prapëseprapë, janë mbetje bërthamore, të cilat na kanë mbetur këtu dhe konsideroj se ato duhet të trajtohen në mënyrë shtetërore”, thotë Spahiu për Radion Evropa e Lirë.
Në mesin e stafit që merret me trajtimin e tyre në një laborator të Shërbimit të Mjekësisë Nukleare, është edhe fizikani Ylli Kaçiu.
Ai thotë se trajtimi bëhet në bazë të rekomandimeve të Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore, të cilat përfshijnë: temperaturën e caktuar, mbështjelljen, klasifikimin e të tjera.
Në laborator ka, po ashtu, kamera dhe alarme dhe aty nuk mund të hyjnë persona të paautorizuar.
“Mbajtja e mbetjeve radioaktive te ne normalisht që paraqet pengesë, sepse ne jemi institucion shëndetësor. Fokusi ynë do të duhej të ishte te pacienti dhe mbrojtja e personelit. Menaxhimi i mbetjeve radioaktive do të duhej të bëhej në një institucion shtetëror, ose në ndonjë institut të fizikës bërthamore, që do të merrej vetëm me menaxhimin e tyre”, thotë Kaçiu.
Çfarë thonë institucionet?
Nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se kanë miratuar Planin Strategjik për Menaxhimin e Mbetjeve Mjekësore, ku përfshihen edhe mbetjet radioaktive.
“Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar edhe shtatë Procedura Standarde Operative (PSO), ku përfshihet edhe PSO-ja për mbeturinat radioaktive”, thuhet në një përgjigje me shkrim, por nuk jepen detaje se si do të ndikojnë këto procedura në praktikë, e as kur.
Mbetjet radioaktive rezultojnë edhe nga shkaqe industriale, kërkime shkencore e të tjera. Korporata Energjetike e Kosovës, për shembull, posedon një depo për mbetjet radioaktive.
Por, në Kosovë nuk ka një program kombëtar për menaxhimin e tyre, apo ndonjë institucion funksional për to.
Për këtë gjë, Kosovës iu tërhoq vërejtja edhe nga Bashkimi Evropian.
Në raportin e progresit që publikoi muajin e kaluar, BE-ja tha se “Kosova nuk ka gjetur ende zgjidhje për trajtimin dhe ruajtjen e përkohshme të mbetjeve radioaktive, në përputhje me standardet e BE-së”.
Rreth dhjetë vjet më parë, BE-ja ndau rreth 12 milionë euro për ndërtimin e një depoje për menaxhimin e mbetjeve radioaktive, por meqë nuk ishte gjetur një vend për të, mjetet ishin tërhequr.
Fizikani Gëzim Hodolli, profesor në Universitetin e Prishtinës, mori pjesë në dizajnimin e objektit ku do të ruheshin mbetjet radioaktive.
Ai thotë se pas analizimit të vendeve të ndryshme, u përzgjodh një parcelë në komunën e Obiliqit. Por, sipas tij, kjo komunë ishte kundër ndërtimit të kësaj depoje në hapësirat e saj dhe, për rrjedhojë, mjetet e ndara nga BE-ja për ndërtimin e objektit humbën.
“Mendoj se gjendja e mbetjeve radioaktive në Kosovë nuk është e mirë, por nuk është në nivelin që kërkon zgjidhje brenda ditës. Uroj që shteti ynë ta gjejë zgjidhjen e duhur para se të ndodhë ndonjë incident me mbetje radioaktive, sepse gjasat për incidente të tilla rriten shumë me kalimin e kohës”, thotë Hodolli për Radion Evropa e Lirë.
Zyrtarët, në anën tjetër, thonë se janë duke punuar në këtë drejtim.
“Kjo çështje është ndër prioritetet e institucioneve”, thotë për REL-in Naser Balaj, udhëheqës i sektorit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë.
“Ne, në vazhdimësi, jemi duke bërë përpjekje që çështja e magazinimit të mbetjeve radioaktive të zgjidhet njëherë e përgjithmonë… Por, si në të gjithë botën, çështja më problematike është gjetja e lokacionit të përshtatshëm, sepse, deri më tani, çdo lokacion që është propozuar, ka hasur në reagimin e komunave, qytetarëve dhe shoqërisë civile”, thotë Balaj.
Cilat janë sugjerimet?
Mbetjet radioaktive duhet të ruhen në atë mënyrë që të shmanget çdo mundësi e ekspozimit ndaj rrezatimit te njerëzit, apo ndonjë ndotje.
Sipas Inventarit të Mbetjeve Radioaktive në Mbretërinë e Bashkuar, menaxhimi i mbetjeve radioaktive përfshin një sërë fazash, nga planifikimi, trajtimi, paketimi deri te ruajtja dhe asgjësimi.
Trajtimi zakonisht bëhet menjëherë pasi ato të krijohen.
Teknikat e trajtimit varen nga lloji i mbetjeve dhe ato përfshijnë: dekontaminimin, copëtimin, ngjeshjen, tharjen dhe ngurtësimin.
Për trajtim dhe asgjësim, mbetjet mund të barten me transport rrugor ose hekurudhor, por duhet t’u nënshtrohen disa kushteve strikte.
Asgjësimi, pastaj, përfshin vendosjen e mbetjeve në objekte të caktuara, ku ato do të qëndrojnë përgjithmonë.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA rekomandojnë disa barna apo trajtime për kufizimin ose heqjen e kontaminimit nga trupi i njeriut, në rast të konsumimit të ndonjë lloji të materialit radioaktiv.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje