Qindra qytetarë janë mledhur në sheshin 'Zahir Pajaziti' në Prishtinë, ku në ora 14:00 edhe do të nis marshi për drejtësi, i organizuar nga iniciativa "Liria ka emër".

Qytetarët kanë vendosur pankarta të ndryshme, përmes të cilave kërkojnë lirinë e ish pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tashmë ata kanë filluar edhe brohoritjet e tyre në mbështetje të ish luftetëreve të Kosovës.


Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë.

Ndryshe, Specialja pak më herët ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku kanë njoftur se më 3 prill do të hapet gjykimi kundër ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë (DHSK). /Telegrafi/

339167057 1177106409653023 6873058347197858733 n

339243942 551358723805874 6994119352815441853 n

339322199 617103886469519 5805692428278669464 n