QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata “Alwaleed Philanthropies Global” në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Qendra Klinike Universitare e Kosovës sot për herë të parë është bërë me pajisjen për diagnostikim dhe menaxhim të llojeve të ndryshme të kancerit, por edhe të disa sëmundjeve të tjera, të njohur si PET/CT.
Kjo falë donacionit nga organizata Alwaleed Philanthropies Global, organizatë kjo që ka bashkëpunuar me Fondacionin Jahjaga për të siguruar pajisje të avancuara mjekësore për Klinikën e Mjekësisë Nukleare të Kosovës.
Në njoftimin e Fondacionit Jahjaga bëhet e ditur se Princesha Lamia bint Majed Al Saud, Sekretare e Përgjithshme e organizatës filantrope Alwaleed, po viziton Republikën e Kosovës për të mbështetur zhvillimet në sektorin e shëndetësisë në rajon.
“Këto përpjekje të kombinuara kanë sjellë në klinikë këtë teknologji të avancuar, duke përmirësuar kujdesin ndaj pacientëve dhe duke fuqizuar angazhimin e Kosovës për përmirësimin e infrastrukturës së kujdesit shëndetësor në vend.
Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, Princesha Lamia bint Majed Al Saud vizitoi Klinikën e Mjekësisë Nukleare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për të mbështetur projektin e përmirësimit të infrastrukturës së kujdesit shëndetësor”, thuhet tutje në njoftim.
Ajo gjithashtu mori pjesë në ceremoninë zyrtare të dorëzimit të pajisjes mjekësore SPECT/CT/PET, e mbajtur nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani.
Në shenjë mirënjohje për këtë donacion, presidentja Osmani i ndau Medaljen Presidenciale të Meritave Princit Alwaleed bin Talal Al Saud për kontributin e tij të çmuar dhe mbështetjen.
“Kjo dhuratë shënon një përmirësim thelbësor në shërbimet mjekësore për qytetarët e Kosovës, duke i mundësuar pacientëve me kancer të kenë qasje në trajtime kritike pa pasur nevojë për shpenzime në udhëtime të kushtueshme dhe sfiduese jashtë vendit.
Marrëveshja midis Alwaleed Philanthropies dhe Fondacionit Jahjaga synon të mbështesë pacientët me kancer në Kosovë, duke ndikuar në rritjen e jetëgjatësisë dhe cilësisë së jetës së tyre përmes sigurimit të teknologjisë SPECT/CT/PET në Klinikën e Mjekësisë Nukleare.
Pajisjet do të jenë në dispozicion të pacientëve në sektorin publik pa pagesë, duke siguruar qasje më të gjerë në trajtime që shpëtojnë jetën. Gjithashtu, marrëveshja përfshin programe trajnimi të specializuara për stafin e klinikës, duke siguruar që ata të jenë të pajisur me njohuri për të operuar dhe mirëmbajtur pajisjet e avancuara, duke kontribuar më tej në cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri