Qindra të rinj kishin shkuar në një aheng në Gaza, u sulmuan nga Hamasi – nuk dihet numri i saktë i të vrarëve

Militantët e Hamasit gjatë sulmit të djeshëm në territorin e Izraelit, ka goditur rëndë edhe pjesëmarrësit e një ahengu të mbajtur në ambient të hapur në Urim në periferi të qyteti Ofakim në jug të Izraelit – jo larg Gazës.
Në aheng po merrnin pjesë qindra të rinj, kurse në rrjetet sociale janë shfaqur pamje ku shihen të rinjtë duke ikur, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet sesa të vrarë apo plagosur janë në këtë aheng ku kishin shkuar shumë të rinj për të marrë pjesë.
Gili Yoskovich ishte atje kur filluan të shtënat, dhe me orë të tëra pjesëmarrësit qëndruan të fshehur për t’i shpëtuar më të keqes.
“Isha e para që shkova atje nga terreni”, tha ajo për BBC.
“Disa njerëzve u janë dashur dy apo tri orë që të largohen. Tërë rrugën njerëzit vdisnin. Shumë njerëz kanë mbetur të vrarë në rrugë. Kushdo që tentonte të ikte, qëllohet në të nga të dyja anët”, shtoi Yoskovich.























































